Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Trajneri kampion i Italisë dhe presidenti Aurelio De Laurentiis do të takohen zyrtarisht gjatë javës që vjen, pas festimeve për titullin dhe vizitës së planifikuar të së martës te Papa Leone XIV.
ITALI - Napoli dhe Antonio Conte janë në prag të një ndarjeje që tashmë duket më shumë si një formalitet sesa një surprizë. Trajneri kampion i Italisë dhe presidenti Aurelio De Laurentiis do të takohen zyrtarisht gjatë javës që vjen, pas festimeve për titullin dhe vizitës së planifikuar të së martës te Papa Leone XIV. Por të gjithë e dinë: ky takim do të shërbejë vetëm për të formalizuar një ndarje të paralajmëruar.
Conte ka marrë vendimin për t’u kthyer tek Juventusi dhe De Laurentiis është plotësisht i vetëdijshëm për këtë. Madje, presidenti napolitan ka lëshuar edhe disa thumbime publike ndaj trajnerit pikërisht për këtë arsye, por nuk ka ndërmend ta pengojë largimin, pavarësisht se tekniku është ende nën kontratë me klubin.
Në Torino ndërkohë, Igor Tudor pritet të largohet nga stoli i Juventusit, dhe të gjitha palët e përfshira janë në dijeni të kësaj. Edhe pse nuk ka ende një marrëveshje të përfunduar mes "Zonjës së Vjetër" dhe Conte-s, ka pak dyshime se drejtuesit juventinë – përfshirë John Elkann – e kanë përzgjedhur Conten si njeriun e vetëm në gjendje të rikthejë lavdinë e humbur.
Në këtë skenar, historia e vitit 2014 duket se do të përsëritet: atëherë Juventusi zëvendësoi Conte-n me Massimiliano Allegrin. Sot, do të jetë Napoli që do t’i dorëzojë pankinën ish-trajnerit të Juves.
De Laurentiis ka vepruar me kujdes dhe ka arritur një marrëveshje paraprake me Allegrin për një kontratë dyvjeçare me një pagë prej 6 milionë euro në sezon, duke i mbyllur derën një rikthimi të mundshëm të teknikut në Milano.
Frika se Milani apo Interi mund të synonin Allegrin kishte shtuar presionin mbi Napolin për të mbyllur marrëveshjen sa më shpejt. Por aktualisht, një rikthim i Allegrit në Milano duket i pamundur: Milani nuk ofron garanci për një projekt fitues, ndërsa Interi, në rast se Inzaghi largohet drejt Lindjes së Mesme, ka në mendje alternativa të tjera.
Në fund, Napoli e fiton kampionatin me Conten, por e nis një epokë të re me Allegrin. E ardhmja është e hapur, por diçka është e sigurt: në “Stadio Maradona”, ndryshimet sapo kanë nisur.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Kylian Mbappé është zyrtarisht golashënuesi më i mirë i Europës për sezonin 2024/25. Me 31 gola në La Li...
BRAZIL - Pas një lamtumire emocionale nga Real Madridi, Carlo Ancelotti ka nisur tashmë një kapitull të ri në karrierën e tij t&eu...
ITALI - Në javën e fundit të Serie A, skuadra e drejtuar nga Tudor siguroi një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj Venezias së...
PORTUGALI - Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, Arsenali feston përsëri trofeun e Ligës së Kampionëve për Femra. ...
FRANCE - Këtë të shtunë në mbrëmje, një kthesë dramatike e ngjarjeve ndodhi pak para fillimit të finales së Ku...
GJERMANI - Tenisti Alexander Zverev befasisht nuk ka qenë shumë i frikësuar kur udhëtoi nga Hamburgu në Paris. Aeroplani i tij, në...
Si e analizoni këtë finale, të fituar kundër Reims (3-0)? “Është gjithmonë e vështirë të luash n&e...
GJERMANI - Stuttgart fitoi Kupën e Gjermanisë (DFB Pokal) për sezonin 2024/25, pasi mposhti kampionët e nivelit të tretë (t&e...
FRANCE - Kampionë të Francës që nga fundi i marsit, parizienët rizbuluan emocionin e një ndeshjeje me rrezik të lartë n&...
ITALI - Milani e mbylli sezonin e tij për t’u harruar me një fitore 2-0 në “San Siro” kundër Monzë...