19 Korrik 2024, 14:28
Nga DOSJA
FRANCE - Ajo që përflitej ndodhi. Largimi i Kylian Mbappe nga PSG-ja ka krijuar probleme të konsiderueshme financiare edhe për të gjithë Ligue 1.
Në 10 vitet e fundit, kampionati francez ishte tërheqës falë ardhjes së sheikëve te PSG, të cilët sollën lojtarët më të mirë në Paris dhe tërhoqën sponsorë me zhurmë milionash.
Pastaj Neymar, ardhja e Mbappe, i marrë në moshë shumë të re nga Monaco, dhe që më pas u bë një nga lojtarët më të mirë në botë, i dha tjetër ngjyrim kampionatit francez.
Leo Messi ishte një tjetër bonus. Por vitin e kaluar, Neymar u largua për në Arabinë Saudite, Leo Messi për në SHBA… Kupa u mbush kur ylli francez Kylian Mbappe vendosi të shkojë te Real Madrid...
Ankandi i të drejtave televizive të kampionatit francez jashtë vendit ishte një dështim pas këtij largimit të kapitenit Mbappe... Ndeshjet janë shitur për gjysmën e çmimit, në krahasim me sezonet e mëparshme. Interesi për Ligue 1 është zbehur.
Në Francë po dëgjihet një britmë alarmi, me klubet që do të humbasin shumë miliona për shkak të kësaj shitjeje. Nga çmimi fillestar i ankandit prej 800 milionë, u mbyll periudha e shitjeve për të drejtat televizive 2024-2029 për vetëm 500 milionë. Financat e klubeve franceze po dridhen.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 Korrik 2024, 12:35
SPANJE - Unai Simón do të dalë nga spitali mëngjesin e kësaj të premteje në spitalin La Luz, ku iu nënshtrua nj&e...
Sport
19 Korrik 2024, 12:19
SPANJE - Hansi Flick është në krye të Barcelonës për pak më shumë se një javë dhe ai ësht&...
Sport
19 Korrik 2024, 10:52
SPANJE - Marc Cucurella e ka mbajtur atë që premtoi: "Nëse Spanja fiton Euron, unë do t'i lyej flokët me të ku...
Sport
19 Korrik 2024, 10:38
SPANJE - Nico Williams (21 vjeç) është nënshkrimi i dëshiruar nga tifozët e FC Barcelona për t'i dhën&e...
Sport
19 Korrik 2024, 10:25
SPANJE - Gjeorgjiani Giorgi Mamardashvili është tashmë portieri më i shtrenjtë në botë për portalin Transferma...
Sport
19 Korrik 2024, 10:13
DANIMARKE - Kasper Hjulmand ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si trajner i ekipit kombëtar të Danimarkës, pas rez...
Sport
19 Korrik 2024, 09:59
SPANJE - Real Madridi ngrihet lart. Ajo nxjerr në pah muskujt ekonomikë, atë që ka ushtruar vitet e fundit, duke ndërtua...
Sport
19 Korrik 2024, 08:48
ANGLI - Një vit pas largimit të tij për në Arabinë Saudite, N'Golo Kanté mund të kthehet në Evropë dhe më ve...
Sport
19 Korrik 2024, 08:18
SPANJE - Në moshën 31-vjeçare, Alvaro Morata është ende popullor! Kapiteni i Spanjës, ishte ai që ngriti trofeun e Euro 202...
Sport
19 Korrik 2024, 08:07
SPANJE - Ndërsa ai shkëlqeu gjatë Euros me La Roja, Aymeric Laporte tani do të tërhiqte vëmendjen e një klubi të madh ev...