LIVE UPDATES
Sport

FSHF organizon një event festiv me gazetarët sportivë në mbyllje të vitit 2025! ...

Presidenti Duka vlerëson bashkëpunimin dhe kontributin e medias në zhvillimin e futbollit shqiptar

29 Dhjetor 2025, 11:07 Nga DOSJA

FSHF organizon një event festiv me gazetarët sportivë në

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një event festiv me gazetarët sportivë me rastin e festave të fundvitit, në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e tyre në zhvillimin dhe promovimin e futbollit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, falënderoi gazetarët për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në zhvillimin e futbollit shqiptar.

Presidenti Duka tha se viti që po mbyllet ka qenë shumë i rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe i uroi të gjithëve festa të gëzuara, një vit 2026 më të suksesshëm dhe kualifikimin e Shqipërisë në Botëror.

“Në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit dua t’ju falënderoj që keni pranuar ftesën për të qenë bashkë këtu për të kaluar disa momente festive në këtë fundviti dhe në prag të vitit të ardhshëm.

Kuptohet që një takim i tillë me njerëz kaq shumë të rëndësishëm për botën e futbollit, me përfaqësuesit e mediave, detyrimisht të bën që të reflektosh për atë çfarë kemi kaluar gjatë këtij viti të gjithë bashkë dhe për atë se çfarë ju keni kontribuar në zhvillimin e futbollit shqiptar. 

Viti që ne po mbyllim ka qenë vërtet i rëndësishëm, me zhvillime pozitive progresive, me sfida të rëndësishme, me projekte të rëndësishme infrastrukturore, por edhe me përfaqësimin shumë të mirë në arenën ndërkombëtare me të gjithë ekipet Kombëtare, por kryesisht me ekipin Kombëtar, i cili i mbylli kualifikueset në vendin e dytë dhe që siguroi një vend në play-off, një ëndërr e jona dikur dhe që ju e keni pasqyruar dhe përcjellë me emocion, dashuri dhe origjinalitet. 

Kontributi i të gjithë mediave shqiptare, sot media është moderne, portalet, TV etj., ka qenë kontribut i madh dhe i vërtetë. Padyshim që ka pasur edhe kritika, por ne jemi edhe vetë kritikë. Edhe ne jemi kritikë karshi episodeve dhe përpiqemi që t’i përmirësojmë ato dhe të mos t’i lejojmë episodet të kthehen në fenomene. 

Ndihma juaj për t’i eliminuar këto dhe për t’i përshpejtuar projektet tona ka qenë shumë e rëndësishme. E thashë edhe në fillim, ne këtu jemi për disa çaste festive bashkë në shenjë mirënjohjeje dhe mirëkuptimi për atë çfarë kemi bërë gjatë këtij viti. Dua të theksoj edhe njëherë që ju falënderoj për kontributin që keni dhënë ju, për kontributin që kanë dhënë të gjithë në zhvillimin e futbollit shqiptar, padyshim aktorët kryesorë, futbollistë, trajnerë, drejtues klubesh, por edhe partnerët tanë.

Dua t’ju uroj festa të gëzuara. Viti i Ri është një festë tradicionale për ne shqiptarët, uroj që ta kalojmë sa më mirë, të kemi një vit 2026 akoma më të mirë se 2025, akoma më të shëndetshëm për të gjithë ju personalisht, për familjet tuaja dhe për secilin nga ne.

Akoma më të suksesshëm dhe ajo që besoj se e urojmë të gjithë bashkë, të kemi një futboll më të mirë, me më shumë rezultate, më shumë progres, më shumë fëmijë në fushat e futbollit dhe në arenën ndërkombëtare me kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Botëror dhe uroj që të shihemi në Amerikë të gjithë bashkë”, – tha Presidenti Duka.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet