LIVE UPDATES
Sport

Agim Ademi: “Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi? S'më pëlqeu, por as ne nuk jemi gati për të bashkëpunuar!”

Rivalët e “Dardanëve” janë Qipro, Lituania dhe Rumania, por Ademi ka thënë se përgatitjet e duhura dhe forma e mirë e lojtarëve të Kosovës nëpër klubet e tyre tregojnë se Kosova është një hapa para rivalëve të grupit.

24 Gusht 2024, 19:00 Nga DOSJA
Agim Ademi: “Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi? S'më

KOSOVE - Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se Kosova është kombëtarja favorite në grupin e Ligës së Kombeve që nis në muajin shtator.

Rivalët e “Dardanëve” janë Qipro, Lituania dhe Rumania, por Ademi ka thënë se përgatitjet e duhura dhe forma e mirë e lojtarëve të Kosovës nëpër klubet e tyre tregojnë se Kosova është një hapa para rivalëve të grupit.

“Nëse i shohim përgatitjet e tashmë dhe formën e futbollistëve tanë, me trajnerin e ri Foda, me prurjet e reja sigurisht që jemi më të fortë dhe do të jemi më të fortë. Synimi ynë është, prapë se prapë tashmë nuk mund të flasim për zhvillim dhe nuk ka duhet zhvillim për ekipin kombëtar sepse dihet çfarë lojtarë kemi, ku luajnë në cilat liga dhe mendoj që tani ne na duhet kualifikimi dhe gjithmonë synim e kemi kualifikimin dhe sigurisht që do të shkojmë prapë për kualifikim sepse mendoj që edhe në këtë grup që e kemi prapë e mendoj unë dhe janë të gjitha analizat që ne jemi ekipi favorit”, theksoi Ademi.

Madje, i pari i FFK-së konsideron se zhvillimi i futbollit në Kosovë është në rrugën e duhur dhe premton se brenda dy viteve këtij sporti nuk do t’i mungojë asgjë, e as infrastruktura.

“Ne po i bëjmë të gjitha paradispozitat për të qenë një prej federatave më moderne dhe si federatë e vogël që jemi e kemi edhe shumë më të lehtë çështjen e infrastrukturës ta bëjmë dhe mendoj që futbolli i Kosovës edhe rreth dy viteve do t’i heq mund të them të gjitha dilemat për futbollin dhe do t’i ketë mjetet e nevojshme dhe resurset e nevojshme për t’u zhvilluar deri në maksimum sepse e ka edukimin, infrastrukturën bazike, projektet dhe programet e tilla…

Mund të them lirisht që për dy vite Kosova do t’i ketë edhe stadiumet në të gjitha nivelet që nuk do të diskutohet më kjo pjesa e kemi apo nuk e kemi atë”, shtoi Ademi.

Në vazhdën e infrastrukturës, Kosovë vazhdon t’i mungojë një stadium kombëtar, por Ademi thotë se lokacioni tashmë mund të jetë caktuar, por për këtë çështje, ai ka thënë për KosovaPress, se duhet të flasë Ministria e Sportit.

“Nuk kam më shumë njoftime se sa ju që e keni këtë, por uroj që të bëhet sa më shpejtë, ku do që të bëhet, vetëm le të bëhet. Unë mendoj që është i caktuar vendi ose lista, është çështje e ministrisë, por kur ata të na thirrini nëse iu duhemi diçka në aspektin e futbollit, sigurisht që jemi të gatshëm për të bashkëpunuar”, theksoi Ademi.

Pak muaj më parë, bujë të madhe bëri lajmi i bashkëpunimit të Federatës së Futbollit të Shqipërisë me atë të Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian Euro 2027 për U21, por Ademi ka pranuar se ky lajm nuk i ka pëlqyer aspak, por që është vendim i FSHF-së.

“A më ka pëlqyer? Ok, e kam thënë dhe nuk më ka pëlqyer. Është çështje e federatës së tyre që i ka politikat e veta, madje Duka është edhe i UEFA-së edhe sigurisht që i di ai arsyet pse. Realisht në Kosovë nuk ka mundur të bëhet sepse nuk i kemi ato stadiume, nëse themi që do t’i bënim deri në atë vit, nuk mund të themi sepse kur të konkurrosh duhet t’i kesh asetet dhe resurset gati…

Kosova hyn në ato gara gjithsesi, por atë duhet ta mendoj UEFA sepse nuk ka faj Kosova a do apo nuk do Serbia, ne i dimë raportet që i kemi. Kosova dihet që e kemi me shkrim që nuk luajmë me Serbinë dhe me disa shtete të tjera”, deklaroi Ademi.

I pari i FFK-së në fund bëri të ditur se në muajin mars të vitit të ardhshëm në Kosovë do të mbahet një prej ngjarjeve më të mëdha të UEFA-së në Kosovë që është Komiteti i Hat-trick-ut, komitet i cili është i një rëndësie të veçantë që mbledh rreth 70 përfaqësues të UEFA-së dhe do të jetë mundësi e mirë për të shfaqur imazhin e futbollit të Kosovës, por edhe mundësi për përfitimin e projekteve të reja për futbollin e Kosovës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet