LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkelën rregullat, Urdhri i Farmacistëve u heq licencat 8 farmacistëve: Kemi bërë kontrolle, gjetëm shkelje

6 Gusht 2020, 15:11 Nga DOSJA
Shkelën rregullat, Urdhri i Farmacistëve u heq licencat 8

TIRANË- Urdhri i Farmacistëve në Shqipëri ka njoftuar sot e u ka hequr licencën 8 farmacistëve. Në kontrollet e ambienteve të bizneseve të tyre kishin konstatuar se kishin lejuar të shërbenin persona jo farmacistë.

Në një njoftim për mediat Urdhri i Farmacistëve, njofton se këto farmaci kanë thyer rregullat dhe Kodin e Etikës, ndaj janë ndëshkuar. “Kolegët që ushtrojnë funksionin e drejtuesit teknik, duhet të mbikëqyrin aktivitetin e subjektit farmaceutik gjatë gjithë kohës që qëndron i hapur, të sigurohen që në farmaci shërbejnë vetëm farmacistë të pajisur me certifikatë nga UFSH, si dhe që gjithë veprimtaria e subjektit të zhvillohet bazuar në legjislacionin farmaceutik, Statutin e UFSH dhe Kodin Deontologjik Farmaceutik”, shtohet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Nga mbikeqyrjet profesionale që janë kryer gjatë kësaj periudhe, disa subjekte farmaceutike janë gjendur në shkelje të rënda të legjislacionit farmaceutik, statutit të UFSH dhe Kodit Deontologjik Farmaceutik. Konkretisht: 1. Në farmacinë “Ori Pharma” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist; 2. Në farmacinë “Ditë e Natë 5” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist; 3. Në farmacinë “Ditë e Natë” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist; 4. Në farmacinë “Ditë e Natë 8” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist; 5. Në farmacinë “Fiori” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist; 6. Në farmacinë “Farmanet Albania 12” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist; 7. Në farmacinë “Farmavitta 9” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist; 8. Në farmacinë “Farmacia Greke” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist. 10. Farmacitë e rrjetit ”Farma Net Albania” kanë të vendosura tabela “- 10 % për të gjitha produktet”

Në zbatim të nenit 40, pika 2 dhe 3 të ligjit Nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik në RSH”, nenit 6, pika 1, e ligjit nr. 9150, datë 30.10.2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve në RSH”, nenit 19 të Statutit të UFSH-së, nenit 7 të Kodit Deontologjik Farmaceutik, Rregullores së Komisionit të Regjistrimit dhe Dhënies së të Drejtës së Ushtrimit të Profesionit, u janë hequr për një periudhë 3 vjeçare e drejta e ushtrimit të funksionit të drejtuesit teknik farmacistëve të mëposhtëm: 1. Znj, A.M. Drejtuese Teknike në farmacinë “Ori Pharma”; 2. Znj. M.N drejtuese teknike në farmacinë “Ditë e Natë 5”; 3. Znj. D.M , drejtuese teknike në farmacinë “Ditë e Natë”; 4. Znj. S. M. drejtuese teknike në farmacinë “Ditë e Natë 8”; 5. Znj. F.E. drejtuese teknike në farmacinë “Farmanet Albania 12”; 6. Znj. T.K. drejtuese teknike në farmacinë “Farmavitta 9; 7. Znj. E.B. drejtuese teknike në farmacinë “Farmacia Greke”; 8. Znj. V.M , drejtuese teknike në farmacinë “Fiori”

Bazuar në vendimin nr. 5, datë 27.09.2019 të Këshillit Kombëtar, pezullohet shqyrtimi i aplikimeve për t’u punësuar në funksionin e drejtuesit teknik apo farmacistit të punësuar, në subjektet e mesiperme. Urdhri i Farmacistëve, u bën me dije të gjithë kolegëve që ushtrojnë funksionin e drejtuesit teknik, se bazuar në nenin 40 të Ligjit “Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik”, Statutin e UFSH dhe Kodin Deontologjik Farmaceutik, “Drejtuesi teknik i farmacisë është përgjegjës për të gjithë veprimtarinë teknike dhe profesionale që zhvillohet në farmaci”

Kolegët që ushtrojnë funksionin e drejtuesit teknik, duhet të mbikëqyrin aktivitetin e subjektit farmaceutik gjatë gjithë kohës që qëndron i hapur, të sigurohen që në farmaci shërbejnë vetëm farmacistë të pajisur me certifikatë nga UFSH, si dhe që gjithë veprimtaria e subjektit të zhvillohet bazuar në legjislacionin farmaceutik, Statutin e UFSH dhe Kodin Deontologjik Farmaceutik. Urdhri i Farmacistëve, iu kërkon gjithashtu pronarëve të subjekteve farmaceutike, të respektojnë të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore mbi të cilat funksionin shërbimi farmaceutik, si dhe të zbatojnë me rigorozitet deklaratën që kanë nënshkruar se “..nuk do ndikoj gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale të drejtuesit teknik apo farmacistit…në të kundërt cdo pasojë që mund të lindë për shkak të ndikimit tim në ushtrimin e kësaj veprimtarie më ngarkon mua me përgjegjësi përballë ligjit” Urdhri i Farmacistëve është i vendosur që të bëjë përpjekjet maksimale për të realizuar misionin që i ka ngarkuar ligji, garantimin e ushtrimit të profesionit, sipas kërkesave shkencore, normave të etikës mjekësore e të Kodit të Deontologjisë Farmaceutike Shqiptare dhe mbrojtjen e pacientëve e të konsumatorëve nga keq ushtrimet profesionale dhe shkeljet e normave të detyrueshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pezllohen 8 farmaci urdhri i farmacistëve pezllohen 8 farmaci urdhri i farmacistëve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet