LIVE UPDATES
Politike

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti/ Veliaj: Familjet do marrin bonusin e qirasë derisa të marrin çelësin e ap

27 Shtator 2020, 09:17 Nga DOSJA
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti/ Veliaj:

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës do t’i hapë rrugën procesit të ndërtimit të pallateve të reja, në dy lagjet e reja në kryeqytet, në Kombinat dhe zonën e “5 Majit”, ku do të strehohen të gjitha familjet, shtëpitë e të cilave janë shpallur të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në mbledhjen e radhës, anëtarët e Këshillit Bashkiak do të shqyrtojnë projektvendimin për prishjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat inxhinierët dhe ekspertët e ndërtimit i kanë cilësuar si të parikonstruktueshëm ose që e tejkalojnë vlerën 70% të rikonstruktimit e sipas ligjit, duhet të rindërtohen nga e para.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se me mbylljen e ciklit të kompensimeve dhe të rindërtimit të banesave të dëmtuara gjatë tërmetit të 21 shtatorit 2019, fokusi tashmë është te lagjet e reja dhe rindërtimi i pallateve të tërmetit të 26 nëntorit.

“Vendimi ka të bëjë me prishjen e detyruar të ndërtesave pallate, si rezultat i dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ky vendim lidhet me pallatet në Njësinë 6, në zonën e Kombinatit, për të cilin në kemi zhvilluar 8 seanca maratonë, ku çdo pallat është studiuar dhe prezantuar në mënyrë transparente nga inxhinierët, me të gjithë librat e kontrolleve dhe akt-konstatimet e projekteve inxhinerike. Janë prezantuar edhe në komisionet e Këshillit Bashkiak, ku për transparencë maksimale kemi qenë në transmetim live, ndaj ka ardhur koha të marrim një vendim”, u shpreh Veliaj.

Ai deklaroi se për pallatet e dëmtuara ligji thotë se nëse kostoja e rikonstruksionit të tyre kushton më shumë se 70% e kostos së rindërtimit, duhet bërë nga e para.

“Nëse kostoja për të riparuar një pallat ‘të kohës së xhaxhit’, të bërë me punë vullnetare nga njerëz që nuk kanë qenë ndërtues, me materiale të varfra, me dije dhe njohuri e teknika të varfra, shkon mbi 70%, duhet rindërtuar. Pra, ky pallat kushton më lirë ta bësh nga e para se sa ta riparosh. Dua të siguroj se çdo banor i këtyre pallateve do vazhdojë të marrë bonusin e qerasë deri ditën që do marrë çelësat e apartamentit të ri në dorë. Apartamenti i ri do të këtë një vlerë shumë më të madhe në treg se ai që kishin, dhe për sa kohë që merr diçka më të mirë e më të fortë për 100 vitet e ardhshme, bësoj se kjo është një formulë me vlerë më shumë se çdo improvizim tjetër apo spekulim”, shpjegoi Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se procedura ka qenë transparente, ku inxhinierët, strukturalistët, arkitektët kanë venë firmën e tyre dhe janë përgjegjës përpara ligjit për të gjitha studimet që kanë bërë për këto pallate.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës ka mbyllur të gjithë ciklin e kompensimeve dhe të rindërtimit për 65 banesat e tërmetit të Shtatorit dhe 1860 pagesa cash për tërmetin e 21 Shtatorit. “Kur u bë viti nga tërmeti mbyllëm të gjitha detyrimet e tërmetit të parë për Bashkinë e Tiranës. Tani jemi foksuar 100% tek mbyllja e programit të rindërtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit, por edhe për të vazhduar me energji të reja në ndërtimin e lagjeve apo komplekseve që do të shoqërojnë procesin i rindërtimit”, theksoi Veliaj.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj pallatet e demtuara nga termeti erion veliaj pallatet e demtuara nga termeti

Sondazh

Poll
Politike 26 Shtator 2020, 18:12

TIRANË– Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi i është përgjigjur akuzave të presidentit Ilir Meta, i cili deklaroi se prej vitit 2017 bujqë...

Politike 26 Shtator 2020, 14:47

VLORË– Për më shumë se katër orë ka zgjatur takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit vendorë të qarkut të Vlorës. Takimi ka nisur në ornë 15:00 në amb...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet