15 Janar 2023, 14:27
Nga DOSJA
SHKODER - Bekim Balaj vendosi të rikthehet në Superiore dhe pikërisht te Vllaznia e tij, ku u rrit si futbollist, teksa këtë të shtunë firmosi një kontratë 3-vjeçare me kuqeblutë.
Sulmuesi 32-vjeçar i Kombëtares Shqiptare pati oferta të shumta, por në fund zgjodhi Vllazninë, teksa në mbrëmje ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” në SuperSport, ku komentoi vendimin për t’u bashkuar me kuqeblutë dhe shpalosi objektivat.
Si është të rikthehesh në shtëpi pas shumë vitesh?
Me Vllazninë kam një lidhje shumë të fortë, fillimisht si tifoz dhe më pas kam patur fatin edhe të luaj si futbollist, ndaj jam shumë i lumtur që rikthehem për të veshur fanellën kuqeblu.
Është folur për interesin e shumë skuadrave ndaj jush. Çfarë ju bindi të zgjidhnit Vllazninë?
Është kohë merkatoje dhe interesi është normal, megjithatë jo të gjitha lajmet e dala në media kanë qenë të vërteta. Megjithatë zgjidhja nuk ka qenë shumë e vështirë, pasi Vllaznia është edhe çështje zemre, më shumë sesa ekonomike.
Vllaznia është në garë për titullin dhe tani me Balajn rriten më shumë pritshmëritë. E ndjeni këtë lloj presioni?
Presioni në Shkodër është shumë i madh gjithmonë, sepse sapo del nga shtëpia, të gjithë njerëzit që takon, të flasin dhe të pyesin për futbollin. Sigurisht që presioni është gjithmonë i pranishëm te një sportist dhe të ndihmon të punosh më shumë. Megjithatë mendoj se presioni i madh, e bën edhe më të bukur suksesin te Vllaznia. Unë jam këtu për të ndihmuar skuadrën të arrijë objektivat dhe për fat të mirë nuk jam thjesht për të mbyllur karrierën.
Të gjithë duan të luajnë jashtë, ndërsa ju ktheheni, por na thoni se nuk jeni këtu për të mbyllur karrierën…
Unë nuk jam kundër mbylljes së karrierës te Vllaznia, por pasi të kem luajtur disa vite të mira. Jam 32 vjeç dhe ndihem në formë shumë të mirë, ndaj mendoj se kam ende shumë për të dhënë.
A mendoni se kthimi në Superiore do të penalizojë rrugëtimin tuaj në Kombëtare?
Kombëtarja ka qenë ëndrra ime, të cilën e kam bërë realitet, pasi kam rreth 50 ndeshje, megjithatë zgjedhjet i bëjnë gjithmonë trajnerët. Unë kam detyrë të stërvitem dhe të ruaj një formë sa më të mirë, për të qenë gati. Nuk e shoh si penalizim, pasi vitet e fundit ka pasur thuajse gjithmonë lojtarë nga Superiorja në grumbullim.
A është gati Balaj të luajë në ndeshjen e radhës ndaj Laçit?
Ndeshjen e fundit e kam luajtur më 25 dhjetor dhe më pas jam stërvitur në mënyrë individuale. Mendoj se jam mirë fizikisht, megjithatë do të vihem në dispozicion të trajnerit dhe atij i takon vendimi.
Si e shihni Superioren krahasuar me si e keni lënë? Kush janë rivalët e Vllaznisë?
Këtë sezon shoh që ka shumë konkurrencë, pasi po bëjnë mirë edhe skuadrat e vogla. Mendoj se Vllaznia, Tirana dhe Partizani do të garojnë deri në fund për titullin. Duhet të punojmë shumë që të arrijmë të paktën Europën.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 Janar 2023, 14:16
ANGLI - Gjyqtari Sam Purkiss duhej të dilte me barelë gjatë fitores së Swindon ndaj Grimsby në Ligën e Dytë.
Purkiss u god...
Sport
15 Janar 2023, 14:07
ARGJENTINE - Hernan Crespo dikur ishte një nga sulmuesit më produktivë në Evropë. Argjentinasi kohët e fundit pranoi se jeta e tij...
Sport
15 Janar 2023, 14:00
SPANJE - Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, zbuloi sekretin e suksesit të Lionel Messit dhe njëkohësisht vlerësoi lojtarin e skuadr&e...
Sport
15 Janar 2023, 13:55
SPANJE - Robert Lewandowski u transferua te Barcelona, pasi u refuzua nga Real Madrid. Sipas Relevo, verën e kaluar sulmuesi e kuptoi se donte një...
Sport
15 Janar 2023, 13:40
SPANJE - Në fund të majit 1982, Spanja sportive po fliste për pak më shumë se për premierën e afërt të Ku...
Sport
15 Janar 2023, 13:23
SPANJE - Kënga e re e Shakirës, në të cilën ajo kritikon hapur ish-bashkëshortin e saj Gerard Piqué, gjeneroi një t&...
Sport
15 Janar 2023, 13:13
ARABI SAUDITE - Pas zyrtarizimit të transferimit të Cristiano Ronaldos te Al-Nassr, ka pasur raporte të ndryshme që zbulojnë aspekte t&...
Sport
15 Janar 2023, 12:42
ANGLI - Ish-kapiteni i njohur i Liverpool, mesfushori Steven Gerrard mund të fillojë një aventurë të re, pasi ai është nj&eum...
Sport
15 Janar 2023, 12:18
SPANJE - Barcelona ka propozuar një marrëveshje shkëmbimi, ku ata do t’i ofroni Interit mesfushorin Franck Kessie, në këmbim t&...
Sport
15 Janar 2023, 11:16
FRANCE - Gazetari Gastón Edul i TyC Sports raportoi të shtunën, se Messi ka rënë dakord verbalisht me Paris Saint-Germain për ...