30 Dhjetor 2025, 18:45
Nga DOSJA

UKRAINE - Aleksandr Dolgopolov, ish-tenist ukrainas dhe dikur ishte numri 13 i botës, prej gati tre vitesh është pjesë e mbrojtjes së Ukrainës, në luftën kundër agresionit rus.
Në një intervistë të gjatë për revistën gjermane Der Spiegel, ai rrëfen se si ka ndryshuar rrënjësisht jeta e tij nga bota e sportit elitar në realitetin e luftës.
Dolgopolov, i cili në karrierën e tij kishte arritur deri çerekfinalen e Australian Open dhe kishte mposhtur dy herë Rafael Nadalin, e përfundoi karrierën sportive në vitin 2021 për shkak të një dëmtimi.
Vetëm disa muaj më pas, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, ai u kthye vullnetarisht në atdhe dhe iu bashkua ushtrisë. “Jeta ime sot është krejtësisht e kundërt nga ajo e një sportisti profesionist.
Ajo që më mungon më shumë është paqja e brendshme dhe një ditë pa lajme për vdekjen e fëmijëve, civilëve dhe shokëve e të afërmve”, thotë ai.
Ish-tenisti shërbeu si pilot dronësh, duke ndihmuar në mbledhjen e informacioneve nga terreni dhe koordinimin e veprimeve ushtarake. Ai pranon se ka qenë shpeshherë në rrezik dhe se lufta i ka ndryshuar plotësisht këndvështrimin për jetën.
“Problemet që kisha dikur në tenis sot më duken të parëndësishme. Sporti është vetëm lojë. Kur përballesh me humbjen e njerëzve pranë teje, gjithçka ndryshon”, shprehet Dolgopolov.
Ai thekson se përvoja nga sporti elitar e ka ndihmuar edhe në luftë, sidomos përqendrimi, reagimi i shpejtë dhe ruajtja e qetësisë në situata të vështira, aftësi që sipas tij, janë të domosdoshme si në tenis ashtu edhe në fushën e betejës.
Dolgopolov mbështet fuqishëm Ukrainën dhe shprehet skeptik ndaj ideve për uljen e moshës së rekrutimit, duke theksuar se vendit i duhen më shumë armë dhe trajnim më i mirë, jo sakrifikimi i brezit të ri. Sa i përket së ardhmes, ish-tenisti thotë se nuk bën më plane afatgjata.
“Që kur jam ushtar, jetoj nga dita në ditë. Aktualisht, dëshira ime e vetme është të mbijetoj”, përfundon ai.
B.T (Dosja.al)
Sport
30 Dhjetor 2025, 18:36
SERBI - Sulmi ndaj kikboksierit Giannis Tsoukalas pas një fitoreje në Serbi ishte i pabesueshëm. Shoku i tij i skuadrës Pavlos Kochliaridi...
Sport
30 Dhjetor 2025, 18:30
MEKSIKE - Autoritetet meksikane kanë sekuestruar një nga koleksionet më mbresëlënëse të motoçikletave private të...
Sport
30 Dhjetor 2025, 18:16
EMIRATET E BASHKUARA - Ballë për ballë. Njëri interviston tjetrin. Njëri bën pyetje. Tjetri tregon historinë e tij. Ata jan...
Sport
30 Dhjetor 2025, 18:00
Nasser Al-Khelaïfi dhe trajneri i PSG-së
FRANCE - PSG mund të marrë disa lajme shumë të mira këtë dim&eum...
Sport
30 Dhjetor 2025, 17:30
MAROK - Brahim Diaz po kalon një periudhë vendimtare në karrierën e tij. Ndërsa Kupa e Kombeve të Afrikës 2025 me...
Sport
30 Dhjetor 2025, 17:00
FRANCE - Një oficer policie përgjegjës për sigurinë e ekipit kombëtar francez është sanksionuar me pension të par...
Sport
30 Dhjetor 2025, 16:30
Aaron Briggs, i fotografuar me Niko Kovac kur ai punonte te Monaco, iu bashkua Liverpoolit një vit e gjysmë më parë
ANGLI - Lajmi u rap...
Sport
30 Dhjetor 2025, 16:00
ANGLI - Revista angleze FourFourTwo ka përditësuar renditjen e studimit të saj mbi 100 futbollistëve më të mirë të t&e...
Sport
30 Dhjetor 2025, 15:45
TIRANE - Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Tirana njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me 9 lojtarë. Dembel...
Sport
30 Dhjetor 2025, 15:30
ITALI - Christopher Nkunku mezi ka pasur kohë për ta pushtojë San Siron me një dopietë që tregoi se i ka kaluar krizat, nd&...