LIVE UPDATES
Sport

Dybala: “Numri 10 tek Roma do t'i mbetet Tottit, por kurrë mos thuaj kurrë!

Në një intervistë të fundit për DAZN, “La Joya” rrëfehet në 360 gradë rreth aventurës së tij me Romën.

26 Prill 2023, 17:50 Nga DOSJA

Dybala: “Numri 10 tek Roma do t'i mbetet Tottit, por kurrë mos

ITALI - Paulo Dybala mund të konsiderohet si goditja më e madhe e Romës këto vitet e fundit në merkato. Argjentinasi është përshtatur më së miri me verdhekuqtë dhe me golat vendimtar. Në një intervistë të fundit për DAZN, “La Joya” rrëfehet në 360 gradë rreth aventurës së tij me Romën.

Pritja e romanistëve - “Njerëzit këtu janë shumë të ngrohtë dhe kjo është diçka e pabesueshme. E kam ndjerë këtë nga dita e parë që shkela në Romë, të dëgjosh himnin e Romës para ndeshjeve është unike. Për mua është si të gjendesh para një vepre arti”.

Dybala: “Numri 10 tek Roma do t'i mbetet Tottit, por kurrë mos

Festimi “Dybala Mask” - “Historia e “Dybala Mask” lidhet edhe me Colosseon. Kur isha fëmijë shihja shumë filma në lidhje me qytetin e Romës, gladiatorët etj… E kam parë më shumë se 20 herë filmin “Gladiatori” dhe pas një momenti të vështirë në karrierën time duhej të rikthehesha, mendova menjëherë këtë festim që lidhet me gladiatorët. Njerëzve iu pëlqeu menjëherë dhe unë vijoj ta përdor”.

Dybala: “Numri 10 tek Roma do t'i mbetet Tottit, por kurrë mos

Zgjedhja e Romës - “Kur më telefonoi drejtori, Thiago Pinto dhe më tregoi për mundësinë e transferimit, në mendjen time erdhën menjëherë filmat rreth Romës, maska e gladiatorit dhe nuk u mendova dy herë”.

Pasioni për shahun - “Shahu më ndihmon shumë në lidhje me përqëndrimin dhe mendjen time. Kam luajtur që fëmijë me babain tim dhe sa më shumë luaja, aq më e vështirë bëhej për atë. Derisa në fund edhe unë nisa të fitoja”.

Abraham dhe CR7- “Abraham është një lojtar i ri, por me shumë eksperiencë. Ka fituar Champions League dhe në vitin e kaluar shënoi shumë gola me peshë për Romën. Ne të dy mund të bëjmë edhe më mirë së bashku, por jemi ende duke u njohur dhe shpresoj të bëjmë maksimumin në ndeshjet e fundit të sezonit. Duam t’i dhurojmë Romës golat që nevojiten për t’u kualifikuar në Champions.

Nga ana tjetër me Ronaldon ishin tre vite të bukura te Juventus. Skuadra ishte e fortë dhe Ronaldo na jepte edhe diçka më shumë, por në Argjentinë ndjehet shumë dueli Messi-Ronaldo. Unë si fëmijë isha fans i Messit. Njëherë po udhëtonim në avion së bashku me Ronaldon, isha i ulur në fund ndërsa ai në fillim. Por, në një moment Ronaldo m’u afrua dhe nisëm të bisedonim. Folëm për gjithçka, por në një moment i tregova se si fëmijë e urreja. Nisëm të qeshnim dhe kemi pasur gjithnjë një raport të bukur”.

Dybala: “Numri 10 tek Roma do t'i mbetet Tottit, por kurrë mos

Mourinho - “Mourinho ka një imazh dhe fuqi të madh për të gjithë atë që përfaqëson në botën e futbollit. Jam i sigurt se do të ishte një shahist i zoti. Më telefonoi dy herë para se të transferohesha te Roma dhe ai di mirë se si të komunikojë dhe t’i prekë njerëzit. Pata menjëherë një ndjesi të veçantë dhe është e vështirë që në botën e futbollit të ndjesh diçka kaq të sinqertë. Kam një raport shumë të drejtpërdrejtë me të dhe flasim shumë, “përplasim” idetë. Është shumë i zoti për të përgatitur një ndeshje dhe në fushë ndodh pjesa më e madhe e atyre që ai thotë.

Dybala: “Numri 10 tek Roma do t'i mbetet Tottit, por kurrë mos

E njeh shumë mirë futbollin dhe këtë e provon fakti se ka fituar në të gjitha skuadrat që ka trajnuar. Mbaj mend në janar të vitit 2022, kur isha ende pjesë e Juventus në fitoren 3-4 ndaj Romës, Mourinho m’u afrua dhe më tha se isha një fenomen. Nuk më kishte ndodhur kurrë që një trajner kundërshtar të më fliste në këtë formë. Në kohën kur ishte trajner i Manchester United dhe u përball me Juventus, patëm një zënkë, por që mbeti në fushë”.

Fanella e Tottit me numrin 10 - “Numri 10 i Romës do të jetë gjithnjë i Francesco Tottit, ashtu si numri 10 i Juventus do të jetë gjithnjë i Alessandro Del Pieros. Tek Juventus ishte shoqëria që më kërkoi të vishja fanellën me numër 10 dhe për mua ishte një nder i jashtëzakonshëm. Te Roma? Kurrë mos thuaj kurrë! Sigurisht, do të ishte një përgjegjësi unike. Roli im në “shahun” e Romës? E sigurt është që Mbreti do të ishte Mourinho, ndërsa Mbretëreshë është e gjithë skuadra. Unë ndjehem ushtar”.

Penalltia në finalen e Botërorit - “Të jem i sinqertë isha shumë i ftohtë. E dija se ku do të godisja në momentin që lojtari i Francës para meje gaboi, shkova te pika e bardhë me siguri maksimale. Dhe, topi për fat të mirë shkoi në rrjetë”.

Dybala: “Numri 10 tek Roma do t'i mbetet Tottit, por kurrë mos

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë