LIVE UPDATES
Politike

Seancë plenare në kohë pandemie, Taulant Balla tregon masat: Do ketë distancë, s’e dimë nëse do vëmë maska dhe doreza

9 Prill 2020, 19:10 Nga DOSJA
Seancë plenare në kohë pandemie, Taulant Balla tregon masat: Do

TIRANË– Në një intervistë për “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli për nismën më të fundit ligjore në kuadër të masave ndaj Covid-19. Balla shprehu bindjen se ligji, i cili parashikon 15 vjet burg për ata që thyejnë karantinën, do të mbështetet edhe nga deputetët e opozitës parlamentare. I pyetur për masat që kanë marrë për zhvillimin e seancën plenare javën e ardhshme, ai tha se do të merren masat që të respektohet distanca e duhur mes deputetëve në sallë.

“Unë do t’ju ftoja që në të njëjtën ditë do të jetë edhe PE në seancë, po kështu edhe Bundestagu gjerman. Duke reflektuar me këtë situatë, do të ndryshojmë edhe rregulloren për mënyrën e funksionimit të Kuvendit në situata të tilla. Në sallën e Kuvendit distancimi, largësia mes deputetëve do të jetë. Salla plenare ka hapësirë që të gjithë deputetë ta ushtrojnë[përgjegjësinë duke mos cenuar masat e rrepta shtrënguese”, u shpreh ai.

Ndërkohë, nëse do të jenë të pajisur me maska dhe dorashka, ai tha se është një çështje që e vlerësojnë ekspertët.

Kjo është një çështje që e vlerësojnë dhe do na e thonë ekspertët dhe gjithçka që ne ju kërkojmë qytetarëve ta bëjnë siç duhet, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me funksionimin e Kuvendit. Kemi një diskutim nesër këtë në konferencën e kryetarëve”, deklaroi Balla.

Pjesë nga intervista:

Kuvendi ka vazhduar normalisht punën që lidhet me përdorimin e teknologjise përmes video- konferencave. Për të kaluar javën e ardhshme një seancë të rëndësishme parlamentare.

Parashikohet 15 vjet burg për ata që  thyejnë karantinën. Si do të përcaktohet kjo sepse kemi njerëz që nuk shfaqin simptoma?

Shqipëria ka qenë një ndër vendet e para që ka marrë masat shtrënguese të shoqëruar me masa administrative. Por ecuria ka treguar se kemi një 0.01% të shoqërisë sonë, dhe rastet e fundit tregojnë që kemi persona të cilët nuk zbatojnë urdhrin e karantinës. Në këtë kontekste jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera evropiane, kjo sjelle e paligjshme është dhe konsiderohet një vepër e rëndë penale. Vendi i parë që e ka marrë këtë masë është Italia. Nuk ka gjë më të rëndësishme se jeta  e njerëzve dhe kushdo që thyen karantinën me dashje hyn në veprat e rënda penale.

Ju duhen 84 vota për të kaluar ndryshimet në Kodin Penal. Do i merrni?

Po është e vërtetë, unë si kryetar i grupit të PS kam komunikuar edhe me të tre kryetaret e grupeve opozitës, ku drafti i hartuar nga deputetët tanë kemi mundësi që këtë draft ta konsultojnë edhe grupet e tjera parlamentare. Deri të enjten ky draft do të konsultohet te komisioni i ligjeve, aty do të marrë formën. Por dua ta besoj se për sa i përket votave të nevojshme për të mbështetur këtë masë të rëndësishme mendoj se kemi edhe mbështetjen e opozitës parlamentare

Ka edhe zëra kundër, sot janë shprehur.

Nuk besoj se në këtë vend me përjashtim të Lulzim Bashës dhe kolegëve të tij që nuk e kuptojnë se jemi në luftë, nuk besoj se në Kuvendin e Shqipërisë të mos ketë një mbështetje për një masë të tillë e cila do të mundësojë që ta çojmë këtë luftë në një stad tjetër. Unë e citova rastin e Elbasanit, bëhet fjalë për ushtrim të një veprimtarie tregtare të paligjshme, për shkak të kësaj ne kemi sot më shumë se 15 raste të kontaminuara me virus.

Që të arrini te 84 duhet të merrni edhe opinionet e deputetëve që janë kundër.

Seanca është pas një jave, është komisioni i ligjeve i cili do të qartësojë të gjithë. Kjo nuk është një zgjidhje që po e merr vetëm Shqipëria, është një masë që po e marrin edhe vende të tjera.

Si do të uleni në 16 prill në sallën e Kuvendi, keni ndonjë strategji?

Unë do t’ju ftoja që në të njëjtën ditë do të jetë edhe PE në seancë, po kështu edhe Bundestagu gjerman. Duke reflektuar me këtë situatë, do të ndryshojmë edhe rregulloren për mënyrën e funksionimit të Kuvendit në situata të tilla. Në sallën e Kuvendit distancimi, largësia mes deputetëve do të jetë. Salla plenare ka hapësirë që të gjithë deputetë ta ushtrojnë përgjegjësinë duke mos cenuar masat e rrepta shtrënguese.

Po maska, dorashka, do ti keni këto?

Kjo është një çështje që e vlerësojnë dhe do na e thonë ekspertët dhe gjithçka që ne ju kërkojmë qytetarëve ta bëjnë siç duhet, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me funkisonimin e Kuvendit. Kemi një diskutim nesër këtë në konferencën e kryetarëve.

Ju thatë që në rast të fatkeqësive do të adoptohen edhe mbledhjet online?

Ne prej 2 javësh Kuvendi ka funksionuar përmes mbledhjeve të komisioneve duke garantuar që kryetarët e komisioneve e drejtojnë nga salla, ndërkohë që të gjithë anëtarët votojnë përmes komunikimit. Kjo është një luftë e rëndësishme ku kontributi i çdo qytetari është i nevojshëm.

Keni menduar ndonjë strategji sesi do të dalim, se sot mbushëm një muaj në karantinë? Mendoni se do të ketë një strategji tjetër për lëvizjen?

Qeveria shqiptare ka marrë gjithmonë vendimet në konsultim me ekspertë dhe OBSH. Unë mendoj se nuk duhet të bëjmë asgjë tjetër më shumë se ajo që kërkon OBSH, duhet të mendojmë se jemi në një zonë zjarri edhe pse kemi një kurbë rënie. Kjo është një luftë me një armik të padukshëm. Në Elbasan nuk do të kishim pasur më shumë se 3-4 raste nëse individë të caktuar do të bënin veprime të paligjshme.

Marrë nga abcnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seance plenare 16 prill taulant balla seance plenare 16 prill taulant balla

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet