LIVE UPDATES
Bota

Sa i madh është rreziku i infektimit me koronavirus në natyrë?

8 Mars 2021, 10:40 Nga DOSJA
Sa i madh është rreziku i infektimit me koronavirus në

Mundësia e infektimit në natyrë nga virusi është dukshëm shumë më e ulët se sa në mjediset e mbyllura – qoftë nga varianti fillestar apo nga mutacionet e virusit. Aerosolet në ajër luajnë një rol vendimtar në përhapjen e koronavirusit. Sipas ekspertëve jashtë aerosolet shumë shpejt e humbasin rrezikshmërinë. “Kjo ka të bëjë me faktin, se qarkullimi i ajrit jashtë është më i madh. Duke pasur rryma ere shumë shpejt ndodh efekti i hollimit”, shpjegon për DW, Nico Mutters, drejtor i Institutit të Higjenës dhe Shëndetit Publik në Klinikën e Universitetit të Bonit. Edhe Birgit Wehner, studiuese e aerosoleve në Institutin Leibniz për Studimet e Troposferës, thotë, se piklat, që dalin nga procesi i frymëmarrjes, jashtë thahen dhe hollohen më shpejt. Në një deklarim të Shoqatës për Studimet e Aerosoleve, që është nënshkruar edhe nga Wehner, thuhet megjithatë, se në grupime të mëdha njerëzish me distanca të vogla as në natyrë nuk mund të përjashtohet rreziku i ngjitjes së virusit.

Pra edhe jashtë duhet të respektohen rregullat e distancës 1.50 deri në 2 metra. „Nëse nuk e ruani distancën dhe qendroni ballë për ballë me njeri tjetrin e flisni me zë të lartë, këndoni apo pështyni, atëherë mund të infektoheni përmes aerogeneve infektuese, thotë në intervistë për DW virologu Alexander Kekulé. Ai njihet në media për kriitkat e tij ndaj masave të qeverisë. Sipas tij me virusin duhet të komportohemi pa u kufizuar në mënyrën e jetesës.

Rregullorja e ruajtjes së distancës duhet të respektohet edhe për mutacionet e virusit. Kekulé thekson: “Mutantët nuk fluturojnë më tej, kjo është e rëndësishme të thuhet.” Ato janë pak më shumë ngjitëse, por kjo nuk bën dallim për masat kufizuese. Duhet që të evitohen edhe të puthurat e përqafimet. Gjatë lëvizjeve normale – si një kalim shkurt krah tjetrit jashtë – pothuajse nuk ka asnjë rrezik. Studimet konfirmojnë, se rreziku për t’u infektuar jashtë është minimal. Një studim nga Kina p.sh. provon, se nga 7324 infeksione të regjistruara vetëm një ka ndodhur jashtë. Edhe Instituti Robert Koch në Gjermani në faqen e internetit shkruan, se infeksionet jashtë në hapësira janë shumë të rralla.

A luan rol era në përhapjen e virusit?

“Sa më shumë erë të ketë, aq më shumë shtyhet reja e aerosoleve që nxjerr njeriu”, shpjegon fizikanti dhe studiuesi i aerosoleve Gerhard Scheuch. Nëse respektohet distanca nuk ka gjasë që të ketë efekt ngjitës të aerosoleve.

Në intervistë për DW Scheuch thotë, se „vetëm përmes ngrohtësisë së trupit në atmosferë krijohet një rrymë ajri, që normalisht shkon lart si në një oxhak.” Sepse temperatura e trupit në përgjithësi është 37 gradë pra më e lartë se temperatura e mjedisit. “Ajri i ngrohtë shkon lart dhe reja me aerosole ngjitet kësisoj lart.” Edhe një studim në Iran provon, që era nuk luan rol për transferimin e aerosoleve infektuese.

Ka dallim nëse është ftohtë apo ngrohtë jashtë?

Kjo pyetje nuk ka marrë ende përgjigje përfundimtare prej studiuesve. Studiues amerikanë kanë hulumtuar infeksionet në  rajone të ftohta, të ngrohta dhe me lagështirë në Kinë dhe nuk kanë gjetur ndonjë korelacion mes kushteve klimatike dhe numrit të infeksioneve. Ndërsa një studim austriak konfirmon, se rrezatimi ultraviolet i shkatërron viruset. „Rrezatimi ultraviolet ka një efekt minimal në infeksionin nga njeriu tek njeriu”, theksojnë studiuesit, megjithatë infeksioni mund të ndodhë për pak minuta.

Edhe ekspertët e pyetur nga DW kanë mendime të ndryshme. Nico Mutters vëren, se nuk mund të thuhet në mënyrë përgjithësuese që në stinën e nxehtë rreziku është më i ulët se sa në stinën e ftohtë. “Vërtetë në verë ka një rrezatim më të lartë ultraviolet, por të njëjtat vlera përmes reflektimit mund të arrihen edhe në hapësirat e skijimit me borë. Po ashtu në mbarë botën ka infeksione pavarësisht nga klima e ngrohtë apo e ftohtë në rajone të ndryshme. Por virologu Alexander Kekulé thotë, se infeksionet edhe në vendet e ngrohta ndodhin në mjediset e mbyllura dhe jo jashtë në natyrë.

A ka kuptim mbajtja e maskës jashtë?

Jashtë është e arësyeshme të mbahet maska kur nuk mund të respektohet distanca mes njerëzve. Nëse njerëzit janë dendur në masë dhe nuk ka mundësi shmangieje duhet mbajtur maska. Edhe në mjedise shfaqjesh apo koncertesh, në stacionet e trenave e autobusëve apo gjatë qndrimit në radhë ekspertët rekomandojnë ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskës.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota infektimi ne natyre koronavirusi infektimi ne natyre koronavirusi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale