Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Cristiano Ronaldo është larguar nga hoteli i tij me 250.000 paund në muaj dhe është në kërkim të shtëpisë së tij të parë në Arabinë Saudite. Destinacioni hamendësohet…

ARABIA SAUDITE - Ylli portugez u transferua në Al Nassr në janar dhe kishte jetuar në hotelin Four Seasons në Riad, duke paguar shumën e madhe që nga shpërngulja e tij. Ronaldo raportohet se paguante një çerek milioni çdo muaj për 17 dhoma, në dy kate që strehonin atë, familjen dhe shoqëruesit e tij. Një burim i tha The Mirror: “Cristiano dhe familja e tij janë larguar nga hoteli ku ndodheshin”.
Ai mbërriti në Arabinë Saudite më 3 janar, duke u larguar nga Manchester United me pëlqim të ndërsjellë, pas një prishjeje në marrëdhëniet mes lojtarit dhe menaxherit Erik ten Hag. Kjo ka ndodhur rreth shtatë javë, një faturë e rëndë edhe për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, por një faturë që ai mund ta përballojë lehtësisht me një kontratë fitimprurëse prej 173 milionë £ gjatë dy viteve.

Nuk është e qartë se ku po jeton saktësisht tani Cristiano Ronaldo dhe familja e tij, megjithëse besohet se është në një kompleks ekskluziv me siguri të nivelit të lartë dhe qasje të lehtë në restorante, dyqane, palestra dhe pajisje të tjera. Nuk ka asnjë sugjerim, që ylli portugez Ronaldo të ketë blerë shtëpinë e tij të re, ndaj besohet se mund të ketë marrë një rezidencë me qira.
Një nga zonat që Ronaldo po shikonte, kur u zhvendos ishte Al Muhammadiyah, një nga vendet kryesore në Arabinë Saudite, ndërsa një tjetër ishte Al Nakheel, një vend me shkollat më të mira për të ndihmuar në edukimin e fëmijëve të tij.

Nëna e tij, Dolores Aveiro, së fundmi ka udhëtuar në Arabinë Saudite për të qenë me djalin e saj dhe ka postuar një foto të saj në internet në Lindjen e Mesme. “Gjithmonë shumë e lumtur pranë jush”, ka postuar ajo në Instagram krahas një fotoje të të dyve.
Ronaldo i ka bërë një fillim të mirë të jetës në Al Nassr, duke shënuar pesë gola dhe duke ofruar dy asistime, ndërsa skuadra e tij qëndron në krye të ligës, duke shpresuar të fitojë titullin e parë të ligës që nga viti 2019. Do të ishte një tjetër medalje që t'i shtohej koleksionit të një njeriu që ka fituar tituj ligë në Angli, Spanjë dhe Itali.

B.T (Dosja.al)
SPANJE - Të mërkurën e kaluar shpërtheu 'rasti Negreira', një skandal me përmasa të pazbuluara ende q&eum...
ANGLI - “Më mirë të mos jenë disa tifozë idiotë të Liverpool, që përpiqen të zgjojnë tifozët...
GJERMANI - Gafa e pabesueshme në Deutsche Bank Park, stadiumi i Eintracht Frankfurt, skena e ndeshjes së sotme kundër Napol...
SPANJE - Rafael Nadal ka qenë historikisht një shembull i 'Fair-Play'. Ai e ka treguar sërish këtë të hënë,&nb...
SPANJE - Jeta për Dani Alves mori një kthesë 180 gradë, pasi u akuzua për përdhunim gjatë një nate dhje...
ANGLI - Sigurisht, Real Madrid është tetë pikë prapa FC Barcelonës në La Liga dhe disa nga paraqitjet e tij të do...
ANGLI - Janë publikuar nominimet për “Laureus World Sports Awards", të konsideruar ndryshe 'Oskarët' e sportit për rëndë...
ARGJENTINE - Ajo mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi ishte një nga historitë më të përfolura të dashurisë në vitet e fundit....
ARABI SAUDITE - Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi është duke kaluar një moment shumë të mirë në Arabin...
ANGLI - Felix Keith, një gazetar për tabloidin anglez The Mirror, tha se Liverpool bëri një fluturim midis Newcastle dhe Liverpool të s...