LIVE UPDATES
Sport

Abilaliaj flet si trajneri i ri i Partizanit: “Që nga dita e parë jam ndjerë si në shtëpi”...

Arbër Abilaliaj nga sot është zyrtarisht trajneri i ri i Partizanit. Ai do të ketë rolin e teknikut dhe të drejtorit sportiv në të njëjtën kohë, duke fituar kështu besimin e presidentit Gaz Demi.

19 Nëntor 2023, 17:52 Nga DOSJA
Abilaliaj flet si trajneri i ri i Partizanit: “Që nga dita e

TIRANE - Arbër Abilaliaj do të jetë trajneri i ri i Partizanit dhe në vazhdim. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Gaz Demi me anë të një konference për mediat. Tekniku vlonjat, që po e drejton prej pesë ndeshjes skuadrën e “Demave të Kuq”, më tej u shpreh se është i gatshëm ta çojë këtë projekt deri në fund dhe ka besim te lojtarët që ka në dispozicion.

“Dua të falënderoj të gjithë familjen e kuqe, presidentin Demi për të gjithë mbështetjen, sepse realisht unë e kam thënë dhe më parë, që është një projekt që ka nisur dy vite më parë për të ndërtuar një ekip që do të imponohej në mënyrën më të mirë të mundshme. Që nga dita e parë që kam ardhur këtu jam ndjerë si në shtëpi, jam ndjerë që mund të jap shumë më shumë nga vetja.

Kemi bërë një pjesë të rrugës të mirë. e kam thënë dhe më përpara, është një proces shumë i gjatë. Është një proces si klub dhe si komunitet i kuq janë shumë të mëdha. Dëshira apo vetëbesimi për të bërë mirë, sidomos në këtë ambient, besoj se ka qenë shumë natyrale dhe shumë e thjeshtë për të arritur këto rezultate. Por e kam thënë dhe njëherë që është vetëm fillimi i një rruge të gjatë. Zhvillimi i klubit dhe i futbollistëve që është objektivi ynë kryesor do të na hajë shumë kohë.

Në asnjë moment, që nga dita e parë jam ndjerë si në shtëpi, sepse nuk ka qenë asnjë presion që mund të më frenojë se çfarë mund të bëj për këtë klub. Ka qenë një presion i mirë patjetër, në një klub kaq të rëndësishëm të jep mundësinë të shkosh te rezultatet. Nuk është vetëm mirë për një drejtues, por është mirë që ta ketë çdo trajner ose çdo klub. Si në kampionatin shqiptar, por edhe në kompeticionet europiane.

Jemi një nga skuadrat që në sezonin e verës kemi punuar me mjaft kujdes, por duke parë edhe afrimet që janë bërë, kanë qenë afrime që na kanë ndihmuar edhe në fillim të sezonit. kemi pasur dhe mungesa të cilat nuk janë ndjerë aspak në përbërjen e ekipit. Është një gjë që mund të konsiderojmë futbollistët që po riaftësohen dhe nuk kanë qenë prezent në ekip, nga janari mund t’i konsiderojmë blerje të reja duke pasur parasysh se kemi shumë lojtarë të rëndësishëm që kanë qenë jashtë për një kohë shumë të gjatë. Mund të ndërhyjmë, por ndoshta vetëm në një pozicion, asgjë më pak asgjë më shumë. Dëshira ka qenë që ky ekip që u formua në qershor të jetë i konsoliduar në qershorin që vjen dhe të kemi mundësinë të bëjmë një sezon europian më të suksesshëm se ai që lamë mbrapa.

Të them të drejtën synimi ka qenë që të dominojmë ndeshjet e zhvilluara. Nuk e kemi menduar asnjëherë “Final 4”, nuk e kemi menduar asnjëherë pjesën e vendit të parë. ka qenë gjithnjë në interesin dhe pikësynimet tona. Kjo ka qenë një nga punët që është bërë me futbollistët. Nëse arrin të shprehesh mirë çdo ndeshje, rezultatet do vijnë siç kanë ardhur në këtë pikë. Jam i bindur që lojtarët do e kapërcejnë këtë dhe Partizani nuk do ketë probleme sa i përket renditjes. Për ne është e rëndësishme të zhvillohemi çdo ndeshje, sepse në bazën e kësaj gjëje, e këtyre rezultateve mund të ndërtojmë diçka të mirë.

Unë i bindur isha. Kjo është më shumë një sqarim që ka dashur të bëjë presidenti. Por që po punoj këtu prej gjashtë ndeshjesh, është një rrjedhë normale e kësaj që po ndodh tani. Nuk ishte çështje bindjeje, jemi këtu nga fillimi deri në fund.

Është një ngjarje tragjike. Ne si ekip ishim në fushën e lojës. Patjetër që është keqardhje, por ne këtë periudhë jemi munduar që të punojmë me të gjithë futbollistët që ta kapërcejmë këtë gjë psikologjikisht. Ditën e ndeshjes do të jemi të fokusuar për të arritur rezultatin, për të vazhduar rrugëtimin tonë”,- u shpreh Abilaliaj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll
Sport 19 Nëntor 2023, 16:49

Andre Onana u lirua nga Kameruni…

KAMERUN - Federata e Kamerunit njoftoi këtë të dielë lirimin e portierit André Onana nga angazhimi i tij në kombëtare p&e...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet