LIVE UPDATES
Insights

“Sizifi…”, një gur me vlerë të veçantë në godinën e letërsisë më të mirë

27 Mars 2019, 12:40 Nga DOSJA
“Sizifi…”, një gur me vlerë të

Mbi romanin “Sizifi dhe Edith Piafi” të autorit Robert Goro

Këto ditë kam qenë në shoqërinë e “Sizifit…” të Robert Goros, një roman epope për nga shtrirja, i rëndë për nga përmbajtja, poetik për nga e shkruara, i veçantë për nga stili, i përkorë për nga binaja kompozicionale e tij. Të Panush Simës, me pak fjalë, një bregdetar si Gorua vetë, që i nis jeta andej nga dhjetë vjeçari i parë i shekullit të kaluar, për ta mbyllur në vitet 90-të. Me tetëdhjetë vitet e Panushit merret autori, me ç’e mbushën dhe zbrazën jetën e tij. Me fëmijërinë anës detit, qytezën me ullinj e limonë, emigrimin në Francë, punësimin në një koloni të saj në Afrikën veriore, kthimin në atdhe, zhgënjimin, ardhjen e Luftës së dytë botërore që e pengoi të emigrojë prapë, vendosjen e pushtetit komunist dhe, kryesorja, mbijetesa e tij në diktaturë.

Sesa të bëjë histori, këtu i dhemb Goros më shumë, te mbijetesa e Panushit të tij. Ku degë e veçantë është dhe mbijetesa e vetë autorit, si një kumt më tepër, se Panushi nuk është vetëm; ka dhe të tjerë si ai. Njerëz të lirë në zgjedhjen e tyre, që bëjnë gjithçka për ta mbrojtur lirinë.

Sidoqoftë, ”vetmia” në jetën e Panushit është e ulur këmbëkryq, dhe vetëm njëra arrin t’ia thyejë atë, e dashura e tij e zemrës, këngëtarja e madhe franceze Edith Piaf (1915-1963). Një dashuri platonike, me këngën e saj më tepër, sesa me vetë atë. Dashuri me dëgjimin e parë, thotë Goro në roman. Njëherë të vetme e pa, kur vajti t’i dhurojë lule si fans, adhurues i saj, dhe i mbeti gozhdë në zemër përgjithmonë. Dashuria qiellore për Edith Piafin do të shënojë gjithë jetën e Panushit. Është çengeli ku ai mbahet për të mbijetuar, për të mbetur gjallë. Jo se të tjerët rreth tij kishin vdekur, porse ai mes gjithë të tjerëve donte të mbetej ai që ishte, dhe jo ç’i diktonin të tjerët të qe. Dhe këtu i ka rrënjët vetmia e madhe, e pa kompromis e tij. Panushi donte të vendoste vetë për jetën e tij, ta bënte siç donte ai dhe jo të vendosnin të tjerë për atë. Panushi nuk ishte nga ata që futeshin në rresht e vdisnin në rresht, ushtarë të partisë; donte hullinë e rreshtit të vetë. S’qe dhe ndonjë kokëkrisur që t’i vihej diktaturës ballë përballë, iu vu veçse po kaq me diçka tjetër: me të mbeturit njeri. Panushi s’bëhet dot ”njeriu i ri”, është i një paste tjetër, nga ata që nuk e durojnë dot kostumin uniform. Njeriun e fabrikuar në aksione e kantiere, e shikon si shëmtim të njeriut të vërtetë. Ai s’kërkon ndonjë gjë të madhe, do thjesht të mbetet njeriu i vërtetë, njeriu i lirë. Për atë, diktatura, qe një pushtim, një okupim i ri.

