Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ferreira u pezullua në tetor nga FSHV pasi dy ekipe rivale paraqitën dokumente dhe kërkuan një rishikim të rastit. Në njërën nga kërkesat e FSHV thuhet se “analizat përkatëse do të kryhen për të verifikuar performancën fizike natyrore dhe për të përcaktuar gjininë e lojtares së ekipit Dinamo, Estephanie Goulart Ferreira Nayara.”

TIRANË- Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira ka deklaruar se vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) për t’i bërë testin e gjinisë dhe për ta pezulluar nga loja e ka tronditur shumë.
“Ndjej sikur jam shkatërruar, sikur po humbas mendjen, sepse mendoj shumë pse më ndodhi kjo, pse ma bënë këtë,” tha Ferreira, e cila luan në kategorinë e parë të volejbollit për femra në Shqipëri.
“Çdo ditë në dhomën time e pyes veten për këtë dhe deri tani nuk e di përgjigjen. Nuk e kuptoj pse jam në këtë situatë,” tha ajo për DW. “Më kërkuan të bëja një test gjinie. Kam luajtur në shtatë vende, përfshirë edhe Arabinë Saudite. Kurrë më parë nuk më është bërë një pyetje e tillë.”
Ferreira u pezullua në tetor nga FSHV pasi dy ekipe rivale paraqitën dokumente dhe kërkuan një rishikim të rastit. Në njërën nga kërkesat e FSHV thuhet se “analizat përkatëse do të kryhen për të verifikuar performancën fizike natyrore dhe për të përcaktuar gjininë e lojtares së ekipit Dinamo, Estephanie Goulart Ferreira Nayara.”
Klubi i saj, Dinamo në Shqipëri, e ka quajtur vendimin absurd dhe një fyerje për një lojtare veterane me karrierë të spikatur. Braziliania ka qenë e pezulluar për tri javë, duke humbur tri ndeshje, dhe thotë se është përballur me heshtje totale gjatë gjithë kësaj kohe. “Nuk kam fjalë ta përshkruaj saktësisht se si ndihem,” shtoi ajo. “Pse po ma bëni këtë [FSHV]? Vetëm sepse shikoni fytyrën time, vetëm sepse shikoni flokët e mi?”
Ferreira konfirmoi se e bëri testin me dëshirë, por vetëm për të ndihmuar klubin. “Nuk kam nevojë t’i dëshmoj askujt që jam grua, sepse jam grua. Kjo është 100%.” Kapitenia e ekipit Dinamo, Elena Bego, tha se situata ka qenë shumë e vështirë për ekipin. “Ishte pjesërisht detyra ime t’ua komunikoja lajmin vajzave të tjera. Të gjitha mbetëm të tronditura – ky rast është tepër skandaloz,” tha Bego për DW. “Ne e kemi mbështetur Nayara-n gjatë gjithë kohës, sepse e dimë që ajo është vajzë.”
Trajneri i Dinamos, Orlando Koja, shtoi se mungesa e Nayara-s kishte pasur edhe ndikim të madh sportiv, pasi ekipi mbeti i mangët në ndeshje të rëndësishme pa një lojtare kyçe.
Për Ferreira-n, kjo situatë ka pasur ndikim personal, por ajo mendon se është edhe diçka më e madhe se rasti i saj individual.
“Mendoj se pas kësaj situate duhet të reflektojmë se çfarë do të thotë respekti. Sepse me gjëra të tilla ata i shkatërrojnë gratë në sport,” tha ajo. Çështja e identitetit gjinor në sportin e femrave është bërë një temë gjithnjë e më e ndjeshme vitet e fundit, veçanërisht pas polemikave globale rreth Imane Khelif, boksieres algjeriane që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike të Parisit verën e kaluar. Këtë vit, Federata Botërore e Atletikës vendosi gjithashtu që testet e gjinisë të jenë të detyrueshme për të gjitha gratë që konkurrojnë./ DW
View this post on Instagram
ZVICER - Sezoni i jashtëzakonshëm i Barcelonës vitin e kaluar po shpërblehet me nominime për çmime individuale. ...
SHBA - Dramë në futbollin amerikan, pasi Marshawn Kneeland, mbrojtësi i Dallas Cowboys, u gjet i vdekur në periferi të...
ITALI - Roberto Mancini është gati të rikthehet në stolin e trajnerit, por jo në Itali. Pas javësh thashethemesh dhe k...
TIRANE - Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, braziliani Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për d...
SPANJE - Fitorja 2-1 e Bayernit të Mynihut ndaj Paris Saint-Germain në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve UEFA, u udh&...
HOLANDE - Ajax ka vendosur ta shkarkojë Heitingën me efekt të menjëhershëm. Kontrata e trajnerit, e cila skadon më 30 qershor 20...
ANGLI - Policia britanike tha se gjashtë persona u arrestuan të enjten në mbrëmje përpara ndeshjes së futbollit të Aston Vi...
ITALI - Fiorentina dhe Paolo Vanoli kanë arritur një marrëveshje të plotë: trajneri do të jetë në qytet të premte...
FRANCE - Marcus Thuram u rikthye në fushë të mërkurën në minutën e 71-të të ndeshjes së Interit në Lig&...
ANGLI - "Është një privilegj dhe nder të jesh i vetmi trajner me ngjyrë në Premier League." Janë fjalët nga trajneri p...