LIVE UPDATES
Sport

Antonia Conte vlerëson kuqezinjtë: “Sylvinho po bën një punë shumë të mirë. Shqipëria do ketë një të ardhme të ndritur”

Trajneri i njohur italian, Antonio Conte flet për punën që po bën me Napolin, por ka folur edhe për futbollin shqiptar

30 Korrik 2024, 15:50 Nga DOSJA
Antonia Conte vlerëson kuqezinjtë: “Sylvinho po bën

ITALI - Antonio Conte ishte një ndër trajnerët më të lakmuar në merkaton e kësaj vere, pas një periudhe të gjatë pushimi, që bëri pas largimit nga Tottenham.

Pas një gare me Milanin, ishte De Laurentis i Napolit që arriti të ishte më konkret për të përfituar nga shërbimet e një prej trajnerëve më të mirë italianë, për të ringritur skuadrën e tij, pas një viti që nuk e mbylli aspak të mirë.

Një ndër testet e Napolit ishte edhe takimi miqësor përballë Egnatias fundjavën e shkuar, për të cilin Antonio Conte, tregon ekskluzivisht për Top Channel punën që po bën me Napolin, por edhe për jehonën e lojtarëve shqiptarë dhe Kombëtares sonë në arenën europiane të futbollit.

“Ishte një ndeshje stërvitore dhe një test i vlefshëm, kundë një skuadre të organizuar mirë dhe që është kampionia e Shqipërisë në fuqi, dhe le të themi që për ne ishte një test I mirë”.

Po si po shkojnë përgatitjet tek Napoli në këtë erë të re, ku në bazë të parashikimeve, përflitet të jetë skuadra e dytë ose e tretë pretendente për titullin e Serisë A.

"Le të themi që jemi ende në fazë përgatitore dhe po i afrohemi formës që na duhet. Ky është një moment përgatitjesh dhe ne po punojmë shumë nga ana fizike kryesisht, por edhe nga nga fizike dhe taktike sepse, sidoqoftë, na duhet që të njihemi me skuadrën dhe na duhet të zhvillojmë idetë që po provojmë dhe në çdo seancë stërvitore. Më pas ia vlen të themi se sa më shumë teste bëjmë më tepër përmirësime kemi dhe ky test i fundit me ishte i mirë përballë një skuadre vërtetë shumë të mirë”.

Dhe në kohët e sotme, të jesh një juventin në Napoli nuk është aspak e thjeshtë edhe si turist, jo më pjesë e ambientit të futbollit, apo në krye të skuadrës napoletane?

“Ne që jemi trajnerë të nivelit profesionist dhe në rastin tim, unë kam patur kënaqësinë dhe fatin që të drejtoj jo vetëm Juventusin, që është një skuadër e madhe në Itali, ashtu si edhe Interi, pa harruar këtu karrierën time të mëparshme, pasi kam drejtuar edhe Barin apo Sienën, më pas eksperiencat tek Chelsea dhe Tottenham dhe tani më erdhi kjo mundësi. Le të themi që kam shumë punë për të bërë, sepse viti i shkuar ka qenë i dështuar nga të gjitha këndvështrimet dhe njerëzit e dijnë shumë mirë që mua më thërrasin gjithmonë për të rikonstruktuar. Unë mendoj se po ndërtojmë diçka të rëndësishme pas një viti për t'u harruar si ai i vitit të shkuar”.

Në Euro 2016-të kur Shqipëria mori pjesë për herë të parë në finalet e një Europian, Conte drejtonte Italinë, ndërsa këtë herë, në Euro 2024 e ndoqi Italinë si tifoz, duke filluar që nga debutimi i Axurrëve përballë Shqipërisë.

“Patjetër që e kam parë ndeshjen e Europianit, pashë edhe Shqipërinë dhe mund të them që Sylvinho po bën një punë shumë të mirë, arriti ta çojë skuadrën në finalet e Europianit, një gjë shumë e bukur. Futbollistët shqiptarë janë gjithmonë në rritje të dukshme dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse t'ju heq kapelen për punën që po bëhet në futbollin tuaj. Shoh që Shqipëria do të ketë një të ardhme të ndritur. Të gjithë e dimë që mes Italisë dhe Shqipërisë ka patur dhe ka gjithmonë një raport shumë të mirë, ka një lidhje që më vjen vërtet shumë mirë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje