Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gati 200.000 njerëz firmosën një peticion, duke kërkuar që FIFA të riluajë finalen e Francës kundër Argjentinës
FRANCE - Gati 200.000 tifozë të pakënaqur kanë nënshkruar një peticion, duke i kërkuar që FIFA të riluajë finalen e Kupës së Botës mes Francës dhe Argjentinës. Finalja e Botërorit “Katar 2022” të së dielës së kaluar përfundoi në mënyrë dramatike, pasi Argjentina fitoi me penallti ndaj Francës.
Argjentina shkoi në pushim dy gola përpara pas goditjeve të Lionel Messi dhe Angel Di Maria. Franca u kujtua vonë për të reaguar dhe për të çuar ndeshjen në shtesë, pasi Kylian Mbappe shënoi një dygolësh të shpejtë, duke shënuar në minutën e 80-të dhe 81-të.
Vendi i Amerikës së Jugut rifitoi epërsinë përmes Messit, me Mbappe që zhvlerësoi golin e tij pas dy minutash, duke barazuar sërish në 3-3. Argjentina më pas mundi Francën 4-2 me penallti, për të siguruar triumfin e tretë të Kupës së Botës.
Humbja ka lënë një shije të hidhur mes tifozëve francezë, pasi ata patën vështirësi gjatë ndeshjes finale në Katar. Një përdorues i MesOpinions i ka kërkuar FIFA-s të riluajë finalen Francë kundër Argjentinës, për shkak të dhënies së padrejtë të penalltisë së Argjentinës, ndërsa pretendonte se ishte shkaktuar një faull ndaj Mbappe në aksionin e golit të Di Marias.
Në peticionin e ripërsëritjes së ndeshjes së Francës kundër Argjentinës, thuhet: “Arbitrazhi u shit totalisht, nuk pati asnjë penallti + ndërhyrje e gabuar ndaj MBAPPE në golin e dytë!!! Nënshkruani dhe shpërndajeni masivisht që ndeshja të riluhet!
Pavarësisht popullaritetit të peticionit, nuk ka asnjë shans që Franca kundër Argjentinës të riluhet. Argjentina që atëherë ka parakaluar Kupën e Botës në Buenos Aires duke ia shtuar zemërimin Francës. Kjo për shkak se Emiliano Martínez u pa duke mbajtur një kukull me fytyrën e Mbappes të ngjitur në të gjatë festimeve. Veprimet e tij kanë shtyrë presidentin e federatës franceze, Noel Le Graet, të shkruajë një letër zyrtare ankese.
B.T (Dosja.al)
ZVICËR - Katër lojtarë uruguajanë po përballen me mundësinë e një pezullimi 10-15 ndeshje për klubin dhe vendin, ...
ANGLI - Robert Lewandowski ka fituar çmimin ‘Golden Foot’ për vitin 2022, një çmim që Lionel Messi nuk e ka fituar kurr...
ARGJENTINE - Luis Suarez dhe familja e tij mbërritën këtë të enjte në qytetin argjentinas të Rosarios për të vizitu...
ARGJENTINE - Duke bërë histori, me fitimin e Kupës së tij të parë të Botës dhe duke qëndisur një yll të t...
SPANJE - Vllaznia është mundur edhe në ndeshjen e fundit përballë Realit të Madridit në stadiumin 'Alfredo di Stefano' në...
FRANCE - Talljet e futbollistëve argjentinas e jo vetëm, në fund të finales së Kupës së Botës ku triumfuan përball&...
ARGJNETINE - DIRECTV, një rrjet televiziv argjentinas, intervistoi së fundmi Lionel Messin. Videoja është bërë virale jo për ...
ANGLI - Manchester City është skuadra e fundit që kualifikohet në çerekfinalen e Carabao Cup. Në ndeshjen e madhe të 1/16-t...
SPANJE - Ka ndodhur ajo që pak kush e ka pritur në Spanje. Skuadra e Vllaznisë për femra ka shtangur madrilenet. Sulmuesja e njohur shkod...
Katër fëmijët Messi, me prindërit e tyre, Jorge dhe Cecilia. ARGJENTINE - Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, ...