1 Qershor 2024, 14:16
Nga DOSJA
AUSTRI - Kuqezintjë kanë mbërritur pasditen e djeshme në Austri ku do të qëndrojnë për rreth 9 ditë për përgatitjen e Europianit ndërkohë që gjatë këtyre ditëve do të zhvillojnë edhe dy ndeshjet e fundit miqësore përpara atyre zyrtareve.
Paraditene sotme kombëtarja ka zhvilluar seancën e parë stërvitore e 25 lojtarë, pasi mbrëmjen e djeshme i është bashkuar edhe Taulant Seferi i cili nuk ishte në grumbullimin e Tiranës, gjithashtu mungojnë ende dy të tjerë nga lista prej 27 lojtarësh që ka grumbulluar trajneri Sylvinho.
Nuk ka mbërritur ende Amir Abrashi, i cili mbrëmjen e djeshme ka mbyllur ndeshjet me klubin e tij dhe pritet t’i bashkohet ekipit ditën e sotme, ndërkohë që kapiteni Berat Gjimshiti do t’i bashkohet i fundit grumbullimit, ditën e nesërme sipas programit.
Në këtë seancë stërvitore të parë ashtu si në të gjithë këtë grumbullim kaq të rëndësishëm bie në sy atmosfera mjaft pozitive brenda ekipit të cilët duken të karikuar dhe të paduruar për këtë Europian.
Edhe pasditen e së shtunës skuadra do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore ndërkohë që mëngjesin e së dielës, do të niset për në Hungari, ku do të zhvillojë stërvitjen atje, pasi të hënën e 3 qershorit do të luaj ndeshjen e parë miqësore atë me Lihteshtejnin.
Për këtë arsye të dielën do të zhvillohet vetëm një seancë stërvitore dhe konferenca për shtyp e trajneri pasdite.
Udhëtimi nga vendi i grumbullimit në Austri deri në Haladas në Hungari ku do të zhvillohet ndeshja është rreth 1 orë dhe skuadra do të lëvizi me autobus, për t’u rikthyer menjëherë pas ndeshjes qdhe të vazhdojë programin stërvitorë. Ndërkohë ndeshja e dytë, do të jetë më 7 qershor ndaj Azerbaixhanit në të njëjtin vend, një ditë përpara nisjes për në Gjermani.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 Qershor 2024, 12:50
SPANJE - Pavarësisht një sezoni bosh, gjithçka nuk është për t'u hedhur në anën e FC Barcelonës. Klubi culé...
Sport
1 Qershor 2024, 12:38
SPANJE - Real Madridi po përjeton ditë emocionuese. Ndërsa luan finalen e Ligës së Kampionëve këtë mbrëmje kund&eum...
Sport
1 Qershor 2024, 12:26
ANGLI - Gjithçka është gati në ‘Wembley’ për finalen e Champions League 2023/24. Real Madridi d...
Sport
1 Qershor 2024, 12:14
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit firmosi sot me Credins Bank kontratën për të qenë sponsor zyrtar i Kombëtares së futboll...
Sport
1 Qershor 2024, 12:04
ITALI - Amir Rrahmani është një liderit e padiskutueshëm te Napoli. Mbrojtësi shqiptar mban veshur fanelën e napolitanëve pre...
Sport
1 Qershor 2024, 11:21
ITALI - Pasi i tha lamtumirë futbollit të luajtur, Leonardo Bonucci po përgatitet të fillojë një kapitull të r...
Sport
1 Qershor 2024, 11:07
ANGLI - Në një njoftim për shtyp të publikuar të shtunën, Everton njoftoi se plani për të blerë klubin e ...
Sport
1 Qershor 2024, 10:00
SPANJE - Real Madridi duhet të zyrtarizojë ardhjen e Kylian Mbappé këtë të hënë. Kapiteni i skuadrës fr...
Sport
1 Qershor 2024, 09:30
SHBA - I pranishëm në Orlando për t'u përgatitur për Kupën e Amerikës që do të zhvillohet nga 24 qershori deri m&eu...
Sport
1 Qershor 2024, 09:00
SPANJE - Siç zbulohet nga El Confidencial, Liga Profesionale e Futbollit Spanjol ka hapur një hetim pas akuzave për trukim rreth takimit S...