LIVE UPDATES
Sport

Finalja e Conference League në Tiranë, Duka analizon: “I treguam Europës se ç’mund të bëjë Shqipëria”

Nuk mund të mungonte edhe një batutë e Dukës për ‘Special One’: “Mourinho është gjithmonë Mourinho. Por gaboi që nuk e aktivizoi Kumbullën, po të kishte fituar kupën me të në fushën e lojës do të ishte edhe më bukur”.

1 Qershor 2022, 11:21 Nga DOSJA
Finalja e Conference League në Tiranë, Duka analizon: “I treguam

TIRANE - Ka kaluar tashmë një javë nga finalja e UEFA Conference League në Tiranë, eventi më i madh ndërkombëtar i futbollit, i organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Një ndeshje e madhe, ku Roma ia doli të rrëmbejë trofeun, pasi mundi 1-0 Feyennordin, në një kohë që vëmendja mediatike për këtë ngjarje ka qenë jashtëzakonisht e madhe.

Një eksperiencë thelbësore për rritjen e vendit, por edhe të sportit shqiptar: “Nëse bëjmë bilanc, ka shkuar mirë nga të gjitha këndvështrimet, organizative dhe sportive. Mendoj se të gjithë ata që morën pjesë në këtë event kanë qenë të kënaqur, qëllimi ynë ishte që të gjithë të largoheshin të lumtur nga Shqipëria, tifozët, lojtarët, drejtuesit dhe mendoj se ia dolëm”. Kështu shprehet presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i intervistuar nga faqja e madhe e lajmeve sportive në Itali, “Calciomercato.it”.

“Gjëja më e rëndësishme që na solli kjo ngjarje është promovimi i futbollit në vendin tonë, për t’i afruar fëmijët me këtë sport. Dhe më pas në nivel ndërkombëtar na ndihmoi t’u tregojmë të gjithëve se Shqipëria dhe Federata jonë janë në gjendje të organizojnë një event kaq të rëndësishëm, - shpjegon Duka. - Edhe në aspektin e merkatos së futbollit, për lojtarët që ndoshta një ditë duan të vijnë këtu për të luajtur”.

Sigurisht që edhe prezenca e Joze Mourinhos i dha një shtysë të këndshme kësaj ngjarjeje: “Duhet të jem i sinqertë, prania e Mourinhos ishte një nga arsyet që na shtyu të organizonim këtë ndeshje. Ai është një emër i madh në futboll, një trajner i madh që ka fituar shumë trofe dhe tani ka fituar edhe në Tiranë duke e bërë gjithçka më të ndjeshme në të gjithë botën”, - tha presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit për Calciomercato.it. Nuk mund të mungonte edhe një batutë e Dukës për “Special One”: “Mourinho është gjithmonë Mourinho. Por gaboi që nuk e aktivizoi Kumbullën, po të kishte fituar kupën me të në fushën e lojës do të ishte edhe më bukur. Megjithatë, për futbollin shqiptar ishte një promovim i shkëlqyer, që në fakt shkon përtej sportit. Të gjithë ishin skeptikë për të ardhur këtu për këtë finale, tani askush nuk ka për çfarë të ankohet, sepse organizimi ishte shumë i mirë dhe ne jemi shumë të kënaqur për këtë”.

Shqipëria është duke u zhvilluar shumë, në Itali prej vitesh ka disa lojtarë të rëndësishëm që militojnë në ligën elitare. I fundit prej tyre është Kristian Asllani, mesfushori i ri i lindur në vitin 2002 në pronësi të Empolit, i cili prej javësh përflitet për një kalim tek Interi si zëvendës i mundshëm i Brozoviçit: “Ai është një lojtar shumë i mirë, ka bërë paraqitje të shkëlqyera me Empolin në gjysmën e dytë të sezonit, duke fituar edhe ftesën e Kombëtares. Jam i sigurt se Asllani do të ketë një karrierë të shkëlqyer. Shpresojmë që ai të shkojë tek Interi, por për këta lojtarë të rinj është më mirë të qëndrojnë aty ku janë dhe të luajnë të gjitha ndeshjet e tyre për 90 minuta, sesa të shkojnë te një klub i madh dhe të mos luajnë. Pra, edhe Asllani duhet të vlerësojë me kujdes nëse mund të luajë si titullar me Interin ose jo. Të shkosh atje për të qëndruar rezervë nuk është mirë për askënd”, - theksoi Presidenti i FSHF-së.

Në Tiranë, Duka pati mundësinë të takonte për herë të parë Françesko Totin, në një drekë pak orë para ndeshjes: “Nuk folëm shumë, e lamë të qetë të priste ndeshjen, si mik, duke mos e shqetësuar me biseda pune apo projektesh për të ardhmen. Ishte personazh shumë simpatik, njësoj siç ka qenë edhe në fushë. Nuk di asgjë për rikthimin e tij te Roma, nuk i di planet e tij. E shoh gjithmonë si sinonim të Romës, nëse do të kthehej në Romë, megjithatë, do të ishte diçka normale. Do të ishte e çuditshme nëse ai do të shkonte te Juventusi”.

Shqipëria është e lidhur ngushtë me Italinë dhe kryeqytetin, duke qenë se drejtori sportiv i Lacios është Igli Tare: “Një rikthim në Federatën e futbollit? Pse jo, ai është një nga personazhet tanë më të rëndësishëm në botën e futbollit. Ka bërë një punë shumë të mirë te Lacio, mund të bëjë trajnerin apo drejtuesin këtu, ai është një djalë i aftë që ka edhe shumë përvojë”.

Tani cili do të jetë hapi i radhës për Shqipërinë? “Ne kemi treguar se dimë të organizojmë mirë ngjarje të rëndësishme si kjo, padyshim që mund të provojmë të mirëpresim kompeticione të tjera si kjo, ndoshta ndonjë Superkupë apo turne të tjera. Kemi shumë dëshirë për të bërë gjëra të mëdha”, - theksoi numri një i futbollit shqiptar.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet