Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada, tha Pentagoni më 15 janar.
Presidenti amerikan, Donald Trump, urdhëroi tërheqjen e rreth 1.500 trupave në nëntor, duke nxitur një reagim të ashpër nga Kongresi pasi vendimi u mor në një kohë të sulmeve të vazhdueshme të talibanëve ndaj qeverisë afgane, megjithëse të dyja palët janë angazhuar në bisedime të paqes.
“Shtetet e Bashkuara janë më afër se kurrë për t’i dhënë fund gati dy dekadave të luftës dhe për të mirëpritur në një proces paqësor të udhëhequr nga Afganistani për të arritur një zgjidhje politike dhe një armëpushim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës”, tha Sekretari në Detyrë i Mbrojtjes, Chris Miller, në një deklaratë.
Sipas një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe talibanëve të arritur në muajin shkurt të vitit të kaluar, të gjitha forcat e huaja janë planifikuar të largohen nga Afganistani deri në maj të vitit 2021 në këmbim të garancive të sigurisë nga grupi militant, duke përfshirë ndërprerjen e lidhjeve me Al-Kaidën. Megjithë zvogëlimin e trupave, Pentagoni tha se forcat amerikane ishin akoma të afta për operacione kundër terrorizmit dhe trajnimin e forcave afgane të sigurisë.
Komandantët ushtarakë do të vazhdojnë të planifikojnë për një dalje të mundshme të plotë nga Afganistani deri në maj në përputhje me marrëveshjen me talibanët. Pentagoni deklaroi se “çdo tërheqje në të ardhmen do të bazohet në kushte”.
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, i cili merr detyrën më 20 janar, do të marrë vendimet kryesore për mënyrën se si Uashingtoni i trajton bisedimet e paqes dhe çdo tërheqje të mëtejshme të trupave.
Sipas urdhrit të Trumpit, komandantët gjithashtu ulën nivelet e trupave amerikane në Irak në 2.500 nga rreth 3,000.
Në një deklaratë të veçantë, Pentagoni tha se qëllimi ishte përmbushur, “pasi janë rritur aftësitë e forcave të sigurisë së Irakut” kundër grupit militant Shteti Islamik.
Miller shtoi se forcat amerikane do të vazhdonin ende operacione kundër terrorizmit në Irak për të mbështetur forcat partnere përmes fuqisë ajrore dhe inteligjencës.
Marrë nga REL
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI-Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin italian Giuseppe Conte, ku kanë diskutuar në...
KOSOVË-Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka zbuluar se vendimi rreth kandidimit apo jo të Albin Kurtit për deputet do të merret r...
SHBA– Aplikacioni i mesazheve ‘Signal’ është bllokuar në të gjithë botën për shkak të disa problemeve teknike. Shumë përdorues kanë raportuar problemin, ndërsa ...
KOSOVË-Ditën e sotme në Kosovë, kanë mbërritur frigoriferët për mirëmbajtjen e vaksinave anti-COVID. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë, Ar...
FRANCË- Nga dita e hënë, në Francë do të lejohen të futen të gjithë qyetarët që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian.Në një njoftim zyrtar bëhet e ditur ...
KOSOVË-Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për parandalimin e Covid...
BRITANI E MADHE- Një person është prangosur pasi akuzohet se vendosi një send të dyshimtë në terminalin 2 të aeroportit “Heathrow” në Londër. Termin...
KOSOVË-Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, ka komentuar, deklaratat e Lëvizjes VetëVendosja se janë parti e parë dh...
SHBA– Prokurorët federalë në SHBA kanë dalë në përfundimin se protestuestit dhunues në Kapitol patën si qëllim ‘kapjen dhe vrasjen’ e zyrtarëv...
FRANCË-Ulen tensionet midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron. Lajmi është dhënë nga Ministri i Jashtëm tu...