7 Shkurt 2025, 18:40
Nga DOSJA
SERBI - Imane Khelif është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për një fitore, por për një tjetër përjashtim. Kampionia olimpike e boksit, e cila u bë kryefjalë për sfidën e saj ndaj italianes Angela Carini , nuk do të mund të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Femrave të planifikuar në Nish (Serbi) nga data 8 deri më 16 mars, për shkak të vendimit të IBA-s (Shoqata Ndërkombëtare e Boksit) .
Federata Ndërkombëtare e ka bllokuar edhe një herë atleten algjeriane për shkak të niveleve tepër të larta të testosteronit dhe pranisë së kromozomeve XY në trupin e saj, aspekte që nuk e lejuan të kalonte testet e përshtatshmërisë të kërkuara nga IBA. "Imane Khelif nuk kualifikohet për Kampionatin tonë Botëror, ajo nuk i plotëson kriteret e pranimit. Rregulloret tona teknike përcaktojnë qartë kërkesat dhe kriteret për ngjarjen," shpjeguan organizatorët e Kampionatit Botëror "Ne kryejmë teste të përshtatshmërisë gjinore në mënyrë të rastësishme dhe do t'i bëjmë ato gjatë Kampionatit Botëror".
Kjo nuk është hera e parë për Khelifin, pasi IBA e kishte ndaluar tashmë të garonte në Kampionatin Botëror të 2024-ës, por IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë), që ka rregulla të ndryshme, e lejoi boksieren afrikane të konkurronte për medaljen e artë në kategorinë e peshave të lehta, duke mundur në finale kinezen Yang Liu. Një rezultat që konfirmoi tezën e hedhur nga Khelif, e cila gjithmonë ka pohuar se është grua dhe që tani e gjen veten edhe një herë të përjashtuar.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Shkurt 2025, 18:21
MEKSIKE - Pas muajsh të gjatë spekulimesh, përfshirë një dalje të mundshme në pension, Sergio Ramos ka një ekip të ...
Sport
7 Shkurt 2025, 18:04
KOLUMBI - Drejtësia kolumbiane e dënoi Marlon Brito Bolívarin me pesë vjet burg, pasi ai rrëfeu pjesëmarrjen e tij n&e...
Sport
7 Shkurt 2025, 17:43
SPANJE - Real Madrid është në rrugën për t'u bërë skuadra me më shumë penallti në favor të tyre në L...
Sport
7 Shkurt 2025, 17:05
SPANJE - Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të derbit kundër Atleticos. ...
Sport
7 Shkurt 2025, 16:56
ANGLI - Lajmet e fundit po bien shi nga Anglia. Mesfushori i Mançester Sitit, Rodri është përfshirë në skuadr&eum...
Sport
7 Shkurt 2025, 16:35
FRANCE - Për ndeshjen e tij të dytë në krye të Olympique Lyon, trajneri portugez Paulo Fonseca ka njoftuar synimin e tij për t&e...
Sport
7 Shkurt 2025, 16:17
MEKSIKE - Ardhja e Sergio Ramos në CF Monterrey dukej si një goditje paralajmëruese mbrëmë në Meksikë. Katër her&...
Sport
7 Shkurt 2025, 13:57
ANGLI - Kjo hipotezë do të ishte shfaqur pas disa festimeve që u zhvilluan javët e fundit. Gjatë suksesit të skuadrës së...
Sport
7 Shkurt 2025, 13:22
ZVICER - Ndërkohë që bota e futbollit sapo po përshtatet me formatin e ri të Champions League, me fazën e saj të ndeshje...
Sport
7 Shkurt 2025, 13:01
Kevin Danso u shit nga Lens te Tottenham për rreth 25 milionë euro
ZVICER - Klubet franceze kanë fituar më tepër gjatë periud...