LIVE UPDATES
Sport

FSHF i shpreh mirënjohjeje Sylvinhos dhe stafin kuqezi, Presidenti Duka: Derën në Shqipëri do ta keni gjithmonë të hapur...

Federata e Futbollit organizoi një event mirënjohjeje dhe falënderimi për ish-trajnerin e ekipit Kombëtar të Shqipërisë, Sylvinjo, si edhe për dy zv.trajnerët, Dorival dhe Pablo Zabaleta, për kontributin dhe punën e tyre gjatë tre viteve e gjysmë në krye të kuqezinjve.

22 Maj 2026, 16:53 Nga DOSJA

FSHF i shpreh mirënjohjeje Sylvinhos dhe stafin kuqezi, Presidenti Duka:

TIRANE - Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, administrata e FSHF-së, përfaqësues të medias, ish-futbollistë të Kombëtares, sponsorë dhe bashkëpunëtorë të Federatës.

Në një atmosferë vlerësimi dhe respekti, Presidenti Duka falënderoi stafin teknik për profesionalizmin, përkushtimin dhe mënyrën dinjitoze me të cilën përfaqësuan fanellën kuqezi, duke veçuar si moment kulmor kualifikimin historik dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Euro 2024.

Si shenjë mirënjohjeje, Presidenti i FSHF-së u dhuroi trajnerëve nga një fanelë të Kombëtares me mbishkrimin “Forever”, në vlerësim të kontributit të tyre në historinë e futbollit shqiptar.

Në fjalën e tij, Presidenti Duka theksoi se stafi teknik ka lënë gjurmë jo vetëm për rezultatet sportive, por edhe për dinjitetin, përkushtimin dhe mënyrën se si përfaqësuan fanelën kuqezi.

“Në këtë histori, keni marrë edhe një pjesë të historisë së Shqipërisë, një pjesë të historisë tonë dhe të Kombëtares tonë, që besoj se është gjëja më e bukur dhe besoj se do t’ju ketë zbukuruar dhe do t’ju mungojë në të ardhmen.

Ne jemi sot këtu të gjithë, për t’ju falënderuar për kontributin tuaj në futbollin shqiptar me ekipin Kombëtar, që realisht është simboli i futbollit shqiptar, simboli i të gjithë shqiptarëve. Gjatë 3 viteve, Sylvinho, Doriva dhe Zabaleta kanë dhënë një kontribut maksimal. Kanë përjetuar momente të bukura, jo vetëm në rezultate.

Rezultati është padyshim i rëndësishëm, por ajo që mbetet është edhe dinjiteti me të cilin ata kanë përfaqësuar fanelën shqiptare. Përkushtimi me të cilin ata kanë punuar gjatë këtyre 3 viteve dhe, në fund të fundit, mbetet miqësia dhe dashuria jonë. Fakti që pothuajse jemi të gjithë nga FSHF këtu për t’i falënderuar, tregon që respekti është gjëja kryesore që mbetet.

FSHF i shpreh mirënjohjeje Sylvinhos dhe stafin kuqezi, Presidenti Duka:
Presidenti Duka dhe trajneri Sylvinho

 

Gjatë këtyre tre viteve ne kemi përjetuar padyshim edhe momente të vështira, kemi përjetuar edhe momente shumë të bukura. Kulmi ka qenë vendi i parë në grup në eliminatoret për Kampionatin Europian, pjesëmarrja në Euro 2024, një moment historik për të gjithë ne.

Unë besoj që edhe për Sylvinhon, Dorin dhe Zabaletën, sepse nuk është shumë e lehtë që në CV-në tënde të kesh shumë Kampionate Europiane apo Botërore. Unë uroj që ata t’i kenë, uroj që padyshim edhe Shqipëria t’i ketë, por nuk është shumë e lehtë.

Ne kemi vendosur që ta ndryshojmë stafin e ekipit Kombëtar, sepse këto janë rregullat e futbollit: mbyllet një cikël dhe hapet një cikël tjetër.

FSHF i shpreh mirënjohjeje Sylvinhos dhe stafin kuqezi, Presidenti Duka:
Presidenti Duka dhe ndihmësi Doriva

Do të doja të falënderoja Ilir Bozhiqin për kontributin e tij në ekipin Kombëtar, për më shumë se 3 vite, për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij. Do të doja të falënderoja edhe Luca Laurentin dhe Alarico Rossin, të cilët edhe ata do të zëvendësohen.

Një falënderim shumë i madh nga unë dhe nga e gjithë FSHF për të gjithë kontributin tuaj për ekipin Kombëtar dhe, në të njëjtën kohë, unë ju uroj që të keni vetëm suksese në futboll, por padyshim që të keni një jetë sa më të mirë dhe të shëndetshme.

FSHF i shpreh mirënjohjeje Sylvinhos dhe stafin kuqezi, Presidenti Duka:
Presidnenti Duka dhe ndihmësi Zabaleta

Derën në Shqipëri do ta keni të hapur, padyshim që do të jeni pjesë e eventeve tona në çdo moment dhe uroj që të kemi vetëm momente të bukura dhe momente gëzimi. Faleminderit edhe njëherë të gjithëve dhe urime!”, – tha Presidenti Duka.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet