LIVE UPDATES
Sport

FSHF pjesë e Asamblesë së Futbollit të Kosovës!

Federata e Futbollit e Kosovës zhvilloi sot punimet e Kuvendit të Rregullt të Punës 2025, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Federata Shqiptare e Futbollit; Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

5 Shkurt 2025, 14:49 Nga DOSJA
FSHF pjesë e Asamblesë së Futbollit të Kosovës!

KOSOVE - Federata e Futbollit e Kosovës zhvilloi sot punimet e Kuvendit të Rregullt të Punës 2025, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga Federata Shqiptare e Futbollit; Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Në fjalën e tij përshëndetëse të mbajtur para anëtarëve të Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, përcolli urimet dhe përshëndetjet e Presidentit Armand Duka dhe të gjithë administratës së FSHF.

“I dashur President Agim Ademi!

I nderuar përfaqësues i UEFA-s, Denis Bastari, përfaqësuesi i FIFA-s, Marco Ferri. I nderuar përfaqësues i Komitetit Olimpik të Kosovës, Musa Selimi

Të nderuar përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës, të dashur miq e të ftuar!

Është kënaqësi që të jem sot prezent këtu, së bashku me Zv.Presidentin e FSHF-së, Lutfi Nuri, për të përfaqësuar Federatën Shqiptare të Futbollit. Dua t’ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si dhe nga e gjithë administrata e Federatës Shqiptare të Futbollit”, – tha Shulku, duke vënë në dukje progresin e madh që ka bërë Kosova në zhvillimin e futbollit.

“Është kënaqësi të shohim zhvillimin e futbollit në Kosovë në këto vite dhe progresin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Investimet në infrastrukturë kanë transformuar cilësinë e futbollit, ndërkohë që niveli i kampionateve vendas është rritur ndjeshëm dhe rezultatet kanë qenë mjaft të mira dhe premtuese në të gjitha nivelet. Një dëshmi e qartë e këtij progresi është arritja e madhe e vitit të kaluar, kur Kosova u rendit për herë të parë mes 100 kombëtareve më të mira në klasifikimin e FIFA-s. Ky sukses nuk është rastësi, por rezultat i punës së palodhur të Presidentit Ademi, Federatës dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë”, – nënvizoi Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili shtoi se bashkëpunimi mes dy federatave do të vazhdojë të forcohet, duke pasur si synim të përbashkët zhvillimin e futbollit.

“Shqipëria dhe Kosova kanë ndarë gjithmonë të njëjtin vizion dhe pasion për zhvillimin e futbollit. Investimi në infrastrukturën sportive, edukimi dhe kualifikimi i trajnerëve, zhvillimi i futbollit të vajzave dhe krijimi i kushteve sa më të mira për fëmijët që të luajnë futboll janë disa nga prioritetet e përbashkëta të dy Federatave tona. Ne do të vijojmë të bashkëpunojmë ngushtë për të zhvilluar më tej futbollin, që është sporti më i dashur në të gjithë globin”, – tha Shulku.

Në përfundim të fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, i uroi suksese Kombëtares së Kosovës në kualifikueset e Kupës së Botës dhe në play-off-in e Nations League ndaj Islandës, si dhe punime sa më të mbara të Kuvendit.

“Në mbyllje, dua t’i uroj suksese Kombëtares së Kosovës në kualifikueset e Kupës së Botës dhe në play-off-in e Nations League ndaj Islandës. Ju uroj punime të mbara”, – përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll
Sport 5 Shkurt 2025, 13:00

Gëzuar ditëlindjen, CR40!...

ARABIA SAUDITE - Ndërkohë që nuk mungojnë futbollistët që e kanë zgjatur karrierën e tyre përtej 40 viteve në...

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve