LIVE UPDATES
Sport

ABISSNET SUPERIORE/ Mezani te Laçi dhe Martini te Teuta, startojnë me fitore! Trajneri Dobi largohet nga Kukësi…

Drejtuesit e klubit të Kukësit kanë nxituar dhe në vend të Enkelejd Dobit, kanë emëruar trajnerin Rrahman Hallaçi për të drejtuar skuadrën verilindore deri në fund të sezonit. Sapas edhe trajneri Bellaji i Bylisit do të bisedojë me drejtuesit e klubit ballshiot për vazhdimësinë e skuadrës

11 Dhjetor 2022, 16:34 Nga DOSJA

ABISSNET SUPERIORE/ Mezani te Laçi dhe Martini te Teuta, startojnë

TIRANE - Eshtë rikthyer me ngjarje interesante dhe të papritura Kampionati i 84-t i Abissnet Superiores. Në mesditën e së shtunës janë luajtur dy sfida për javën e 13-të, ku në të dyja kanë fituar skuadrat mike, në pankinat e të cilave edhe kanë debutuar me sukses dy trajnerë që kanë patur edhe ndeshje premiera.

Kështu, pas katër ndeshjesh me rezultate jo bindëse, Edi Martini ka debutuar me fitoren 1-0 në pankinën e Teutës, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Kukës Arena” përballë skuadrës verilindore. Lorenco Vila, në minutën e 61-të ishte autori i golit të fitores për “Djemtë e Detit”.

Me këtë sukses, gjithsesi Teuta mban ende vendin e fundit në tabelën e renditjes me 11 pikë, ndërkohë që skuadra e Kukësi ndodhet sërish në vendin tetë me 12 pikë. Pas ndeshjes, trajneri i verilindorëve, Enkeleid Dobi, ka deklaruar dorëheqjen nga detyra e tij si trajner i Kukësit.

“Mendoj që kultura e edukata nuk më lejon të vazhdoj diçka që nuk jep efekte. I falënderoj nga zemra të gjithë që më dhanë një mundësi, shpresoj të kthehet në rrugën e duhur dhe vendin e duhur. Ndaj unë sot i bëra të qartë ekipit që jap dorëheqjen për të mirën e klubit,”- ka deklaruar ai pas ndeshjes në Oversport.

ABISSNET SUPERIORE/ Mezani te Laçi dhe Martini te Teuta, startojnë
Ish-trajneri i Kukësit, Enkelejd Dobi

Me një fitore 3-pikëshe ka startuar premierën e tij edhe Gentian Mezani në pankinën e Laçit. Skuadra kurbinase ka fituar me shifrat 1-0 në transfertë ndaj Bylisit, në një sfidë që padyshim do të shoqërohet me polemika në javën e 13-të në Kategorinë Superiore.

Ballshiotët kërkuan me ngulm golin, por u goditën në momentin më të mirë të tyre në pjesën e parë nga Adeleke në minutën e 40-të, i cili shënoi edhe golin e vetëm të takimit. Ballshiotët provuan ta mposhtnin Dajsinanin, por pa sukses, ndërkohë që kishte vazhdimisht protesta për gjykimin e Xhajës dhe ndihmësve të tij.

Pas këtij rezultati, Laçi pozicionohet në vendin e gjashtë me 17 pikë, ndërsa Bylis renditet në vend të nëntë me 12 pikë. Trajneri i ballshiotëve Arjan Bellaji ka paralajmëruar largimin e tij, duke u shprehur se do të kontaktojë me drejtuesit e klubit për vazhdimësinë e skuadrës.

B.T (Dosja.al)  

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait