Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
McLaren do të mund të përdorë pilotin e ri gjerman si rezervë në vitin 2023. Ky opsion është pjesë e marrëveshjes që ekipi Woking ka me Mercedesin

ANGLI - Pak nga pak, Mick Schumacher po gjen mënyra për të dalë nga situata e tij e vështirë. Haas hoqi dorë nga shërbimet e tij dhe e zëvendësoi me Nico Hulkenberg, i cili sezonin e ardhshëm do të ndajë një garazh me Kevin Magnussen në ekipin amerikan.
Fakti është se një mbiemër kaq i famshëm nuk mund të lihej jashtë F1 në mënyrë kaq të papritur. Gjermani është i ri (23 vjeç) dhe emri i tij është një pretendim i fortë për F1. Për momentin, te Mercedes i kanë gjetur strehim. Ai do të luajë rolin rezervë në skuadrën e Brackley. Për momentin, është menduar për testimin e pjesëve dhe punën në simulator. Është e vështirë t'i rrëmbesh sediljen titullarëve (Lewis Hamilton dhe George Russell), por kurrë nuk i dihet...
Sido që të jetë, brenda marrëveshjes që Mercedes ka me McLaren (i furnizon me njësinë e fuqisë, ndër të tjera) parashikohet mundësia që djali i shtatë herë kampionit të vrapojë me ata të Woking në rast nevoje (diçka e ngjashme ndodhi kur ata patën Nick de Vries). Ai do të jetë edhe zëvendësues për skuadrën britanike dhe mund të thirret nëse ndodh diçka me Lando Norris dhe Oscar Piastri. Pikërisht, australiani debuton këtë vit në klasën kryesore të Formula 1.

Stella ka punuar me babanë e tij
Në McLaren e ka mirëpritur duke theksuar një fakt domethënës. Andrea Stella, drejtori i ekipit (ai do të zëvendësojë Andreas Seidl nga viti 2023) ka punuar tashmë me babanë e Mick, të madhin Michael Schumacher, si inxhinier i performancës. Pra, rrethi është i mbyllur.
Mundësia që Mick të mund të kandidojë me McLaren e bën të vështirë për Álex Palou dhe Patricio O'Ward , të cilët kishin shpresuar të kishin një shans për të debutuar në F1 me ekipin anglez.
Aksidente e kushtueshme te Haas prishën kontratën...
Gama e mundësive të Mick hapet më shumë. Tashmë janë dy skuadra me të cilat ai mund të garojë në vitin 2023. Synimi i gjermanit është të fitojë pozicionin startues në një ekip të F1. Dy vitet e tij në Haas nuk ishin të mira. Pati disa momente të shkëlqyera, por shkaktoi shumë shpenzime nga disa aksidente të kushtueshme. Kjo ishte thelbësore, në fund, që skuadra amerikane (e cila tashmë ka prezantuar makinën e saj - VF-23 - për sezonin e ardhshëm) të vendosë të mos e zgjasë kontratën e kampionit të Formula 2 në 2020.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - "Çmenduri!". Kështu e përshkruajnë skenën ata që jetuan nga afër nënshkrimin e Enzo Fernánd...
ITALI - Tifozët e kanë parë në stol këtë fundjavë. Megjithatë, të enjten nuk do ta shohin në lëndi...
ANGLI - Antonio Conte do të marrë një pushim për t'u rikuperuar pas operacionit të mërkurën. Tottenham ka njoftuar se ...
FRANCE - Kalimi i Hakim Ziyech te PSG nuk është miratuar. Komisioni ligjor i LFP-së, në mbledhjen e mëngjesit të kësaj t...
ITALI - Përfaqësuesi i tij, Ted Dimvula, ndërhyn për të ardhmen e Rafaelit në Sky Sport: “Ky informacion shpif&eum...
ITALI - Hendeku është gjithmonë më i madh, nëse çdo blerje konsiderohet e mjaftueshme për të kaluar vështir&...
SHBA - Nuk është një moment i mirë për Hulk Hogan, një nga legjendat më të rëndësishme në historinë ...
SPANJE - Real dhe Barca, dy klubet e mëdha spanjolle, qëndruan në heshtje në këtë merkato dimri, asnjë afrim i rëndë...
ITALI - Në momentin më delikat të sezonit, Milan përqafon liderin absolut të ekipit, Zlatan Ibrahimovic. Më në fund, pas nj&e...
PORTUGALI - Benfica mbylli transferimin e Enzo Fernández te Chelsea për 121 milionë euro, një rekord i ri në Premier League, por jo t...