Ka shumë për të thënë rreth Panushit, mundimet e Sizifit të mitologjisë që i ranë atij në kurriz, dhe kjo është vlerë për autorin e librit. Po kështu mund të flitet për romanin në përgjithësi, që s’është aspak historik, siç mund të të lind ideja e parë; është roman me theks të fortë shoqëror, aktual; apel për mos harresën e traumës së madhe të njeriut shqiptar në regjimin komunist. Është klithmë lirie, vepër e shpirtit të prangosur në diktaturë.

“Sizifi” i Goros, është padyshim një gur me vlerë të veçantë në godinën e letërsisë më të mirë shqiptare, dhe këtu nuk rri vetëm me mesazhin që përcjell. Rri dhe me atë sesi e përcjell. Stofin artistik, me një fjalë. Meqë është gazetar, siç thotë vetë e njihet gjerësisht mes njerëzve të letrave e jo vetëm, të ngacmon kurreshtja të mësosh si i ka harmonizuar ai në të shkruar ”gazetarin” me shkrimtarin e mirëfilltë. E vërteta është se romani nuk kërcet kurrkund, dhe kjo është dëshmi e asaj, se Goro ka ditur si t’i vëjë në punë ata, për të pasur një letërsi të bukur, të fjalës së shkathët dhe mendimit të thellë. Ku “gazetari” e ndihmon “shkrimtarin” atje ku duhet dhe aq sa duhet. Për të pasur një lëndë konçize, pa ujëra të tepërta, e të veshur jo pak me vel poetik.

Marrë nga Tribuna News

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog robert goro sizifi robert goro sizifi

Sondazh

Poll
Insights 27 Mars 2019, 07:47

Dosja 339 dhe një sherr i vjetër Meta-Berisha

Tiranë- Herë pas here media shqiptare kujtohet të rikthejë në jetë copa historie, krizash, tensionesh e sherresh të harruara. Një të tillë e ripamë në shtyp pak...

Insights 27 Mars 2019, 07:22

Përse gjithë këto para?

Përtej zhurmës për papërgjegjshmërinë ligjore të Lulzim Bashës, në mënyrën si ka paguar lobistët e tij në SHBA, në vitin 2017, ka një detaj të rëndësishëm, që p...

Insights 26 Mars 2019, 15:54

Përvojë ekselente për ekselentin në dështim

Kryeministri e dashuron idenë që të tjerët që të tjerët ta adhurojnë si arkitekt të një Shqipërie të re. Një detaj i kësaj arkitekture i propaganduar me të madh...

Insights 25 Mars 2019, 17:56

Rama nuk tërhiqet nga rruga e putinizmit

Në komentet përpara zgjedhjeve të vitit 2013 kam shprehur dy ide kontradiktore me njëra-tjetrën. E para, se do të qe më mirë të fitonte Edi Rama, jo për shkak t...

Insights 25 Mars 2019, 10:11

Pengmarrja totale e shtetit oligarkik

Ngjarjet e fundit politike dhe kriminale ne Shqipëri kanë treguar se ka rënë krejtësisht rendi publik, kjo si pasojë e kapjes së qeverisë, parlamentit, prokuror...

Insights 25 Mars 2019, 08:44

Shullazi në gjurmët e Dajtit!

TIRANË-  Telenovela e procesit gjyqesor ndaj Emiljano Shullazit dhe “bandes” se tij, po vazhdon prane Gjykates se Apelit per Krime te Renda! Ashtu si telen...

Insights 25 Mars 2019, 06:31

“Ballkanizimi” i BE-së është i rrezikshëm

BULLGARI- Rajoni i Ballkanit është bërë sinonim i grindjeve dhe përçarjeve të pafundme. Kombet e reja dolën nga Perandoria Osmane dhe Austro-Hungaria fal...

Insights 24 Mars 2019, 14:38

Fillimi i FUNDIT të dinastisë së Edi Ramës

Edi Rama erdhi diku nga marsi 1998 direkt e Ministër Kulture. Nga analist dhe gazetar i të përditshmes “Koha Jonë”, ai u bë shpejt një “star” në botën e politik...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale