19 Shkurt 2023, 17:41
Nga DOSJA
ANGLI - Manchester United ia del me sukses të marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League teksa mposhti në shtëpi me rezultatin e pastër 3-0, Leicester. Nën udhëheqjen e Marcus Rashford, “Djajtë e Kuq” duken të pandalshëm teksa miqtë nuk mundën t’i bënin ballë të besuarve të trajnerit Erik ten Hag. Edhe pse duhet theksuar se ishte Leicester që e nisi më mirë ndeshjen në Old Trafford duke detyruar portierin David De Gea të shpëtonte mrekullisht kuadratin e tij në të paktën dy raste.
Gjithsesi, vështirësia e minutave të para kaloi shpejt me Rashford që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 25-të pas një asisti fantastik të Bruno Fernandes. Në vijim, vendasit patën edhe një tjetër mundësi me Dalot ku sërish protagonist ishte Fernandes me pasimin e tij, por mbrojtësi gaboi nga fare pranë portës. Megjithatë, për të qetësuar tifozerinë mendoi sërish Marcus Rashford, i cili edhe pas konfirmimit nga VAR festoi golin e 14-të në Premier League dhe të 24-tërtin sezonal, duke regjistruar statistikat më të mira me Manchester United.
Sakaq, në minutën e 61-të, pati vend edhe për një gol të Jadon Sancho pas asistit të Fernandes duke “blinduar” kështu tre pikët. Pas kësaj fitoreje, United renditet në vendin e tretë të klasifikimit me 49 pikë, pesë pikë më pak se Arsenali kryesues. Nga ana tjetër, Leicester u rikthye te humbja pas dy fitoreve radhazi me “Dhelprat” që renditen në vend të 14-të me 24 pikë.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 Shkurt 2023, 17:38
POLONI - Shumë diskutime ka në Poloni për ndeshjen e parë debutuese të trajnerit Santos në shtëpi. Polakët do të pr...
Sport
19 Shkurt 2023, 17:30
SPANJE - Emri i Josep Contreras, një ish-drejtor i FC Barcelona që vdiq dhjetorin e kaluar, del gjithmonë e më tepër në skandali...
Sport
19 Shkurt 2023, 16:45
TURQI - Trupi i Christian Atsu, i cili vdiq nga tërmeti në Turqi, do të riatdhesohet në Ganë të dielën, tha ministria ...
Sport
19 Shkurt 2023, 16:16
FRANCE - Është një goditje e re për Neymar dhe për PSG-në. Gjatë një dueli me Benjamin André, braziliani p...
Sport
19 Shkurt 2023, 15:42
ANGLI - Rafaela Pimenta, agjentja e sulmuesit të Manchester City, Erling Haaland, ka zbuluar tarifën e transferimit të lojtarit.
“Erling H...
Sport
19 Shkurt 2023, 15:36
FRANCE - Lionel Messi i ka dhuruar fitoren në limit PSG, e cila mposhti 4-3 Lille. Argjentinasi realizoi golin e fitores në shtesë falë nj...
Sport
19 Shkurt 2023, 15:21
TIRANE - Tirana ka arritur të marrë një fitore në sekondat e fundit ndaj Kastriotit më një gol të Nikqit në minutë...
Sport
19 Shkurt 2023, 14:06
ARABI SAUDITE - Jeta e Georgina Rodríguez ndryshoi plotësisht kur takoi futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo shtatë vje...
Sport
19 Shkurt 2023, 13:24
ARABI SAUDITE - Sokol Cikalleshi po kalon një formë të mirë në Arabinë Saudite. Sulmuesi kavajas ka shënuar dy gola në p...
Sport
19 Shkurt 2023, 13:17
SERBI - Gjithçka shpërtheu nga emocionet në festën e Gjokoviçit... Tenisti më i mirë në botë, Novak Gjokovi&cce...