27 Janar 2024, 11:05
Nga DOSJA

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë ditën e mërkurë shortin për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2023/2024. Më datë 31 janar do të zbardhen çiftet çerekfinaliste të edicionit numër 72.
Departamenti i Garave në FSHF, bën me dije se shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në sallën e konferencave për shtypin. Ai do të nisë në orën 11:00.
Shorti do të jetë i hapur për mediat, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e tetë klubeve të kualifikuara deri në këtë fazë. Më konkretisht: Egnatia, Partizani, Vllaznia, Tirana, Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni.
Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë ekipeve të kualifikuara në këtë tur. Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia janë të pozicionuara në vazon e parë, ndërsa Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni ndodhen në vazon e dytë.
Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime. Sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.
Tirana është ekipi rekordmen fitues i Kupës ssë Shqipërisë (16), ndërkohë që sezonin e kaluar trofeu i dytë më i rëndësishëm në futbollin shqiptar e meritoi për herë të parë ekipi i Egnatias së Rrogozhinës.

B.T (Dosja.al)
Sport
27 Janar 2024, 10:30
ARABIA SAUDITE - Çdo ditë e ardhmja e Karim Benzemas vazhdon të ushqejë thashethemet më të egra. Përpjekjet për t&eu...
Sport
27 Janar 2024, 09:30
BELGJIKE - Ndeshja është zhvilluar më 23 dhjetor dhe Anderlecht e festoi fitoren në minutën e 91-të (2-1) me gëzim. Një...
Sport
27 Janar 2024, 08:30
ANGLI - Është një epokë që po përfundon dhe do të ketë parë kaq shumë luftime të mëdha midis dy &l...
Sport
27 Janar 2024, 07:30
AUSTRALI - Jannik Sinner dhe Daniil Medvedev do të garojnë për titullin në “Australian Open” 2024. Në gjys...
Sport
27 Janar 2024, 00:36
ANGLI - Chelsea dhe Aston Villa do të luajnë një ndeshje të dytë (në fushën e Villans) ku do të vendoset se cili ekip do...
Sport
27 Janar 2024, 00:32
ANGLI - Manchester City arrin të kualifikohet në fazën e 1/16-ave të FA CUP pa qenë nevojë që të luhet një ndeshje ...
Sport
26 Janar 2024, 20:20
ANGLI - Jurgen Klopp ka zbuluar se do t'i thotë lamtumirë Liverpool-it në fund të sezonit pas gati nënt...
Sport
26 Janar 2024, 19:55
SPANJE - Arthur Vermeeren ka bërë një përparim mbresëlënës te Antwerpen gjatë 1.5 viteve të fundit, duke treguar ...
Sport
26 Janar 2024, 19:33
ANGLI - “Bomba” e vitit është fakt. Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, si&ccedi...
Sport
26 Janar 2024, 17:55
ANGLI - Dëmtimi i Mohamed Salah, i cili e detyroi sulmuesin të largohej nga CAN për t'iu nënshtruar trajtimit në Angli...