Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bielsa u zemërua, pasi organi qeverisës i futbollit në Amerikën e Jugut, CONMEBOL, i cili organizon Copa America, hapi një hetim ndaj Uruguajit dhe e kritikoi atë për dështimin në mbrojtjen e familjeve.
SHBA - Trajneri i Uruguajit, Marcelo Bielsa, të premten mbrojti lojtarët e tij të përfshirë në një përplasje fiike me tifozët kolumbianë, pas gjysmëfinales së Copa America të së mërkurës, duke thënë se "kushdo do të kishte reaguar ashtu për të mbrojtur familjet e tyre”.
Pasi Kolumbia vulosi një fitore 1-0 në Charlotte të Karolinës së Veriut, lojtarët e Uruguajit, pas ndeshjes u ngjitën në tribuna, duke shkëmbyer goditje me tifozët kundërshtarë.
Uruguaji thotë se anëtarët e familjes së lojtarëve ishin sulmuar nga tifozët kolumbianë në tribuna. Bielsa u zemërua, pasi organi qeverisës i futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL, ka hapur një hetim ndaj Uruguajit dhe e kritikoi atë, si organizator të eventit, për dështimin në mbrojtjen e familjeve të futbollistëve.
“Ju e dini se e kujt është përgjegjësia që të mbrojë tifozët në tribuna. Ju duhet të më pyesni nëse lojtarët kanë marrë një falje nga ata që janë përgjegjës për ruajtjen e sigurisë”,- u tha gazetarëve të premten ish-trajneri i Leeds United. Ai ndërkohë u shpreh se nuk kishte frikë nga sanksionet e mundshme.
“Lojtarët reaguan siç do të kishte bërë çdo qenie njerëzore, nëse do të shihnin se nuk kishte shpëtim apo parandalim dhe ata po sulmonin gruan, nënën, një foshnjë”, tha trajneri Bielsa, i cili është argjentinas.
“Çfarë duhet të bëjnë ata?... Askush nuk dëshiron të shohë një reagim të dhunshëm, por ju duhet të shikoni se çfarë është një reagim si përgjigje.”
Shoqata e Futbollit të Uruguait (AUF) tha gjithashtu se kishte mungesë sigurie në tribuna që çoi në "një reagim të pajustifikuar, por të kuptueshëm njerëzisht" nga lojtarët.
“Kjo ngjarje u zhvillua në një kontekst në të cilin përqindja e tifozëve uruguajanë ishte shumë e vogël. Shumica prej tyre ishin familje dhe nuk kishte masa të mjaftueshme sigurie”, thuhet në një deklaratë të AUF.
“Duke pasur parasysh këto fakte, sjellja e lojtarëve ishte e pashmangshme dhe e natyrshme,”- tha ajo, duke shtuar megjithatë se “dënonte fuqishëm” agresionin e tyre.
CONMEBOL nuk iu përgjigj kërkesës për koment mbi akuzat për mungesë sigurie. Ajo është duke hetuar 11 lojtarë uruguajanë.
Ministri uruguajan i sportit Sebastian Bauza tha, se disa lojtarë do të humbasin të paktën dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës në shtator.
“Ne kemi lojtarë që, me siguri, do të dënohen për dy ndeshjet kualifikuese që kemi lënë këtë vit (kundër Paraguajit në Montevideo dhe larg ndaja Venezuelës),” tha Bauza për Canal 10 të Uruguajit. “Shpresojmë të jenë sa më pak ndeshje të jetë e mundur dhe sa më pak lojtarë të jetë e mundur.”
Uruguaji do të luajë sërish në stadiumin Charlotte's Bank of America për vendin e tretë në Copa America kundër Kanadasë të shtunën.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Vinicius Jr. dukej të ishte favorit për “Topin e Artë” 2024, por performanca e pakënaqshme e anësorit sulmues...
SHBA - Lionel Messi, kapiteni dhe lideri i padiskutueshëm i Argjentinës, është gati të luajë një tjetër finale me k...
TURQI - Besiktas njoftoi këtë të premte mbërritjen e Ciro Immobiles si përforcimi i ri për dy sezonet e ardhshme. Sulmuesi i Lazio...
ITALI - Sipas asaj që raportohet në edicionin e sotëm të “Tuttosport”, Armando Broja mund të bëhet sërish objekti...
BRAZIL - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, me protagonist një polic, që ka qëlluar me armë në këm...
GJERMANI - Spanja dhe Anglia do përballen të dielën në orën 21:00 në finalen e Euro 2024 në stadiumin e Berlinit, për t&...
FRANCE - Sipas “Le Parisien”, Gjykata Penale e komunës së Nanterre dënoi me 12 muaj burg ish-futbollistin e përfaqësueses s...
SPANJE - Trajneri gjerman tashmë ka përveshur mëngët, pasi “blaugranët” kanë nisur përgatitjet prej disa ditë...
AFRIKA E JUGUT - Jacques Freitag, ish-kampion botëror i kërcimit së larti në Botërorin të Atletikës në Paris 2003, u gje...
POLONI - Shtypi polak raporton këtë të premte, se Lewandowski akuzohet për mashtrim në marrjen e dy diplomave master. Sipas ...