LIVE UPDATES
Sport

Do të përfitojë ekonomia e Argjentinës pas fitores së titullit kampion bote?

Edhe para ndeshjes finale, Katari ka shënuar fitime të mëdha. Por çfarë ndodh me argjentinasit? A do të përfitojë ky vend nga fitimi i titullit të Kupës së Botës?

21 Dhjetor 2022, 09:34 Nga I.A
Do të përfitojë ekonomia e Argjentinës pas fitores së
tifozet argjentinas

ARGJENTINË- Kampionati Botëror 2022 në Katar përfundoi me një duel spektakolar mesArgjentinës dhe Francës. Vendi pritës, Katari, do të ndiejë trashëgiminë e këtij turneu për dekada, mendojnë ekspertët. Organizimi i kampionatit u vlerësua nga shumë të ftuar - përfshirë edhe ata nga Perëndimi, ku vendi u kritikua për mungesën e respektit për të drejtat e njeriut ose për gjendjen e punëtorëve atje.

Në të kaluarën, ekspertët kanë hulumtuar vazhdimisht efektet e organizimit të ngjarjeve të mëdha sportive (të tilla si Lojërat Olimpike ose Kampiponati Botëror në futboll) në ekonominë e vendit pritës. Në të njëjtën kohë, efektet e provuara ekonomike (dhe në fund të fundit fitimi) ishin më pak se sa pritej. Ndërsa efekti i vetë organizimit ishte afatshkurtër. Pak më pak studime i janë kushtuar sesi fitimi i Kampionatit Botëror ndikon në vendin prej nga vijnë kampionët e botës?

Rritje e prodhimit bruto

Pesë kombe të ndryshme kanë fituar titujt e ekipeve më të mira në shtatë kampionatet e fundit: Brazili (1994, 2002), Franca (1998, 2018), Italia (2006), Spanja (2010) dhe Gjermania (2014). Në gjashtë nga shtatë raste, vend i që ka fituar kampionatin ka shënuar një rritje më të lartë të GDP në vitin e turneut sesa në dy vitet e afërta.

Në vitin 1994, Brazili kishte një rritje ekonomike rekord prej 5.9 për qind. Një gjë e ngjashme ndodhi edhe në vitin 2002 - kur Brazili ishte më i mirë se Gjermania në finale. Ekonomia e Brazilit këtë vit është rritur me 3.1 për qind. Rritje dukshëm më e lartë e GDP se një vit më parë (1.4%) ose në vitin pas turneut (1.1%).

Në vitin 1998, Franca fitoi titullin e saj të parë kampion bote dhe ate si nikoqire. Ekonomia kombëtare atë vit u rrit me 3.6 përqind - dukshëm më shumë se në 1997 ose 1999. Por diçka më ndryshe ishte në vitin 2018, kur francezët fituan titullin e dytë të kampionatit botëror. Ekonomia franceze këtë vit shënoi rritje pak më të dobët (1.9%) sesa në vitin para kampionatit (2.3%).

Suksesi i Italisë në Kupën e Botës 2006 u shoqërua me një rritje të GDP-së prej 1.8 për qind, që do të thotë një rritje më e lartë se një vit më parë (0.8%) dhe një vit pas turneut në Gjermani (1.5%). "Efekti i Kampionatit Botëror" u ndje edhe në Gjermani në vitin 2014, kur ekonomia kombëtare u rrit me 2.2 për qind, që ishte dukshëm më e lartë se në vitin 2013 (0.4%) ose 2015 (1.5%).

Ndërsa në vitin 2010, spanjollët fituan titullin e parë të kampionatit botëror. Në atë vit, i cili u shënua nga një krizë e madhe ekonomike, ekonomia spanjolle u rrit me 0.2 për qind. Një vit para turneut, GDP-ja ra me -3.8 për qind, ndërsa një vit pas kampionatit shënoi rënie me -1.2%.

Efekti dhe krenaria kombëtare

A është vërtet një arsye për rritje ekonomike fitimi i titullit kampion bote apo është rastësi? Gjatë Kupës së Botës 2014, kolumnisti Allen St. John në revistën amerikane "Forbes" shkruante: "Në muajt pas fitimit të titullit të kampionatit botëror, duket se ka një rritje afatshkurtër të shkallës së produktivitetit. Mund të imagjinohet si një lloj 'rritje kombëtare e sheqerit' me një efekt afatshkurtër të energjisë, e cila më pas bie përsëri.

A është rritja e GDP-së shkak edhe për rritjen e konsumit të brendshëm, si rezultat i festimit të suksesit? Nuk ka shumë të dhëna për këtë, por përpara Kupës së Botës në vitin 2022, Universiteti i Surrey-t në Angli kreu një studim nga i cili del se rritja e GDP-së mbështetet kryesisht në rritjen e eksportit, e jo në rritjen e konsumit të brendshëm apo të investimeve.

"Kërkimet konfirmojnë tezën se suksesi në një nga garat sportive ndërkombëtare më prestigjioze dhe më të respektuara ka potencialin e ndikimit në ciklin e biznesit”, thotë autori i studimit, Marco Melo. Të dhënat për rritjen ekonomike u krahasuan me të dhënat nga ato vende që nuk e fituan turneun.

Kriza në Argjentinë

Një bum ekonomik do të ishte një bekim i vërtet për argjentinasit. Ky vend prej vitesh është në krizë të thellë ekonomike. Ndaj sukseset në terrenet sportive të paktën për pak kohë kanë larguar vëmendjen nga problemet në vend. Recesioni, inflacioni, zhvlerësimi i monedhës vendase - rreth 40 për qind e argjentinasve (një vend me rreth 45 milionë banorë) jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Kriza në Argjentinë është në fakt e një natyre të përhershme – dhe praktikisht zgjat që nga kolapsi i sistemit financiar në vitin 2001. Inflacioni pritet të arrijë në 100 për qind këtë vit, ndërkohë që borxhet vazhdojnë të rriten. Duke pasur parasysh problemet kaq të rënda në vend, është e vështirë të pritet që një triumf në shkretëtirën e Katarit të ketë ndonjë efekt tepër të rëndësishëm në GDP-në kombëtare.

Federata Argjentinase e Futbollit (AFA), e cila do të përfitojë nga bumi i shitjeve të mallrave sportive që mbajnë stemën e kampionit të ri botëror, ka arsye për të qenë e lumtur. Sipas të dhënave zyrtare, kërkesa për fanellën e Adidasit me numrin dhjetë të Lionel Messit ka "shpërthyer” bukvalisht. Meqë ra fjala, Adidasi është "absolutisht i kënaqur” me biznesin në kuadër të Kupës së Botës 2022. Qarkullimi që lidhet me Botërorin këtë vit mund të shkojë deri në 400 milionë euro. Pjesa më e madhe e qarkullimit deri tani është realizuar në tremujorin e katërt të këtij viti.

Marrë nga DW

kupa e botes

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale