LIVE UPDATES
Bota

Shtëpi strehimi për të moshuar e të rinj/ Eksperimenti suedez i krijuar për të zhdukur vetminë

15 Shtator 2020, 15:44 Nga DOSJA

SUEDI-  Një eksperiment i ri i krijuar sëfundmi në Suedi ofron shtëpi për njerëz të moshuar dhe me prejardhje të ndryshme në mënyrë që ata të jetojnë në mënyrë të sigurt. “Ky është strehimi më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Miku dhe fqinji i tij Manfred Bacharach është po aq entuziast për këtë lajm. Më pëlqen shumë kjo mënyrë jetese.”- është shprehur Erik Ahlsten.

Të dy i referohen shtëpisë së tyre të re, Sällbo, një eksperiment radikal në Helsingborg, një qytet i vogël në portin e Suedisë jugore. Sällbo, i cili u hap nëntorin e kaluar, përbëhet nga 51 apartamente të shpërndara në katër kate, shtëpi për pensionistet. Më shumë se gjysma e 72 banorëve që bëjnë pjesë në këtë shtëpi janë mbi të 70-at, si Ahlsten dhe Bacharach, ndërsa pjesa tjetër janë të moshës 18-25 vjeç.

Të gjithë u zgjodhën pas një procesi të gjatë intervistimi për të siguruar një ndërthurje të personaliteteve, prejardhjeve, feve dhe vlerave, dhe të gjithë duhej të nënshkruanin një kontratë duke premtuar se do të kalonin të paktën dy orë në javë duke u shoqëruar me njëri-tjetrin.

“Një mënyrë e re për të jetuar.”- shkruan uebfaqja e Sällbo duke shtuar se është vendi ku takohen brezat dhe kulturat.

Projekti administrohet nga Helsingsborgshem, një kompani jo-fitimprurëse për strehimin e njerëzve i financuar nga këshilli i qytetit dhe buron nga një ide që ata kishin në 2016 mes shqetësimeve për vetminë mes grupeve të moshuara. Suedezët janë të parët që kanë  rinisur jetën sikur të mos ekzistonte virusi vdekjeprurës, si dhe i vetmi vend që nukmori masa drastike për Covid-19. Falë politikës publike dhe një game të gjerë të shërbimeve komunale, shumë të moshuar vendosin të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Megjithatë izolimi është një rrezik i vërtetë për shëndetin, sipas Institutit Karolinska, dhe mbetet shumë i përhapur tek pensionistët.

“Hulumtimi ynë tregoi se të moshuarit ndiheshin të izoluar nga shoqëria dhe ishin shumë të vetmuar në jetën e tyre të përditshme. Ata vetëm po përziheshin me të tjerët në të njëjtën moshë.”- ka thënë Dragana Curovic, menaxherja e projektit në Sällbo.

Në të njëjtën kohë, kriza e refugjatëve 2015 nënkuptonte që organizatat si Helsingsborgshem ishin nën presion për të strehuar një numër të madh njerëzsish që po luftonin të integroheshin dhe të pranoheshin nga shoqëria suedeze. Për këtë arsye u hartua një plan për të bërë një bashkim të njerëzve të moshuar dhe të rinjve.

Ata janë më afër moshës me refugjatët, por më afër për sa i përket kulturës dhe gjuhës me njerëzit e moshuar. Ne shpresonim që ata t’i bashkonin së bashku.”- është shprehur Çuroviç

Pavarësisht se nuk është bërë ende një vit nga vështirësitë e pandemisë së Covid-19, marrëveshja duket se po funksionon për të rinjtë dhe të moshuar.

“Është një komunitet i vërtetë dhe përzierja e njerëzve funksionon shumë mirë. Është shumë mirë të bësh gjëra së bashku dhe të shijosh shoqërinë e njerëzve të tjerë.”- thotë Ahlsten.

Që prej momentit kur u transferua në këtë komunitet ai u bashkua me grupin e kopshtarisë, shikonin filma mbrëmjet e të dielave dhe mësoi të luante “Canasta”. Në këtë vend ka edhe ambiente sportive, një palestër, dhomë për joga, një bibliotekë (e pajisur me librat e vetë banorëve) dhe një kuzhinë të madhe e përbashkët për çdo kat. Studioja e artit është e mbushur me ngjyra dhe mjete të tjera krijuese, ndërsa vetë banorët e kthyen në një hapësirë agrgëtimi.

Edhe salloni kryesor në katin përdhes është një hapësirë ​​shumëfunksionale, me pajisje hi-fi, ka një piano e cila është dhuruar nga një prej banorëve në mënyrë që të gjithë të mund të provojnë të luajnë në të.

Qiratë variojnë nga 4,620 në 5,850 korona suedeze në muaj, e cila është në përpjesëtim me apartamente me qira të përmasave të ngjashme në qytet (qira private me një dhomë gjumi në qendër kushtojnë mes 7,000 dhe 10,000 korona suedeze) .

Ali Soroush, 21 vjeç, një refugjate afgane dhe Isabel Tomak-Eriksson, një suedeze vendase, janë një nga çiftet e pakta. Soroush arriti në 2015 dhe është një nga refugjatët që Helsingsborgshem kishte në mendje kur konceptoi “Sällbo”. Ai thotë se kjo i kujton kulturën e tij, me njerëz të brezave të ndryshëm që jetojnë dhe shoqërohen së bashku dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.

“E gjithë ndërtesa është si një familje.”- thotë ai. Sigurisht, jetesa ndër breza mbart rrezikun e shpërthimit të disa tensioneve, por deri më tani, ato kanë qenë minimale.

“Ju gjithmonë mund të mbyllni derën tuaj dhe të relaksoheni ose të flini.”- thotë Ahlsten. Ndërsa Tomak-Eriksson vë në dukje përgjegjësinë që të gjithë e ndiejnë si banor të Sällbod dhe se nuk mërziten kurrë në këtë ambient.

“Para pandemisë së koronavirusit kishte party gjatë gjithë kohës. Çdo fundjavë ishte ditëlindja e dikujt ose ndonjë festë, dhe gjithmonë kishte njerëz përreth, të gjithë kishin shumë vizitorë.”- shprehet Ahlsten.

Pavarësisht pandemisë që ka pushutuar botën, në “Sällbo” nuk ka pasur asnjë rast të ri.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota erik ahlsten helsingborg koronavirusi ne suedi sällbo erik ahlsten helsingborg koronavirusi ne suedi sällbo


Sondazh

Poll
Bota 15 Shtator 2020, 14:52

RUSI– Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një situatë teje të vështirë në mbarë botën, ku ditë pas dite po shënohet bilance të frikshme të viktimave dhe raste...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale