"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“S’i festojmë kurrë arritjet politike!” Gruaja e Ramës flet me fjalët e kryeministrit: Mandati i tretë duhet për të
18 Qershor 2021, 19:57Nga DOSJA
TIRANË– Gruaja e kryeministrit Edi Rama, Linda ka përsëritur fjalët e tij kur është pyetur për situatën politike në Shqipëri dhe për mandatin e tretë të fituar nga Partia Socialiste. E ftuar në ‘Ilva Now’, Linda Rama tha se vetëm PS-ja dhe Rama janë dy bashkëpunëtorët që mund ta çojnë Shqipërinë në një stacion të pakthyeshëm.
Dy mandatet e para, njësoj si kryeministri Rama, edhe vetë Linda i konsideroi me kriza, duke kujtuar tërmetin dhe pandeminë.
“Provon një sens lehtësie, ndjehesh më e lehtësuar dhe ndjehesh e energjizuar. Është shumë i rëndësishëm për të çuar përpara një agjendë që vetëm Edi e çon në një stacion të pakthyeshëm. Nga ana tjetër, doja të thoja këtë gjë që ne asnjë fitore të Edit, se janë disa fitore, janë gjithmonë fitore në një farë mënyre, të paktën për sa kohë unë jetoj me të, ne nuk e festojmë. Asnjëherë nuk kemi festuar një fitore të zgjedhjeve të Edit, sepse fitoret e partive në zgjedhje, nuk janë si fitore në sport, që ti je në një kampionat sporti, je më i miri, fiton një kupë, kupa është aty, është e pakontestueshme, e ke për gjithë jetën dhe i gëzohesh asaj kupe. Në politikë nuk është kështu. Në politikë, një fitore është thjesht një privilegj i madh dhe një mundësi e madhe për të vijuar për të bërë punë. Dhe ndërsa ti bën gjithë këto punët në vijim, është një stres i përditshëm dhe është një konfirmim që ti e kërkon që ta marrësh çdo ditë dhe çdo ditë të punës tënde. Edi thotë që mandati i tretë s’duhet t’i ngjajë dy mandateve të para. Biem dakord për këtë dhe kur hapet ndonjë aspekt më konkret fillojmë flasim. Por ajo që do të thoja unë se si do ta organizojnë këtë mandat është çështje e Partisë Socialiste dhe e Edit. Por, ajo që do të thoja unë është që Shqipëria ka arritur në pikën që ka nevojë për zhvillim cilësor dhe për standard. Ky duhet të jetë fokusi dhe mendoj që Shqipëria nuk ka më kohë që të presë që cilësia dhe standardi të jenë kryefjala e çdolloj gjëje që i ofrohet,”- tha Linda Rama.
(f.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gruaja e kryeministrit Edi Rama, Linda nuk ka preferuar të zgjatet me komente kur është pyetur për zërat kundër Partisë Socialiste brenda vet...
Politike18 Qershor 2021, 19:41
TIRANË– Gruaja e kryeministrit Edi Rama ka deklaruar se debatet me të shoqin nuk janë edhe aq të lehta. E ftuar në “Ilva Now”, ajo komentoi deklaratën e kr...
TIRANË– Linda Rama, gruaja e kryeministrit Edi Rama tha se kur është martuar me të ka qenë një periudhë shumë e vështirë. E ftuar në “Ilva Now”, Linda Rama...
TIRANË– Linda Rama, gruaja e kryeministrit Edi Rama ka treguar se si bashkëshortja e kreut të qeverisë ka vendosur që të heqë dorë nga shumë privileg...
Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker, do të vizitojë Italinë , Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Gjatë vizitës në ...
TIRANË– Aeroporti i Kukesit ‘Zayed-Flatrat e Veriut’ nuk është certifikuar ende si aeroport ndërkombëtar, pavarësisht se kjo gjë u premtuar nga anga e Mini...
TIRANË– Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me të riun i cili pak ditë më pare e quajti ‘kineze’ në një koment në rrjetet ...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta për përplasjen me kryeministrin Edi Ram për mosdekretimin e Gent Cakajt në det...
TIRANË– Agron Shehaj ka vendosur të dalë jashtë Shqipërisë, ndërkohë që Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë që prej orës 11:00. Dosja.al ka mësuar se S...
AUSTRALI– Austria do të ndajë një milion doza të vaksinave kundër koronavirusit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfituese është edhe Shqipëria.Lajmin e k...