LIVE UPDATES
Sport

“E di historinë me Serbinë, nuk është ndeshje normale, por ne jemi skuadër zemre dhe shpirti”, Sylvinho flet për sfidat e Botërorit…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho publikoi sot listën me 27 lojtarët e thirrur për ndeshjet e qershorit, më datë 7 kundër Serbisë dhe më 10 kundër Letonisë dhe foli per to...

26 Maj 2025, 13:10 Nga DOSJA
“E di historinë me Serbinë, nuk është ndeshje normale,

TIRANE - Ai doli para mediave ku iu përgjigj të gjitha pyetjeve të gazetarëve, në lidhje me lojtarët e rinj, të rikthyerit dhe mungesat. Trajneri foli për duelin me Serbinë dhe emocionet, si dhe për Kristjan Asllanin.

Lista dhe gjendja e lojtarëve? “Ky është moment shumë i vështirë, dhe i veçantë i datave FIFA, lojtarët mbyllin sezonin dhe duhet të shohim si mbërrijnë. Ndonjë mbërrin shumë i lodhur, dikush më pak, se ka luajtur më pak, dikush ka mbaruar prej ditësh sezonin. Është moment i veçantë, kemi emra, por kemi lojtarë që janë me 20 ditë në pushime, jo specifikisht në radhët tona. Duhet punuar mirë, kemi 10 ditë për të bërë një punë të mirë, por duhet punuar mirë, do të jetë e rëndësishme të zhvillojmë një punë të mirë. E përsërit që është një moment i veçantë i sezonit”.

Ndeshja me Serbinë dhe emocionet? “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, dy skuadra, kundërshtarë shumë fizikë. Ne shpenzojmë shumë energji, duhet të punojmë shumë mirë. Do të jenë të rëndësishëm të 27 lojtarët, mesazhi i parë është që kemi nevojë për të gjithë. Janë dy ndeshje shumë të vështira për të harxhuar shumë energji. Të përqendrohemi te e para, Serbia, nuk është ndeshje normale, e di, e njoh historinë. Por ne duhet të përqendrohemi te loja, duhet të bëjmë mirë., të jemi skuadër lufte, zemre e shpirti, të mos humbim identitetin, të shkojmë në fushë e bëjmë futboll. Ata jemi ne, jam dakord që është ndeshje që duhet përgatitur mirë, e vështirë, por ne kemi shanset tona”.“

E theksoj edhe njëherë që 27 lojtarët që kam janë shumë të rëndësishëm, janë 7 ditë rresht që duhet të përgatisim për këtë ndeshje dhe duhet ta bëjmë mirë. I njohim kundërshtarët, i kemi parë ndeshjet e fundit që kanë bërë Serbia dhe Letonia, por në të njëjtën kohë ata do të na kenë parë dhe studiuar ne. Ndoshta kemi ndonjë lloj ndryshimi, po ngelet për tu parë në ditët e ardhshme ndërkohë që përgatisim ndeshjet. Janë dy ndeshje të forta, të vështira dhe fizike.

I kemi parë ato që kanë luajtur së fundmi, kemi pasur gati 1 vit ose 1 vit e gjysmë që kemi luajtur me kundërshtarë të vështirë, por të njëjtën gjë kanë pasur edhe ata, specifikisht Serbia. Janë skuadra të forta të dyja, kanë edhe shumë centimetra, lojtarë shumë të gjatë, fizikisht të fortë, do të duhet të harxhojmë shumë energji me ata, por ne do të punojmë mbi mundësitë tona, do ta përgatisim ndeshjen mjaftueshëm mirë, çdo ndeshje zgjat 90 minuta dhe çdo gjë mund të ndodh brenda asaj kohe. Ata e nisin lojën mirë, por ne kemi mundësitë tona”.

Kontrolli i emocioneve ndaj Serbisë? “Jam i sigurt që duhet të punojmë mbi të, është ndeshje speciale. Por të mos harrojmë që shkojmë në fushë dhe aty është sport, 90 minuta, duhet të përgatitemi shumë mirë për  të përballuar të dy ndeshjet. Qartësisht këto 7 ditë, që në ditën e parë do punojmë për të. Kam nevojë për 27 lojtarë me shumë dëshirë për të shkuar në fushë e lënë zemrën e shpirtin, nuk kemi rrugë tjetër. Teorikisht në letër është vendi i dytë, në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne duhet të punojmë mbi gjithçka që mund të marrim, udhëtimi është i shpejtë dhe nuk ka kohë të humbim, ky është mesazhi, kam nevojë çdo minutë të lojtarëve që në stërvitje. Fusha flet, unë dua të shoh lojtarë që vrapojnë, çdo gjë kemi bërë, edhe më shumë zemër e shpirt. Kjo është karakteristika e skuadrës tonë, nuk duhet ta humbim, dua edhe më shumë”.

