Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kampioni botëror i peshave të rënda me pamje të ashpër, është një seks simbol për shumë femra. As CR7 dhe as Travis Kelce, nuk kanë mundur ta kalojnë boksierin në një anketim.

ANGLI - Tyson Fury është hapur për gjendjen e tij mendore, pas ndeshjes kundër Francis Ngannou, e cila nuk shkoi ashtu siç ai do të donte. E vërteta është se Gypsy King nuk ka qenë mjaft i fortë, megjithëse ka shpjeguar se po kalon një fazë me të cilën tashmë është mësuar.
"Unë kam gjithmonë dy javë depresion pas çdo lufte dhe jam gati ta kapërcej atë, thjesht për t'u rikthyer në realitet... E di kur mbaron, jam mësuar me të, ka ulje-ngritje. Çdo maksimum pasohet nga një minimum edhe më i madh",- tha ai në një deklaratë për “Boxing Social”.
“Monarku” i peshave të rënda ka disa arsye për të dalë në krye. Nga njëra anë, këtë javë u zyrtarizua ndeshje e tij kundër Oleksandr Usyk, e cila do të zhvillohet më 17 shkurt 2024 në Arabinë Saudite dhe nga e cila do të dalë një kampion absolut i kategorisë premierë, dhe nga ana tjetër, ai është zgjedhur si sportisti mashkull më seksi në botë.
Fakti është, se Gypsy King ka fituar një konkurs të mbajtur në faqen britanike “Illicitencounters.com”, e cila ofron takime për të martuarit. 2000 gra në Mbretërinë e Bashkuar vlerësuan 30 sportistët aktivë të profilit të lartë në një shkallë nga 1 deri në 10.
Tysin Fury mori një notë mesatare prej 9.3 dhe përfundoi si fitues i këtij konkursi unik. Në fakt, vendi i dytë ishte për një tjetër boksier, Anthony Joshua, një djalë me një trup statujë. Vendi i tretë shkoi për Travis Kelce, lojtar i NFL-së dhe partner i artistes Taylor Swift. “Top 5”-shja u mbyll nga Lewis Hamilton dhe Crisitiano Ronaldo. Dhjetë vendet e para u plotësuan nga Lionel Messi, Conor McGregor, Erling Haaland, Jack Grealish dhe Rory McIlroy.
Çuditërisht, në vendin e 13-të ishte vëllai i Tyson Furyt, Tommy, gjithashtu boksier, por me një pamje më pak të ashpër se kampioni i peshave të rënda. Kur Gypsy King-ut iu tha rezultati i këtij votimi gjatë konferencës për shtyp për ndeshjen kundër Usykut, ai u përqendrua te vëllai i tij dhe i dërgoi një mesazh live: "Nëse po shikon, je i shëmtuar, kopil".
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Real Madridi në këtë pushim ndërkombëtar duket i zymtë. Ndërsa pushimi dimëror është ende larg m...
NORVEGJI - Ky është lajmi që Pep Guardiola dhe Manchester City nuk do të donin të dëgjonin një javë para përballjes...
TIRANE - Të gjithë lojtarët festuan së bashku si të ‘çmendur’ për këtë arritje, por festimi që r...
ANGLI - Ndër “Toffees”, morali është në nivelin më të ulët. Evertonit iu hoqën 10 pikë në...
HOLANDE - Holanda kërkon vendin e saj në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani; Irlanda, nga ana tjetër, ka mundësinë t'...
ANGLI - Armando Broja i bashkohet festës kuqezi, edhe pse fizikisht nuk është në Moldavi me kombëtaren. Sulmuesi i Chelsea-t ka hedhu...
SHBA - Koha më e mirë në tre raundet e kualifikimeve këtë të shtunë në mëngjes, Charles Leclerc (Ferrari) mori &l...
ITALI - Mallkimi blu nga pika e bardhe vijon për Jorginhon: mesfushori i Arsenalit humbi penalltinë e dhënë për një prekje të...
ITALI - Rrëzimi i Christian Eriksen në fushë gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës në “Euro 2020&rd...
ANGLI - Manchester United duket i gatshëm të hyjë në një epokë të re pas 20 vitesh pushtet absolut nga familja Glaz...