LIVE UPDATES
Sport

"Euro 2024"/ Arbër Hoxha, tejet ambicioz: “Spanja është e jashtëzakonshme, por ne duam të kualifikohemi”...

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet intensive në SportCentrum Kaiserau për ndeshjen e fundit dhe vendimtare në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës.

21 Qershor 2024, 14:51 Nga DOSJA
"Euro 2024"/ Arbër Hoxha, tejet ambicioz: “Spanja

GJERMANI - Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, doli këtë të premte në një konferencë për mediat nga kampi bazë i kuqezinjve në Kaiserau në Kamen. Futbollisti kuqezi tha se është gjithmonë i gatshëm për të dhënë maksimumin për Kombëtaren dhe theksoi se ndaj Spanjës ekipi do të futet në fushë vetëm për fitore.

Europiani i Arbër Hoxhës? “Aq sa kam minuta jam munduar të jap maksimumin për Kombëtaren. Në ndeshjen e dytë bëmë më mirë se në ndeshjen e parë. Me Kroacinë u futëm ndryshe në fushë, shënuam gol pastaj pësuam dy, por ne nuk u dorëzuam dhe realizuam sërish dhe barazuam. E kemi harruar ndeshjen me Kroacinë dhe jemi të fokusuar vetëm te Spanja. Besoj që do të arrijmë fitoren”.

Me cilën skuadër je tifoz dhe si e shikon Spanjën? “Me Realin e Madridit. Spanja ka një skuadër të jashtëzakonshme, bëri një ndeshje të shkëlqyer me Italinë. Në duhet të kemi një qasje të mirë në ndeshjen e radhës dhe të tentojmë fitoren. Shpresoj që të kualifikohemi. Na duhet vetëm fitorja për të kaluar më tej”.

Ndeshja me Spanjën, sa gjasa kemi të fitojmë? “Duke marrë parasysh se kemi luajtur shumë mirë në ndeshjen e fundit me Kroacinë, besoj do të futemi në fushë për të fituar, sepse vetëm ai rezultat na kualifikon”.

Pate impakt pozitiv sapo u fute në fushë ndaj Kroacisë? “Tifozët në stadium janë shtysë e madhe dhe secili lojtar kishte motiv shtesë. Synimi ishte të ndihmoja shokët e ekipit. Arritëm të shënonim golin e dytë dhe patëm mundësi të shënonim edhe të tretin”.

Keni folur me shokët e skuadrës pas ndeshjes? “Po normal. Kam dy shokë te Dinamo e Zagrebit, Baturina dhe Petkovic. Fola me ta pas ndeshjes dhe më uruan për paraqitjen time të mire”.

A mendoni se do të keni përballë skuadrën që luan futbollin më të bukur në botë? “Spanja është një nga ekipet më të mira të Europianit, ka luajtur shumë mirë në dy ndeshjet e para kundër Kroacisë dhe Italisë. Duhet të përgatitemi sa më mirë për këtë sfidë të rëndësishme”.

Keni dhënë një pasim në ndeshjen e Dinamos së Zagrebit ndaj Betisit, e mbani mend? “E mbaj mend shumë mirë. Ishte një ndeshje shumë e bukur ndaj Betisit dhe ne u kualifikuam në raundin tjetër”.

Kush është lojtari më i mirë i Spanjës? “Janë shumë, një ndër më të mirët është Rodri, mund të përmend edhe Williams, anësor i majtë”.

A je gati për një vend titullar ndaj Spanjës? “Sa i përket formacionit titullar e vendos trajneri, por sado minuta të marr, do të bëj maksimumin”.

Çfarë duhet të bëjmë ndaj Spanjës për të marrë një rezultat pozitiv? “Duhet të futemi në fushë dhe të japim 100% maksimumin. Spanja është një ekipi që luan me topin dhe e posedon shumë mirë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të shfrytëzojmë rastet që do të krijojmë. Nga ndeshja në ndeshje ne jemi paraqitur më mirë. Besoj që në ndeshjen me Kroacinë kemi luajtur më mirë se me Italinë. Kemi sulmuar dhe krijuar më shumë”.

E mendoje një rritje kaq të madhe në një periudhë të shkurtër? “Në janar jam transferuar te Dinamo dhe kam pasur progres nga dita në ditë, kam pasur rritje. Në mars erdha në Kombëtare dhe për mua ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme. Europiani është qershia mbi tortë”.

Transferim në një ekip më të madh? “Nuk është se e kam menduar shumë këtë pjesë. Kam vetëm 6 muaj që jam te Dinamo Zagreb dhe jam i fokusuar aty. Tani kemi ndeshjet play-off për Champions League. 1 ndeshje na dërgon në grupet e Champions League, gjithashtu kemi të siguruar Europa League. Momentalisht jam i fokusuar te klubi ku jam dhe në Kombëtare. Dua të vazhdojë kështu”.

Rezultati kundër Spanjës? “Dua vetëm tre pikët, nuk ka rëndësi rezultati. Kroacinë e preferoj të kualifikohet para Italisë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet