LIVE UPDATES
Sport

“Ai më shikonte si një karamele për t’u përtypur!” Agjentja franceze akuzon për ngacmim seksual presidentin e Federatës…

Sonia Souid raporton një takim "poshtërues" në apartamentin e Le Graët dhe mesazhe të përsëritura gjatë katër viteve: "Ai më shihte vetëm si dy gjinj dhe një prapanicë"

10 Janar 2023, 10:54 Nga DOSJA

“Ai më shikonte si një karamele për t’u

FRANCE - Agjentja e lojtarëve Sonia Souid, 37 vjeç, ka akuzuar presidentin e Federatës Franceze të Futbollit (FFF) Noël Le Graët për ngacmim seksual. Në një intervistë për kanalin “BFM TV” të parashikuar për këtë të hënë, biznesmenja tha se lideri i futbollit francez “e ka parë atë si dy gjokse dhe një prapanicë”, teksa fliste një takim të mbajtur në vitin 2014 në banesën e presidentit, si dhe disa mesazhe këmbëngulëse për katër vjet për takime të tjera.

“Unë në atë kohë isha 28 vjeç. Ai ishte 72. Ai duhet të kishte respekt. Ai kurrë nuk më shikonte si agjente, por si një karamele për t’u përtypur. Të flas më vulgarisht, më shihte si dy gjinj dhe një prapanicë”, - tha biznesmenia.

Suid tha se i dërgoi email Le Graët në 2013 në një përpjekje për të zhvilluar futbollin francez të femrave përmes FFF. Ajo tha se ishte e befasuar kur mori një përgjigje rreth dy ose tre orë më vonë, në të cilën presidenti shpjegoi se ishte me pushime në Martinique, por premtoi të rifillonte kontaktet. Më vonë ata u takuan në një restorant në Paris dhe biseduan për një kohë të shkurtër.

Në një telefonatë në vitin 2014, sipas Suid, Le Graët e lavdëroi atë dhe e ftoi në apartamentin e tij në Paris. Të dy folën me telefon edhe në raste të tjera, kryesisht për agjenten, që ka punuar për të vënë trajneren Helena Costa në krye të skuadrës së femrave të Clermont. Në fund të atij viti, biznesmenia pretendon se presidenti e ka thirrur përsëri në banesën e tij, duke i shpjeguar se ishte më komode dhe konfidenciale. Ajo vendosi të shkojë, e kënaqur nga mundësia për të shkëmbyer ide për futbollin e femrave me presidentin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sonia Souid (@soniasouid)

Megjithatë, euforia u shua shpejt. Suid thotë se ajo u befasua pas mbërritjes kur pa dy gota shampanjë tashmë të mbushura. E dyshimtë, ajo mbajti distancë dhe tha se po priste sekretaren e përgjithshme të atëhershme të FFF-së, Brigitte Henriques, por u informua nga Le Graët se nuk do të vinte. Presidenti i kishte thënë gjithashtu, se "nëse do të ishin kaq afër, ai do të ishte në gjendje të materializonte idealet e saj". Pikërisht atëherë ajo gjeti një justifikim për t'u larguar, e bindur se presidenti po përpiqej ta tërhiqte në shtrat.

“Unë jam një nga femrat (agjentet) e rralla, përpiqem të provoj veten. Dhe pavarësisht kësaj, kuptova se, çdo orë, e vetmja gjë që i interesonte, ishin dy gjokset e mia dhe prapanica ime. Kjo është dhunë, më ka lënduar. Është poshtëruese,”- ka thënë Suid.

Suid raportoi se nga viti 2013 deri në vitin 2017, Le Graët i dërgoi asaj mesazh që të shiheshin dhe se i mungonte. Të dy nuk e panë më njëri-tjetrin, sipas biznesmenes.

Kjo është një tjetër akuzë që përfshin Le Graët ditët e fundit. Të dielën e kaluar,  presidenti i FFF-së fyeu Zidanin, duke thënë se ai “nuk do të kishte folur as në telefon me të”, nëse do të kishte pasur ndonjë përpjekje për të kontaktuar me të për të marrë kombëtaren franceze. Deklarata pati pasoja negative, kryesisht me kritika nga lojtarët dhe personalitetet e sportit francez dhe presidenti kërkoi falje për “komentet e sikletshme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë