Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho janë stërvitur 8 lojtarë, nga 18 që kanë mbërritur deri tani në grumbullim. Pjesa tjetër e lojtarëve janë lënë pushim nga trajneri për shkak të impenjimit ditën e djeshme me klubet respektive në Europë.

TIRANE - Kombëtarja shqiptare nisi zyrtarisht sot përgatitjet për dy ndeshjet ‘finale’ ndaj Moldavisë, më 17 nëntor e Ishujve Faroe më 20 nëntor.
Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’. Kuqezinjtë kanë punuar fillimisht në palestër, ndërsa më pas kanë dalë në fushën e lojës, aty ku kanë zhvilluar stërvitjen e parë zyrtare.
Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se në këtë seancë të parë, nën drejtimin e trajnerit Sylvinho janë stërvitur 8 lojtarë, nga 18 që kanë mbërritur tashmë në grumbullim. Pjesa tjetër e lojtarëve janë lënë pushim nga trajneri për shkak të impenjimit ditën e djeshme me klubet respektive në Europë. Në bashkëpunim me ekipin U-21, kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore të përbashkët.
Sakaq, Kristjan Asllani i është nënshtruar ditën e sotme kontrolleve mjekësore dhe ka rezultuar që nuk ka probleme fizike. Gjithsesi lojtari ka zhvilluar stërvitje të diferencuar dhe pritet t’i bashkohet ekipit nesër.
Mario Mitaj, Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Mirlind Daku dhe së fundmi Jon Mersinaj do të bashkohen gjatë mbrëmjes me ekipin kuqezi, me lojtarët që do të marrin pjesë rregullisht në seancën e radhës stërvitore që do të zhvillohet nesër.
Kombëtarja do të qëndrojë në Tiranë deri të enjten në mëngjes për t’u nisur më pas drejt Moldavisë, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore.
Ndeshja Moldavi - Shqipëri do të luhet në stadiumin ‘Zimbru’ të Chisinau në Moldavi, duke nisur nga ora 18:00. Më pas, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Tiranës, ku më 20 nëntor do të presin Ishujt Faroe, me ndeshjen që do të luhet në ora 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’.
B.T (Dosja.al)
Arkivoli që përmban eshtrat e Sir Bobby Charlton ANGLI - Manchester i tha lamtumirë Sir Bobby Charlton këtë të h&eu...
TIRANE - Synimi i vetëm është arritja e objektivit madhor, finalet e Europianit “Gjermani 2024“. Arbnor Muja dhe Klaus Gjasula n&eu...
Raphael Dwamena, në një ndeshje me Saragozën SPANJE - Antonio Asso, një kardiolog që trajtonte Raphael Dwamena, nd&...
ARGJENTINE - Në këtë pushim ndërkombëtar, skuadrës së Argjentinës do t'i duhet të përballet me nde...
ITALI - Refuzimi i një oferte maxi nga Arabia Saudite është i mundur. Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen, ylli i Napolit dhe i teti n&eu...
ITALI - Skuadra e Comos, e gjashta në renditjen e Serisë B italiane, pasi shkarkoi Moreno Longo, trajnerin e saj që nga shtatori 2022, ka vendosu...
TIRANE - Ka një ndryshim në listën e Kombëtares për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të “Euro 2024” ndaj Mo...
TURQI - Anglezi Jonjo Shelvey, i cili këtë sezon është i huazuar nga Nottingham Forest te Rizespor në Turqi, ka shënuar një g...
ITALI - Në konferencën për shtyp pas ndeshjes mes Lazios dhe Romës, e cila përfundoi në barazim pa gola, trajneri M...
GJERMANI - Thomas Tuchel nuk e fsheh admirimin e tij për Kylian Mbappé dhe i pyetur për mundësinë që francezi të shkojë...