Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tiranë- Lajmi kryesor i kësaj jave ka kaluar thuajse në heshtje. Dy vëllezër indianë, të kërkuar ndërkombëtarisht për mashtrim në një vlerë prej 725 milionë dollarë ndodhen në Shqipëri. Po të mos ishte për mediat indiane që transmetuan në anglisht atë çfarë po ndodhte në Shqipërinë e vogël buzë Adriatikut, për këtë ngjarje, as radhitësi i këtyre radhëve me siguri nuk do shkruante.
Vëllezërit Sandesaara, që mashtruan shtetin indian që prej 2018 ndodhen në Shqipëri. Nuk u fshehën as në mal e as në fshat, por në zemër të Tiranës. Bashkë me kunatin e tyre që u arrestua dje, (lexo këtu), i njohur si arkitekti i skemës gjigante të mashtrimit ato erdhën në Shqipëri dhe ngritën disa zyra tek Liqeni i Thatë që shërbenin si shërbime imobiliare. Indianët u pritën mirë në Shqipëri. Brenda pak muajsh morën shtetësinë, ndërsa njëri prej tyre u ngrit edhe në detyrë. U bë konsull nderi i Nigerisë në Shqipëri.
Për ta s’dinte gjë njeri derisa autoritetet indiane u vunë në gjurmët e tyre në Shqipëri dhe kërkuan arrestimin e tyre. Prangosja e kunatit të tyre u dha live në televizionet indiane që njoftuan edhe ekstradimin e tij.
Por si arritën tre mashtruesë të katapultoheshin aq lartë sa të merrnin shtetësinë dhe njëri të merrte titullin konsull nderi?
Presidenti Ilir Meta ia kaloi stafetën e përgjegjësisë sot ministrisë së Turizimit, e cila edhe në vitin 2018 drejtohej nga ministri i tanishëm, Blendi Klosi.
“Për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”, ka qenë motivacioni i propozuar nga ministri Klosi për shtetësinë e indianëve mashtruesë në Shqipëri. Sakaq, me nxitim foli edhe ish-ministri Ditmir Bushati, i cili tha se verifikimet janë kryer nga agjencitë ligjzbatuese duke e kaluar topin në një portë pa emër.
Burime për Dosja.al thanë se lidhjet e dy vëllezërve indianë janë të forta me disa eksponentë të PS. Një ndër to është edhe ish-ministri Damian Gjiknuri. I njohur për adhurimin e guruve indiane, Gjiknuri ka miqësi me vëllezërit indianë. Por megjithatë nuk dihet nëse Gjiknuri ka qenë në dijeni të mashtrimit dhe kërkimit të tyre nga shteti indian.
Skema bëhet edhe më e çuditshme kur argumentet e presidentit dhe ish ministrit thonë se indianët kanë rezultuar pa asnjë problem me ligjin…
E në situata të tilla ka shumë pyetje pa përgjigje por disa prej tyre janë thelbësore:
Cila agjenci ligjzbatuese verifikoi për emrat më të kërkuar në Indi, të cilët erdhën në Shqipëri me të njëjtin identitet dhe zbuloi të kundërtën?
Agjencia në fjalë pse nuk është prononcuar gati një javë pas skandalit?
A ka vepruar prokuroria me pasuritë e tyre në Shqipëri dhe a është verifikuar burimi i tyre? Nga u shty ministri Blendi Klosi për të kërkuar shtetësinë për dy mashtruesë të kalibrit botëror?
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Këto janë titujt kryesor në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ...
Tiranë- Ndeshja e djeshme mes Shqipërisë dhe Turqisë përfundoi me rezultatin 0:2. Menjëherë në rrjetet sociale filluan memet pas humbjes së Shqipërisë. Person...
ELBASAN– Forcat RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit ku u ekzekutua mbrëmjen e sotme avokati Ravi Gurra. Dosja.al mëson se RENA ka shoqëuar në komis...
TIRANË– Gazetari i kronikës Arman Bajrami ka treguar se dëshira e avokatit Ravik Gurra që u vra mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit ishte të bënte një ...
ELBASAN– Personat që kanë qenë në lokal në momentin e ekzekutimit të avokatit Ravik Gurra kanë rrëfyer se çfarë panë gjatë ekzekutimit. Dosja.al mëson se...
ELBASAN– Trupi i avokatit Ravik Gurra, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Elbasanit është transportuar për në morgun e spitalit...
TIRANË– I ftuar në studion e “Report Tv”, gazetari Elton Qyno, ka rrëfyer takimin e fundit me avokatin Ravik Gurra, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në ...
Partia Socialiste do të mbajë nesër një tubim për shpalljen e rikandidimit të Erion Veliajt për kryabashkiak të Tiranës në Zgjedhjet Vendore 2019. Për këtë qëll...
TIRANË– Presidenca ka reaguar pas publikimit të skandalit se dy vëllezërit indianë mashtrues, Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesa...
TIRANË- Ish-minsitri për Evropën dhe Punën e Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas akuzave se ai kishte emëruar konsull nderi në Nigeri të shumëkërkuarin...