Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
“Nuk duhen fjalë, tani na duhen fakte. Unë kam besim absolut te lojtarët e mi dhe me Griezmann kemi më shumë zgjidhje”.

SPANJE - Atletico Madrid është gati të presë Interin për ndeshjen e dytë të 1/16-tës të Champions League (21:00). Dhe Diego Simeone shprehet në konferenën për shtyp para këtij takimi: "Nuk duhen fjalë, duhen fakte. Nesër (sot) do të luajmë një ndeshje të rëndësishme kundër një rivali që është ndër më të mirët në Evropë, - shpjegoi trajneri i ‘bardhekuqve’ në kuadër të ndeshjes së madhe.
Unë kam besim absolut te lojtarët e mi, dhe e di se do të bëjmë një ndeshje e mirë. Unë i kam idetë shumë të qarta, po e kuptoj atë që po ndodh me ne, - shtoi ai. - Ne humbëm 1-0 në Champions League kundër ekipit më të mirë për momentin dhe tani po kërkojmë hakmarrje. Futbolli padyshim nuk fal: kur bën një gabim, humbet, - vazhdoi ai. - Shpresojmë të jemi në gjendje të rritemi duke përfituar nga ajo që ndodhi në ndeshjen e parë."
"Kam besim te lojtarët, e di se çfarë duhet të bëjmë për t'u përballur me një rival të madh, - vazhdoi Simeone. - Çfarë do të ketë më shumë rëndësi? Përqendrimi. Kjo ndeshje kërkon përqendrim shumë të lartë, skuadra që ka më shumë do të fitojë kualifikimin. Nuk mund të shpjegoj se si do të luajmë, por do të nxjerrim një ekip konkurrues”,- vazhdoi trajneri i Atletico-s pa u futur shumë në zgjedhjet e formacionit.
"Grizmann? Rikthimi i tij na jep më shumë zgjidhje dhe mundësi nga pikëpamja taktike. Le të shpresojmë që ai të luajë lojën që dëshiron të luajë,- shtoi ai. Për sa i përket rezultatit të ndeshjes së parë, Cholo nuk bën asnjë dramë: "E vetmja gjë që ka rëndësi është ajo që do të ndodhë nesër (sot), është një ndeshje e drejtpërdrejtë duke filluar nga ai rezultat. Diferenca nuk është e madhe, por skuadra është ndër më të mirat në Evropë”.
Së fundi, një shaka për Lautaro: "Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, një nga më të mirët dhe këtë e ka demonstruar me klubin dhe me Argjentinën. Ai ka një trajner që është i përsosur për stilin e tij të lojës dhe sigurisht është ndër më të mirët në botë."
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Luis Enrique fokusohet te individët dhe bën një vlerësim të situatës. Gjatë konferencës për sh...
GJERMANI - Borussia Dortmund u bën apel tifozëve të saj. ‘Verdhezintë’ kanë qenë gjithmonë në gjendje...
ITALI - Napoli u eliminua nga Champions League në raundin e 16-të nga duart e Barcelonës dhe pa që shanset e tyre për të lu...
ANGLI - Mikel Arteta , trajneri i Arsenalit, komentoi për ‘TNT Sports’ kualifikimin në çerekfinale të Champio...
SPANJE - Protesta e Napolit në minutën e 5-të të pjesës së dytë të ndeshjes së kthimit të 1/16-ave...
ANGLI - Arsenal pati nevojë për goditjet e penalltive për të festuar kualifikimin në çerekfinalen e Champions League ndaj Portos...
SPANJE – Barcelona kualifikohet për në çerekfinale të Champions League pasi eliminoi Napolin duke e mundur edhe në ndeshjen e d...
SPANJE – Barcelona dhe Napoli po zhvillojnë ndeshjen e dytë mes tyre për kualifikimin në çerekfinalen e Champions League. Pas f...
SPANJE - Dani Alves u dënua para disa ditësh me katër vite e gjashtë muaj burg për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare ...
ITALI - Adrian Ismajli është padyshim një shtyllë kyçe për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Silvinjo. Mbrojtësi &ldq...