Shanset për vendin e parë? “Në letër duhet të jemi të sinqertë, Anglia është një forcë e jashtëzakonshme, trajneri i ri, i mirë, lojtarë të nivelit shumë të lartë. Futbolli është lojë, është gjithçka e shpejtë. Të shohim, mund të ndodhë gjithçka, ne duhet të përqendrohemi te ne, forca jonë, pikët, mundësitë , deri në fund, pastaj ta shohim. Them gjithmonë në tetor-nëntor të shohim çfarë ndodh. Duhet të bëjmë pikë, sforco, shpenzojmë energjitë e pastaj të shohim çfarë ndodh. Anglia është ndër më të fortat në botë sipas meje. Por ne duhet të shohim dy kundërshtarët e radhës, të mundohemi të marrim pikë, bëjmë mirë në 180 minuta, se janë dy ndeshje”.

Mungesa në listë e emrave të rinj? “Julian Shehu është i ri, është hera e dytë në listë. Dajsinani është hera e parë. Aljii është kthyer, Pajaziti është hera e tretë mos gabohem. Unë një vit e gjysmë më parë, edhe ne harrojmë ndonjëherë për punën që bëjmë, kam kërkuar të printonim listën e parë që kemi bërë, ka shumë ndryshime. Janë 10 persona që punojnë ditën, pasdite, natën, pas lojtarëve që mund të përmirësojmë ekipin. Këtë po bëjmë, fusha flet, duhet të zgjedh 11. Jemi të kënaqur me lojtarët që janë te ne, që po përmirësohen. Po përmirësojnë ekipin, sjellin gjëra të rëndësishme, është e vërtetë që ka limite, nuk mund të bësh shumë ndryshime në çdo grumbullim. Edhe të tjerët, edhe Anglia, jemi të kënaqur nga këta 27 dhe pres shumë nga të gjithë ata. Dhe nëse ka ndonjë tjetër, ne jemi në ndjekje për ta parë, por jam krenar për lojtarët në këtë moment”.

“E kam dëgjuar diku diçka të tillë, por e bukura e futbollit është se zgjat 90 minuta dhe këtë e kam e mësuar shumë vite më përpara me eksperiencë. Janë dy ndeshje të vështira ku duhet të futemi shumë fort në fushë, të bëjmë më të mirën e mundshme dhe futbolli do të flas vetë. Unë jam i lumtur me lojtarët që kam përzgjedhur dhe do të punojmë fort. E kam parë atë që ka ndodhur vite më përpara dhe nuk shqetësohem sepse do t’i përgatisim lojtarët për të luajtur futboll 90 minuta dhe do të bëhet diferenca. E bukura e kësaj Kombëtare është se kemi lojtarë nga të gjitha anët e botës dhe kemi një lojtar shqiptar në Argjentinë. Unë besoj që lojtarët më të mirë në qarkullim janë këta 27 që ne kemi përzgjedhur, sigurisht që ne kemi parë edhe lojtarë të tjerë, kemi listë prej 15-20 lojtarësh që nuk janë grumbulluar por i vëzhgojmë vazhdimisht, por jam i kënaqur me ata që kemi grumbulluar.

Shpendi? “Futbolli nuk bëhet vetëm brenda 24 orëve, pra nëse është duke performuar mirë momentalisht duhet futur në lojë, sa më shumë që një lojtar që grumbullohet dhe përgjigjet në fushë, aq më shumë shanse ka që të thirret prapë. Unë besoj te një ekip që ka bazë dhe që mund të rritet dhe të shtojë 3 ose 4 elementë. Nuk besoj në 10 ndryshime për çdo grumbullim, por te një grup që jep më të mirën”.

A do të luajë Asllani me Interin në finale? “Edhe si Federatë jemi krenarë me lojtarin dhe shumë të tjerë që bëjnë një rrugëtim shumë të bukur. Mua më kujtohet që si lojtar është pjesa më e bukur si karrierë, si trajner është e mirë. E kam zgjedhur si karrierë, por si lojtar kjo është një ndeshje e jashtëzakonshme, sipas meje më e mira në botë. Kam pasur fatin ta luaj një finale, ndoshta mund të luajë, fitojë, por unë flas për Asllanin shqiptar që përfaqëson Shqipërinë.

Jam shumë i lumtur për lojtarin, më pëlqen shumë, përtej cilësive teknike. Ai lufton për të bërë më mirë, ka ardhur këtu, ka bërë Ligën e Kampioneve më të mirë të mundshme, nuk ka humbur një stërvitje. Jemi krenarë për të, ndoshta uroj të shohim një ndeshje shumë të bukur që sipas meje është ndër më të bukurat në botë”.

Reparti te i cili ka më shumë shpresa? “Të gjithë. Duhet të jemi skuadër e fortë në mbrojtje dhe sulm, të dy fazat, nuk është e thjeshtë. Por kjo është, nuk është një sektor që e fiton ndeshjen, por të gjithë bashkë. Besoj se të 11 lojtarët mbrojnë e krijojnë lojën, të dy fazat janë të vështira. Mendojmë se jemi skuadër e ekuilibruar, punohet shumë, nuk është vendosja e një numri të caktuar sulmuesish apo mbrojtësish. Jam i kënaqur me këta 27 lojtarë, jam i sigurt që mund të ekuilibrojmë skuadrën, shkojmë në fushë dhe të lëmë gjithçka aty”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet