LIVE UPDATES
Sport

“Euro 2024″/ Bajrami: “Spanja, favorite për ta fituar Europianin... Shqipëria ka treguar se ka fituar edhe me skuadra të mëdha”

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Spanjës mbrëmjen e së hënës ndeshjen e tretë të grupit B, në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

22 Qershor 2024, 15:57 Nga DOSJA

GJERMANI - Dy ditë përpara finales së tretë të kuqezinjve, që do të luhet në stadiumin e Dusseldorfit në ora 21:00, mesfushori Nedim Bajrami doli përpara mediave në konferencën e zakonshme. Ai u shpreh se pavarësisht nivelit të kundërshtarit, kuqezinjtë do futen në fushë vetëm për 3 pikë.

Ndeshja ndaj Spanjës? “E dimë të gjithë që Spanja është favorite për fitimin e Europianit. Duhet ta përgatitim shumë mirë ndeshjen dhe të gjithë të jemi gati. Të bëjmë maksimumin të gjithë, nuk ka rëndësi kush luan dhe kush jo. Rastet që do t’i kemi në ndeshje duhet të bëjmë maksimumin dhe të shënojmë”.

Dy ndeshjet e para të Europianit? “Me Italinë as vetë nuk e pritëm që do e fillonim aq mirë, por ata shënuan dy gola më pas. Patëm rast edhe me Manajn për të barazuar. Me Kroacinë zhvilluam një ndeshje shumë të bukur, luftuam të gjithë deri në fund dhe treguam që jemi aty. Me Spanjën e dimë që është një skuadër shumë fortë. Pavarësisht se kush luan skuadra e parë apo e dytë. Kjo nuk ka rëndësi pasi të gjithë lojtarët e tyre kanë kualitet. Ne duhet të fokusohemi vetëm te loja dhe kualitetet tona. Duhet të japim maksimumin. Nuk e kemi analizuar akoma, por Jamal, Morata dhe Ruiz janë më të fortit. Rodri nuk do luajë për shkak të kartonave të verdhë”.

Çfarë na pret të hënën përballë Spanjës? “Spanjë është favorit për të fituar Europianin. Me Spanjën duhet të japim maksimumin, jo vetëm për fitore por të shfrytëzojmë çdo rast sepse po luajmë me një kompeticion të madh, dhe duhet të jemi më cinikë te goli”.

Ndryshimi i pozicionit në ndeshjen me Kroacinë? “Ndeshjen e parë me Italinë luajta mesfushorë, me Kroacinë luajta në krah. Silvinjo më pyeti nëse mund të luaja edhe i thashë po sepse për mua nuk ka rëndësi ku luaj por unë jap maksimumin për skuadrën, jam gati gjithmonë”.

A jeni përgatitur për një dhuratë nga Spanja? “Në futboll nuk ka dhurata, duhet të fokusohemi te loja jonë, duhet të japim maksimumin dhe të luftojmë për çdo top, të shfrytëzojmë çdo rast”.

Goditjet e limituara në Europian? “Pjesën e parë me Kroacinë e pata një mundësi për të bërë gol, do të bëj një gjë të tillë edhe me Spanjën. Jo vetëm unë por edhe Asani dhe Asllani sepse edhe ata kanë gjuajtje të fortë. Spanja do të na vendosë në presion, kështu që të shfrytëzojmë edhe goditjet nga zona e 16 metrave për të gjuajtur në portë”.

Pozicioni ku do të luani të hënën? “Jam gati të luaj në çdo pozitë, mesfushë apo krah. Do të jap maksimumin ku të më vendosë trajneri. Spanja do të bëjë presion por ne do kemi rastet tona në kundërsulm. Duhet të jemi më konkretë. Patëm raste edhe me Italinë e Kroacinë. Me Spanjën duhet t’i bëjmë gola”.

Goli historik me Italinë? “Më mirë kisha dhënë golin e fundit me Italinë që të fitonim 1-0. Nuk e dija se u futa në historinë e Europianit, jam shumë i lumtur”.

Rotacion te Spanja? “Po luajmë një Europian me skuadra shumë të forta. Nuk ka ekip të parë, të dytë apo të tretë për mua. Të gjithë kanë kualitet, por ne duhet të përgatitemi sa më mirë. Të futemi në ndeshje për të luftuar për çdo pikë dhe çdo top”.

Çfarë duhet të ndryshojmë në ndeshjen me Spanjën? “Besoj se fazën mbrojtëse kemi bërë dy ndeshje të mira. Por të jemi më konkretë në sulm, pasi kemi patur raste. Duhet të kërkojmë edhe golin e dytë dhe të tretë, jo vetëm 1-0”.

Mbështetja e tifozëve ndaj Spanjës? “Spanja do të na bëjë shumë presion, kështu që në mbrojtje të jemi si ndaj Italisë dhe Kroacisë. Kemi kualitete në kundërsulm. Shpresoj që të gjithë tifozët kuqezi do të na mbështesin, në stadium dhe jashtë”.

Presioni në Europian? “Presion nuk kemi më, është ndeshja e tretë. Ne nuk jemi Spanja apo Franca, që kemi shumë raste. T’i bëjmë gola ato rastet që kemi. Është një arritje e madhe t’i shënojmë dy gola Kroacisë dhe gol Italisë”.

Ndeshja që të ka mbetur në mendje me Shqipërinë? “Besoj se të gjithë e dimë ndeshjen me Serbinë, por nuk dua të futem aty. Ndeshja më e bukur ishte me Çekinë atje. Jo sepse shënova unë, por gjithë ato tifoza, ishte shumë e bukur. Edhe ndeshja me Portugalinë kur shënoi Balaj. Shqipëria ka treguar se mund të fitojë edhe me skuadra të mëdha”.

“Euro 2024″/ Bajrami: “Spanja, favorite për ta fituar

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet