16 Korrik 2022, 20:15
Nga DOSJA
TIRANE - Florian Marku më në fund ia ka dalë të plotësojë ëndrrën e tij për të zhvilluar një ndeshje në vendlindjen e tij në Shqipëri, pas sukseseve të njëpasnjëshme që ka arritur në Angli në boksin profesionist. Në një intervistë për ‘Top Channel’, boskieri tregon për ndeshjen e madhe në stadiumin “Air Albania”.
“Jam shumë i lumtur mezi e kam pritur këtë ndeshje në mes të Shqipërisë, kam afërsisht pesë vjet që nuk jam ndeshur në Shqipëri. Ndeshja e fundit këtu ka qenë në MMA, në kafaz, por tani jam në një sport ndryshe që edhe e adhuroj, e kam pas adhuruar që kur isha i vogël boksin. Kam për të mbrojtur titullin kampion që kam në IBF International”, - thotë Floriani.
Po kush është kundërshtari i Florian Markut këtë herë ?
“Kundërshtari është meksikan goxha i fortë nuk jam ndeshur kurrë me meksikanë dhe thonë që janë të fortë ndeshen nga afër dhe kanë shumë qejf knockout-in, por unë jam shumë i përgatitur, nuk ka shance do të jap shpirtin për të fituar në mes të Shqipërisë. Nuk kam përjetuar asnjëherë emocion të tillë të ndeshem në një stadium futbolli, ku do të ketë mijëra shqiptarë, besoj kur të futem në stadium në ring dhe do të shof mijëra flamuj nuk e di… por vetëm kur e mendoj më rrëqethet mishi”.
Si po shkojnë përgatitjet e Florianit për këtë ndeshje?
“Kjo fazë mban afërsisht 10 javë intensive stërvitjesh, 5 orë bëj çdo ditë, bëjmë shumë sparing, bëjmë dy në javë që quhen si ndeshje miqësore është përkushtim 100%.”
Aktiviteti në Shqipëri organizohet nga kompanitë më të mëdha britanike të menaxhimit dhe të transmetimit të sportit të boksit, që tashmë Florian Markun e kanë kthyer në imazh të tyre.
“Jam shumë i lumtur që ‘Sky Sport’, më besoi dhe solli gjithë këtë organizim për mua këtu në Shqipëri. Ju pres të gjithëve më 25 gusht në stadiumin “Air Albania”, ju pres të gjithëve atje, nuk do t’ju zhgënjej…”
B.T (Dosja.al)
Sport
16 Korrik 2022, 19:41
GJERMANI - Bayern Munich ka përsëritur edhe një here, se ata nuk janë të interesuar për të bërë Cristia...
Sport
16 Korrik 2022, 19:06
ANGLI - Argjentinasi Lisandro Martinez do të bëhet nënshkrimi i tretë i Ten Hag këtë verë, pasi United më n&...
Sport
16 Korrik 2022, 18:05
GJERMANI - E ardhmja e Matthijs de Ligt nuk është ende plotësisht e përcaktuar, por ai duket gjithnjë e më shumë se...
Sport
16 Korrik 2022, 17:17
POLONI - Në të njëjtën kohë që pritet të zyrtarizohet edhe transferimi i Robert Lewandowski nga Bayern Munich te Barce...
Sport
16 Korrik 2022, 16:48
SPANJE - Frenkie de Jong do të jetë në turneun e Barcelonës në Shtetet e Bashkuara. Holandezi, siç kishte bërë t&eum...
Sport
16 Korrik 2022, 16:12
SPANJE - Barcelona do të jetë në gjendje të mburret këtë sezon: me Alexia Putellas dhe Robert Lewandowski.&nbs...
Sport
16 Korrik 2022, 15:52
GJERMANI - Tani ka përfunduar kapitulli i Robert Lewandowskit te Bayern! Sulmuesi polak (33) largohet nga kampionët e Bundesligës dhe kalon te ...
Sport
16 Korrik 2022, 15:15
SPANJE - Lucas Vázquez i ka dërguar një 'mesazh' Antonio Pintus-it. Ai e bëri këtë në rrjetet e tij social...
Sport
16 Korrik 2022, 14:54
SPANJE - Xavi Hernández nuk do të mund të udhëtojë me skuadrën e Barcelonës për në Miami. Klubi katalanas ...
Sport
16 Korrik 2022, 11:53
ITALI - Ditët janë të rënda për Paulo Dybala (28 vjeç). Kanë kaluar tashmë shumë javë q&eum...