LIVE UPDATES
Aktualitet

Rruga pa leje gjatë zgjedhjeve në Beshisht të Vlorës, pas 25 prillit makineritë u larguan!

3 Qershor 2021, 19:07 Nga DOSJA
Rruga pa leje gjatë zgjedhjeve në Beshisht të Vlorës, pas 25

Banorët e fshatit Beshisht në Vlorë u ankuan në “Fiks Fare” se para zgjedhjeve iu është premtuar rruga nga fshati Llakatund.

Bashkia e Vlorës hapi tenderin në mars 2021, me vlerë 54 milionë lekë të rinj. Në datë 16 prill, 9 ditë para zgjedhjeve, u shpall edhe fituesi. Dhe, pa u lidhur kontrata me fituesit, disa mjetë të tonazhit të rëndë shkuan dhe bënë punimet e para. Banorët, të gëzuar, bënë edhe kurbanet e zonës me kafshë. Por, mjetet u zhdukën pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe ende nuk ka filluar rehabilitimi. Mësohet se kontrata me fituesit është lidhur në datën 10 maj 2021 dhe ende nuk ka dalë leja e ndërtimit. Por, si u bënë punime në prill 2021?! Banorët thonë se politika i përdori, duke u premtuar të njëjtën rrugë për 30 vjet me radhë. Ndërsa shprehen se, nga miratimi në Këshillin Bashkiak e deri te zbatimi, projekti është ndryshuar, pasi do të kalojë pranë bizneseve të disa zyrtarëve të pushtetit lokal.

Marrin zhavorrin tonë dhe shtrojnë rrugë në vende të tjera. Këtë tonën e kanë lënë për ibret. E kanë tenderuar disa herë dhe janë larguar sa mbarojnë zgjedhjet” thonë ata, ndërsa “gëzimi” i tyre në prill 2021 zgjati vetëm disa ditë. “U gëzuam dhe bëmë kurban. Por, mjetet na u larguan më pas” thonë disa banorë. Të tjerë pohojnë se e gjithë zona po vuan prej kësaj rruge. “Janë 4-5 mijë banorë që prek kjo rruga. Nuk lëvizim dot, as me të sëmurë dhe as për qejf. Jemi sëmurë dhe makina do shumë lekë për në Vlorë. Erdhën para votimeve Gjiknuri dhe Rama dhe na premtuam se do e bënin për një kohë të shkurtër” pohojnë ata. Në fakt, deputeti i zonës, Damian Gjiknuri, ka shkuar në Njësinë Administrative Shushicë dhe u ka premtuar se rruga do të bëhet. “Erdhën para votimeve, hodhën disa makina me zhavorr dhe tani ikën. Por, edhe këto rrugë që po i bëjnë, s’po i bëjnë për ne po për bizneset e tyre. Kanë devijuar projektin dhe e kanë çuar rrugën te një pulari që e kanë të tyre” thonë banorët.

Fiks fare ka mësuar se tenderi i rrugës “Llakatund-Beshisht” është shpallur në muajin mars 2021. Fondi për rrugën është 54 milionë lekë të rinj, ndërsa në datën 16 prill 2021, 9 ditë para zgjedhjeve, janë shpallur edhe fituesit: një bashkim operatorësh “Avduli” dhe “A.L Asfalt”. Sipas dokumenteve që disponon “Fiks Fare”, në datën 10 maj 2021 është lidhur kontrata mes firmave dhe Bashkisë Vlorë. Por çfarë ka ndodhur realisht? Megjithëse kontrata është lidhur më 10 maj, mjetet kanë shkuar në këtë rrugë 1 javë para zgjedhjeve. Madje, pa një leje ndërtimi!

Gazetarët e “Fiks Fare” kontaktuan me administratorin e firmës “Avduli”, i cili pohon se ka fituar tenderin sipas asaj çfarë kishte shpallur Bashkia Vlorë. Pohon se firmat që kanë fituar tenderin nuk ka bërë punime në rrugë. Ai thotë se ka një debat për një rrugë që shkon në një pulari, ndërsa thekson se në preventiv rruga është për në tokat bujqësore të fshatit Shushicë. Pyetjes se cila firmë ka bërë punime në prill 2021, ai thotë se “nuk ka informacion”, ndërsa thekson se “mund të jetë politike”. Administratori shton se firma e tij nuk ka hedhur asnjë gurë në rrugë, pasi ende nuk ka dalë leja e ndërtimit!

Fiksi interesohet pranë Njësisë Administrative Shushicë për mjetet që shkuan në prill 2021 në atë rrugë. Administratori Birçe Aliraj thotë se “janë të një firme, nuk janë mjetet e bashkisë dhe njësisë”. Por, nuk mbante mend emrin e firmës. “Ne duam që rruga të bëhet dhe besoj se do bëhet” thotë ai. Gazetarët shkuan edhe në Bashkinë e Vlorës, teksa biseduan me shefin e prokurimeve dhe drejtorin e Urbanistikës. Të dy, nuk kishin informacion se kush i bëri punimet në atë rrugë në prill 2021.

Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia vlore damian gjiknuri rruga e besheshit bashkia vlore damian gjiknuri rruga e besheshit

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Qershor 2021, 17:16

Merr flakë makina në autostradën Vlorë-Levan

VLORË- Një makinë ka marrë flakë pasditën e sotme në autostradën Vlorë-Levan.Ende nuk dihet se cila është shkaku që makina ka marrë flakë, ndërkohë që nuk ...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit