LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Seks me zyrtaren spanjolle në filmin e ri, rrëfehet Eni Shehu: Ishte siklet! Xhironim nudo para 20 personave

3 Nëntor 2019, 13:01 Nga DOSJA

Aktor kryesor në filmin “Ndërkombëtarët”, ku rrethohet nga pedagogët e tij në kastin e një produksioni me skenar plot intriga të Ylljet Aliçkës. Eni Shehu thotë se nën lëkurën e Roshit ishte ai vetë dhe natyrisht ky mund të quhet fat, pasi regjisori Pluton Vasi goditi në shenjë me zgjedhjen e tij. 

Filmi po shfaqet këtë vjeshtë për publikun në kinematë e Tiranës, ndaj Eni ka shumë për të folur për rolin e romantikut, në filmin ku çmitizohen ambasadorë apo zyrtarë perëndimorë në Shqipëri, apo vendet e Lindjes.

Për jetën mes kinemasë e televizionit, rolin e promotorit që ka marrë përsipër në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH, marrëdhëniet ndërpersonale dhe ato intime, ritulet apo tabutë e një djali me shpirt të lirë, Eni Shehu i zbulon në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Rikthehet në kinema “Ndërkombëtarët” me regji të Pluton Vasit, ku ti luan personazhin kryesor. Si ishte të hyje nën lëkurën e një karakteri me peshë, që kishte dritëhijet e tij? 

Të jem i sinqerte, sapo jam takuar me Roshin, qysh në leximet e para të skenarit, e ndjeva jashtëzakonisht afër si karakter. Çuditërisht, kemi shumë të përbashkëta, madje ndonjëherë “fantazoja” si të ishte shkruar duke më pasur mua, Enin, në mend. Përveç ngjashmërisë së profesionit dhe natyrës zhbiruese, janë gjithashtu disa skena të filmit që më sjellin në mend episode të jetës sime reale. Në këtë kuptim, e imagjinoni se sa me fat dhe komod isha që ta sillja te vetja…! Njerëzit thonë se Plutoni goditi në shenjë me zgjedhjen që bëri.

Nga takimet zyrtare te seksi në makinë, çfarë t’u duk e vështirë apo ekzaltuese në xhirimet e këtij filmi? 

Në fakt, skena e seksit në makinë që u bë virale online nuk është e Roshit, por e një tjetër personazhi, Zhilit, që interpretohet nga Hervin Çuli. Megjithatë, e vërtetë është që në film zhvillohet dhe një linjë dashurie mes Roshit dhe një zyrtareje spanjolle, të cilët marrosen pas njëri-tjetrit dhe kanë marrëdhënie edhe më të zjarrtë se ajo e makinës. Këto mbaj mend si momentet më të sikletshme, kur na u desh të xhironim nudo përpara një stafi prej 20 vetësh, që asistonin pas kamerave. Vështirësi nuk besoj, sepse kemi qenë goxha të motivuar nga regjisori Pluton Vasi, ai e kishte të qartë se çfarë po bënte.

Bazuar mbi novelën “Rrëfenjë me ndërkombëtarë” të Ylljet Aliçkës, regjisori Pluton Vasi na njeh me intrigat, anën e fshehtë që shoqëron përfaqësuesit e strukturave perëndimore në vendet e Lindjes. Kishte diçka që të çuditi vërtet, edhe pse jeton mes medias e jetës publike në metropol? 

Mbetet dyfytyrësia. Është e pabesueshme se si ata kanë dy versione për gjithçka. Një për vendësit, pra, për ne shqiptarët dhe një për qendrën ku raportojnë. Është një standard pa kuptim, që vazhdon e trashëgohet sot e kësaj dite.

Kjo ishte hera jote e parë në një rol kryesor. Si ishte eksperienca me Hervin Çulin, Karafil Shenën, Rovena Lulen, Kastriot Çaushin, Alfred Trebickën etj. Si e përjetuat këtë çmitizim në grup? 

Të luaja krah pedagogëve të mi ishte një angazhim dyfish: si fillim, për të qenë në lartësinë e rolit tim në raport me ta dhe së dyti, për të përfituar sa më shumë nga profesionalizmi i atyre që kanë hedhur baza të forta në artin skenik shqiptar. E kujtoj si një eksperiencë të jashtëzakonshme, të rrallë.

Nga “Ndërkombëtarët” te “Hostel by Anabel”. Në cilin rol ishe më afër karakterit tënd, pra u ndjeve më shumë Eni?

Klajdi te “Hostel by Anabel” është komplet tjetër gjë: pragmatist, i fokusuar te karriera, lojtar i fortë!. Kurse Roshi te “Ndërkombëtarët” ishte ëndërrimtar, idealist… Prandaj, më duhet të them që jam me fat që kam eksploruar dy karaktere diametralisht të kundërta.

Përveç kinemasë, do të jesh pjesë e Festivalit të RTSH-së. Çfarë do të bësh konkretisht në tri netët e Festivalit?

Ky është një moment që më bën pafund entuziast. Pas një mungese 1-vjeçare nga angazhimi në televizion, mezi po e prisja nje projekt interesant, që për nga rëndësia është i duhuri dhe me njerëzit e duhur, të cilët unë i vlerësoj shumë për profesionalizmin dhe kontributin në skenën shqiptare. Kam marrë përsipër të jem promotori i Festivalit të 58-të, këngëtarëve dhe këngëve në garë, të cilat përpara netëve finale do të zbulohen javë pas jave në një hapësirë me intervista e klipe, që dyshja e suksesshme Grabocka-Vejsiu ma kanë besuar mua. Gjatë netëve në Pallatin e Kongreseve do të kem një hapësirë tjetër, ku do të komentohet gjithçka nga një panel me përvojë i medias. Do të jetë një festë e vërtetë!

Nga puna në televizion ke pasur shumë eksperienca me projekte të ndryshme. Ku mendon se ke qenë i veçantë dhe në ç’aspekt ke gabuar? 

Vlerësimet më të mëdha mbesin për një format origjinal si “Edicioni Veror”, të cilin e ngjiza dhe e çova përpara për çdo verë, plot 6 vjet. Ishte i freskët dhe relaksues për shikuesit. Gabimet besoj i kam në marrëdhëniet njerëzore, sepse me sa duket këtu te ne e ngatërrojnë “biznesin” – punën, me pjesën personale.

Meqë jemi te personalja, në jetën private çfarë ke fiksim ta bësh përditë? 

Më është kthyer në një aktivitet të pashmangshëm palestra. Mendoj se i shërben imazhit dhe të jetuarit shëndetshëm, shembull që dua ta jap në publik.

Tabuja që s’mund ta thyesh sot kurrë? 

Për sa u takon tabuve, nuk më pëlqen të jem ekzibixionist, pavarësisht se ndonjëherë na dalin gjërat jashtë kontrollit.

Në marrëdhënie je narcizisti që nuk të intereson për lëndime emocionale, apo romantiku i fundit?

Jam romantik.

Në këto momente që po flasim je i dashuruar, apo në kërkim? 

Jam një shpirt i lirë, në përjetim të aventurave.

Marrë nga Panorama 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz edi shehu filmi nderkombetaret edi shehu filmi nderkombetaret

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale