21 Qershor 2022, 14:34
Nga DOSJA
TIRANE - “Formula 1” edhe në Shqipëri?! Nuk kemi pse trembemi nga një ëndërr tjetër”,- ka qenë komenti i Kryeministrit Edi Rama, rreth kësaj çështje, në edicionin e parë të panairit të makinave “Automative Fair” në Shqipëri. Në mbështetje të kësaj kreu i qeverisë deklaroi se do të vijojnë punën për autoparkun e Elbasanit, që në të ardhmen të realizohet gara e Formula 1 në vendin tonë.
Kryeministri Rama tha se shpreson që ëndrra të bëhet realitet, ndërsa e cilësoi panairin të veçantë dhe të parin e këtij lloji, ku ekspozohen gjëra shumë tërheqëse, ndaj i ftoi të gjithë që së bashku me fëmijët të shkojnë për të kaluar disa orë ndryshe në Tiranë.
“Është një panair i veçantë. I pari i këtij lloji në vendin tonë, ku ekspozohen gjëra shumë tërheqëse. Gjithashtu gjen hapësirë një industry, e cila po rritet dhe ne besojmë duam ta shtyjmë sa më shumë në të ardhmen e afërt, në mënyrë që të krijojmë vende pune. Dua të ftoj të vijnë ta vizitojnë këtë hapësirë, ku ka shumë mundësi për të kënaqur fëmijët, të gjithë fëmijët e të gjitha moshave, si dhe për të kaluar disa orë krejt ndryshe në një Tiranë që është gjithmonë e më e pasur me aktivitete.
Do të vijojmë punën për autoparkun e Elbasanit, një sipërfaqe më të madhe se ajo ku zhvillohet panairi. Shpresojmë që ëndrra për të parë një garë të Formula 1, natyrisht jo në të ardhmen e afërt, por në një të ardhme të arritshme, na frymëzon dhe na jep besim që të shkojmë përpara.
Askujt nuk ia kishte prerë mendja se do të kishim një finale evropiane në futboll dhe e patëm. Nuk kemi pse të trembemi nga një ëndërr tjetër si kjo, e sjelljes së garave automobilistike në Shqipëri, deri te Formula 1, në një postë që do të ketë të gjitha karakteristikat sepse është bërë në bashkëpunim të ngushtë me FIA, federata, e cila mbulon Formula 1”, tha zoti Rama.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 Qershor 2022, 14:16
GJERMANI- Epoka e Mane te Liverpool zyrtarisht po i afrohet fundit. Sulmuesi senegalez së shpejti do të jetë një lojtar i ri i Bayern Muni...
Sport
21 Qershor 2022, 14:01
KATAR- Aksioni i vetëm që do të ndodhë në Kupën e Botës do të jetë në fushë... sepse autoritetet lokale...
Sport
21 Qershor 2022, 13:40
SENEGAL- Sulmuesi i Liverpool, Sadio Mane, ka transformuar fshatin e tij të fëmijërisë Bambali, një fshat në jug të Senegal...
Sport
21 Qershor 2022, 13:19
Bekim Rexhepi (majtas) dhe Edison Ndreca
TIRANE - Partizani bën 2 goditje të reja në merkaton e transferimeve. ‘Të kuqtë&rsq...
Sport
21 Qershor 2022, 12:46
Armando Broja, sulmuesi i kombëtares shqiptare
ANGLI - West Ham e ka seriozisht me Armando Brojën. Klubi londinez kërkon të vër&eu...
Sport
21 Qershor 2022, 12:34
SPANJE - Cristiano Ronaldo sapo ishte larguar nga shtëpia e tij e pushimeve në Majorka për një ditë jashtë me familjen e tij, ku...
Sport
21 Qershor 2022, 12:16
EGJIPT - Duke folur me Sada al-Balad, ish-trajneri i kombëtares së “Faraonëve” tha për yllin e Liverpool: "Ne të gji...
Sport
21 Qershor 2022, 11:48
ITALI - Dukej si një marrëveshje tashmë e mbyllur, e kompletuar me një njoftim të afërt, por tani ardhja e Paulo Dybala&nbs...
Sport
21 Qershor 2022, 11:30
ANGLI - Vullneti i Christian Eriksen, mesfushorit danez i cili në pjesën e fundit të sezonit që sapo është mbyllur veshi fane...
Sport
21 Qershor 2022, 07:54
Basketbollistja amerikane Brittney Griner
RUSI - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, mohoi të hënën se lojtarja amerik...