Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Si bëj keq askujt”, Marsida Qatja fle sërish: Dritani qëlloi mbi furgonin e Policisë, pinte drogë
16 Tetor 2019, 05:30Nga DOSJA
Tiranë- “Haxholli vinte çdo ditë, në darkë. Nuk jam e vetmja e kërcënuar e Haxhollit, konsumonte lëndë narkotike dhe alkool. Unë nuk jam natyra siç e bëjnë të tjerat nëpër media, jam një natyrë paqësore dhe nuk i bej keq askujt”.
Kështu ka deklaruar Marsida Qatja në një lidhje telefonike në Opinion, teksa ka treguar versionin e saj për ngjarjen e 10 Tetorit në Kavajë. Ajo tha se kurrë nuk e kishte menduar që diçka do përfundonte në vrasje.
“Atë e njeh qyteti i Kavajës, kur shkoi policia ta arrestonte ka qëlluar mbi furgonin e policisë. I kishte qëlluar me thikë dikujt tjetër në Kavajë. Ai vinte çdo mbrëmje i armatosur. Çfarë policie të lajmëroja unë, kur ai ishte person problematik. Çfarë prisja unë kur ai të dilte nga policia. Ku do shkoja unë më pas, ku nuk ishte një kurth për Haxhollin në shtëpinë time”, tha Marsida Qatja.
Por çfarë i tha Bledar Toçin se si do ndërhynte për rastin?
“I kërkova ndihmë. Më tha që do flas në mënyrë miqësore, që ai të mos të shqetësojë më. Kishin njohje një njohje të largët siç e kam deklaruar”, tha Marsida Qatja.
***
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit në Kavajë në banesën e Marsida Qatjas. Viktima Dritan Haxholli, i cili më parë ka pasur lidhje intime me Marsida Qatjan, shkoi në banesën e kësaj të fundit i armatosur me kallashnikov.
Ai hyri në apartament nga dera kryesore dhe aty u përball me policin e burgjeve, Bledar Toçin, me të cilin kishte njohje të mëparshme.
Haxholli qëlloi në drejtim të tij duke e plagosur me një plumb kallashnikovi, kurse ky i fundit reagoi duke e qëlluar me pistoletën e shërbimit. Dy plumba i morën jetën Dritan Haxhollit.
Në vendngjarje grupi hetimor mblodhi 1 gëzhojë kallashnikovi dhe 17 gëzhoja të pistoletës së Toçit. Ky i fundit u ka thënë hetuesve se reagoi për vetëmbrojtje.
TIRANË- Top Story, sjell për herë të parë dëshmitë e personave të kapur në përgjimet për shitblerjen e votës. Do ndalemi te incidenti i Maqellarës, aty ku ...
PERUGIA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e djeshme në Perugia, ku 6 persona kanë përfunduar në spital.Dy persona janë arrestuar nga policia, midis të cilë...
PEQIN– Një megaoperacion anti-kanabis është zhvilluar në fshatin Proger në Peqin, ku janë sekuestruar rreth 200 kg lëndë narkotike.Mësohet se sasia e kanabisit ...
Ymer Lala është përfolur për aktivitetin e tij të dyshimtë dhe lidhje me personazhe të botës së errët. Por, ndaj tij nuk ka pasur ndonjë proces penal dhe as ka ...
RROGOZHINË- Një përplasje mes disa të dënuarve në burgun e Rrogozhinës, ka lënë të plagosur rëndë Bajram Myftaraj. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në...
ELBASAN– Ditën e sotme në burgun e Rrogozhinës, ndodhi një përplasje mes të dënuarve. Mësohet se nismëtar i sherrit ishte Endrit Goga, i cili bashkë me 5 person...
ELBASAN- Një grabitje ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku disa persona të paidentifikuar kanë hyrë natën e kaluar dhe kanë vjedhur shtëpinë e një biznesmeni. ...
TIRANË- Më 27 janar kalojnë plot 6 vite dhe Mide Dumani është ende në pritje të kthimit nga Siria të dy fëmijëve të saj, Evës dhe Endrit që sot kanë emra a...
RROGOZHINË– Dalin detaje të reja nga përleshja në burgun mes të dënuarve në burgun e Rrogozhinës. Mësohet se ka qenë i dënuari Endrit Goga, ai që së bashk...