Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pasi shijuan 300 qebapët, skuadra turke vendosi të shpërblejë të gjitha përpjekjet e stafit të Lister Doner, me një fanelë të firmosur nga të gjithë lojtarët.
GJERMANI - Festa u zhvillua në qendrën e trajnimit dhe pronari i një restoranti thotë se ai shërbeu më shumë se 100 kilogramë mish për "më shumë se tre orë e gjysmë".
Përveç asaj që ndodh brenda kampingut, historia e një kompeticioni si Euro 2024 përbëhet edhe nga momente të pabesueshme dhe here here nga ngjarje qesharake që përfshijnë skuadrat në garë. Kësaj nuk i ka shpëtuar Turqia, e cila vendosi të festojë fitoren e tyre ndaj Austrisë (2-1), që rrjedhimisht e çoi në çerekfinale, duke porositur, asgjë më shumë, asgjë më pak, se… 300 qebapë!
Në qendrën stërvitore Barsinghausen, një anëtar i stafit të skuadrës turke kontaktoi ‘Lister Doner’, një restorant nga Hannoveri, për të bërë kërkesën.
“Më morën në telefon dhe dikush më tha se ai ishte drejtuesi i ekipit kombëtar të Turqisë dhe se do të donte të porosiste 300 qebapë. I thashë se më duheshin tre orë për t’i përgatitur. Mezi munda ta besoja”, tha pronari në një deklaratë për Bild.
“Ata i ftuan të gjithë: vetëm stafi përbëhej nga 150 persona, plus sigurimin, policinë, personelin e hotelit, të gjithë. Lojtarët u argëtuan dhe njëri prej tyre hëngri edhe tre qebapë, por nuk do të them se kush ishte. Është sekreti i kompanisë!”, shtoi ai.
Lidhur me logjistikën e ngjarjes, pronari i restorantit Daldar Junaid tregoi, se delikatesën e ka përgatitur për të gjithë të pranishmit për më shumë se tre orë e gjysmë: “Ishte më shumë se 100 kilogramë mish. Këtë qebap e kemi bërë me shpejtësi maksimale. Qebapët e freskët u shërbyen për më shumë se tre orë e gjysmë.”
Pasi shijuan 300 qebapët, skuadra turke vendosi të shpërblejë të gjitha përpjekjet e stafit të Lister Doner, me një fanelë të firmosur nga të gjithë lojtarët.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Gjesti i diskutueshëm i Merih Demiral ka shkaktuar telashe dhe, siç rezulton, nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar. Qen...
Samiti HAMBURG- Futbolli i vajzave dhe politikat gjinore që ndjekin federatat e shteteve europiane u diskutua në Hamburg Sport Summit, një a...
ARABIA SAUDITE - Një vit më parë, Arabia Saudite dhe miliardat e saj shkaktuan një valë paniku në futbollin evropian. Në har...
SHBA - Argjentina u kualifikua këtë të premte në gjysmëfinale të Copa America. Skuadra e Lionel Scalonit mundi E...
GJERMANI - Ka ndeshje që kanë dhuratën e mundësisë, si kjo ndeshje Portugali-Francë, në çe...
GJERMANI - Dy skuadrat më të mira në historinë e Eurokupës do të përplasen pasditen e sotme në Shtutgar...
ITALI - "Fatkeqësisht e pashë ndeshjen e fundit të kombëtares së futbollit dhe jam shumë e zhgënjyer, si të gj...
GJERMANI - Luis De La Fuente dhe Spanja e tij do kërkojnë që të largojnë nga gara Gjermaninë, që e luan këtë Europi...
GJERMANI - Trajneri i gjermanëve, Julian Nagelsmann në konferencën për shtyp vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, ndërsa nuk ...
GJERMANI - Ish-lojtari gjerman Lothar Matthäus ka parashikuar fitoren e ekipit të vendit të tij ndaj Spanjës me penallti n&eu...