LIVE UPDATES
Bota

Shkencëtarja shqiptare në SHBA letër me rekomandime popullit shqiptar: Simptomat nisin 5 ditët e para, rrini larg njerëzve

23 Mars 2020, 11:50 Nga DOSJA
Shkencëtarja shqiptare në SHBA letër me rekomandime popullit

SHBA- Shkencëtarja shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donjeta Gjuka i ka dërguar një letër të hapur të gjithë popullit shqiptar. Gjuka ka adresuar një sërë rekomandimesh që sipas saj janë ndihmuese dhe thelbësore për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Shqipëri. Larja e duarve me ujë të nxehtë, vetë-karantimi për 14 ditë, ruajtja e distancës dhe evitimi i takimeve janë disa nga rekomandimet e Donjeta Gjukës.

PUBLIKIMI I PLOTË:

Si shkencëtare në prag të doktoraturës në Qelizë dhe Biologji Molekulare në Universitetin e Teksasit në Austin, që punoj shumë në fushën e imunologjisë dhe rregullisht po e diskutojmë koronavirusin në departament, po e ndiej përgjiegjësi t’ju drejtohem të gjithëve me disa rekomandime (sidomos pasi kultura jonë është më sociale):

1) Për masa mbrojtëse ndaj vetes dhe të tjerëve, ju lutem për momentin: evitoni tubimet. Qëndroni në shtëpitë tuaja jo në grumbuj të mëdhenj, meqë për momentin nuk dihet kush është i infektuar dhe kush jo. Periudha e inkubimit të virusit është 2-14 ditë.

Simptomat e para shihen mesatarisht pas 5 ditësh të infektimit, por mund të zgjasë deri në 14 ditë pa simptoma. Prandaj distancimi edhe prej njerëzve pa kurfarë simptomash e sidomos që kanë udhëtuar në vende jashtë shtetit, ku ka raste pozitive për koronavirus, është i nevojshëm tani.

2) Sa më pak kontakt direkt me të tjerët. Përshëndetuni me një tungjatjeta, pa nevojë të shtrëngoni duart me njëri-tjetrin apo të përqafoheni. Nuk është histeri ose paranojë, është vetëm mbrojtje për vetën dhe të tjerët.

3)Pastroni duart shpesh me ujë te nxehtë për 20 sekonda. Përdorni dezinfektues kur nuk ka sapun.

4) Virusi jeton edhe jashtë trupit të njeriut në sipërfaqe të forta ose të buta për një kohë ende te pacaktuar definitivisht (varësisht temperaturës dhe lagështisë). Prandaj kujdes çfare prekni dhe lani duart pasi të keni kontakt me gjëra që prekin edhe të tjerët. Kujdes edhe me telefonat mobil të cilët shpesh vendosen në sipërfaqe të ndryshme dhe i prekim me duar.

 

5) Kujdes të posaçëm për të moshuarit dhe njerëzit me imunitet më të dobët (pacientat me kancer ose sëmundje të imunitetit). Fatmirësisht, për momentin nuk ka shumë raste në fëmijë, por sidoqoftë kujdes gjithashtu edhe për fëmijët pasi që imuniteti i tyre është ende në zhvillim.

6)Të moshuarve u sugjeroj të qëndrojnë në shtëpi. Ecja në natyrë është e shëndetshme por qëndroni larg të tjerëve (së paku 2 metra).

7) Palestrat (gyms) dhe parqet me lodra te fëmijëve, janë vende ku viruset mund te përhapen shumë shpejt dhe lehtë, do t’i evitoja për momentin.

8) Nëse paraqitni simptomat e virusit, evitoni kontaktet me të tjerët dhe testohuni.

Këto të gjitha janë masa për mbrojtje dhe jo për panik. Sidoqoftë, mbrojtja është shumë e nevojshme për parandalimin e përhapjes së virusit deri sa të bëhen zhvillime më të mëdha në shkencë për trajtim dhe vaksinim. Përndryshe, pa i ndërmarrë masat e nevojshme, mund të tejngarkojmë sistemin shëndetësor.

Reagimi vjen në kohën kur numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora donjeta gjuka koronavirusi ne shba koronavirusi ne shqiperi donjeta gjuka koronavirusi ne shba koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale