LIVE UPDATES
Politike

“S’po ua them si sekret”, Basha: Shqiptarët kanë humbur besimin te politika, edhe familja ime ndihet e zhgënjyer

1 Prill 2021, 20:16 Nga DOSJA
“S’po ua them si sekret”, Basha: Shqiptarët kanë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, është shprehur se besimi i shqiptarëve te politika ka rënë në nivele rekord.

Gjatë fjalës së tij në studio, Basha ka theksuar se në këto 8 vitet e fundit, ka shumë arsye se njerëzit ndihen të zhgënjyer. Ai ka treguar se edhe familjarët e tij ndihen në këtë mënyrë.

Sipas kryetarit të opozitës, ky zhgënjim vjen pasi në këto 8 vite ata që kanë marrë vendimet politike nuk kanë arritur të ngjallin besim sepse s’kanë mbajtur asnjë premtim të vetëm

Fjala e Bashës:

Çështja kryesore është a i ndjejmë ne politikanët shqiptarë përgjegjësitë për zhbërjen e besimit tek politika? Ju e dini fare mirë besimi tek politika ka rënë në nivele rekord. Besimi tek politika si një instrument që mund të  përmirësojë jetën ka rënë në nivelet më të ulëta. Por jo vetëm kaq. Politika shikohet si një e keqe e cila po e përkeqëson jetën e njerëzve. Dhe këto 8 vite ka shumë arsye se pse njerëzit të ndihen kështu. S’po ua them si sekret. Këtu edhe njerëz të familjes time ndihen në të njëjtën mënyrë. Cila është arsyeja? Sepse në këto 8 vite ata që kanë marrë vendimet politike nuk kanë arritur të ngjallin besim sepse s’kanë mbajtur asnjë premtim të vetëm dhe e dyta kanë fajësuar politikën në tërësi, komunikimin publik, ju mediat, shoqërinë, Europën, Amerikën për këto dështime. Dhe momenti më i rëndësishëm për ta fituar këtë betejë është ringjallja e shkëndijës së besimit tek shqiptarët, atë besim që e fituam kur ndërtonim vepra të mëdha infrastrukturore, tunelin më të gjatë në Ballkan, atë besim kur arritëm të bëheshim anëtarë të NATO-s. Ju e dini shumë mirë se shumica e shqiptarëve nuk arrinin ta kuptonin çfarë do të thoshte në kuptimin gjeostrategjik dhe politik anëtarësimi në NATO? Po të gjithë e mbajmë mend gëzimin me të cilin e pritëm. Pse? Sepse ishte një moment rikthimi besimit tek kombi, tek vetvetja, tek shoqëria. Mbani mend momentin e vizave. Unë mbaj mend shumë mirë momentin kur kemi filluar të flasim për heqjen e vizave, nuk flas për njerëz për qytetarë të thjeshtë, flas për elitën intelektuale të vendit. Mbanin kokën poshtë.

Blendi Fevziu: Po nuk kishte besim.

Lulzim Basha: Ishte pothuajse një monolog. Çfarë po na thotë ky. Pse? Kishin njëzet e sa vjet që ishin mësuar me radhë të gjata pa fund përpara ambasadave dhe me një shkallë refuzimi rekord në Europë, rekord ndoshta edhe në botë, 60%-70% e aplikimeve për viza refuzoheshin. Çfarë kërkonin këta njerëz? Të shkonin të viziton një djalë apo një vajzë që kishte 5 apo 10 vjet që ishte larguar nga shtëpia. Çfarë kërkonin ?! Të shkonin të vizitonin një nip apo një mbesë që e kishin parë vetëm në fotografi. Prandaj, ishte e pamundur t’i bindje me fjalë se do bëhej realitet. Sot kanë kaluar 11 vjet, shqiptarët për fat të mirë e marrin për të mirëqenë por duhet të kujtojmë se ka qenë një moment kur shumica e shqiptarëve as nuk kishte forcë ti binde që do hiqeshin vizat.

Blendi Fevziu: Sot është edhe një brez i ri që nuk e di fare që kishte viza.

Lulzim Basha: E pra, ky është një moment kur unë e konsideroj pjesë të misionit tim jo thjesht fitoren e betejës për ndryshim me 25 prill por edhe të betejës së çdo shqiptari që të kemi besim tek vetja jonë. Ne bashkë i kemi arritur këto dhe ne bashkë mund të arrijmë edhe në atë stacion përfundimtar që unë e konsideroj misionin hyjnor të Partisë Demokratike anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet