"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
FA Cup/ Pas triumfit, Guardiola fillimisht qau, më pas kërceu me lojtarët e tij… (video)
Trajneri spanjol u bë një me futbollistët e tij dhe së bashku kërcyen e kënduan për dopiedën, ndërsa kanë mundësinë që më 10 qershor, të fitojnë edhe Champions League kundër Interit, për të plotësuar trisin e lakmuar.
3 Qershor 2023, 18:57Nga DOSJA
ANGLI - Finalja e finales së FA Cup e gjeti Manchester Cityn fitues të FA Cup dhe Pep Guardiolën të paaftë për të mbajtur lotët. Më pas ai u bë “një” me lojtarët e tij dhe të gjithë së bashku festuan duke kërcyer.
Manchester City fitoi FA Cup, pasi mposhti Manchester United 2-1 në Wembley dhe u kurorëzua fitues i këtij trofeu për herë të shtatë në historinë e tyre.
Fundi i finales gjeti Pep Guardiola të përlotur, ndërsa pak çaste më vonë ai u kap në kamera duke festuar me lojtarët e tij.
Les larmes de Pep Guardiola après la victoire de Manchester City en FA Cup ????????
Trajneri spanjol u bë një me ta dhe të gjithë së bashku kërcyen e kënduan për dopiedën, ndërsa kanë mundësinë që më 10 qershor, të fitojnë Champions League kundër Interit për të plotësuar trisin e lakmuar.