LIVE UPDATES
Politike

Raporti i ‘TI’-së për korrupsionin, PD: Konfirmuan denoncimet tona, vërtetoi bashkëpunimin e AVdylajve me Dakon dhe Gjik

16 Dhjetor 2020, 11:34 Nga DOSJA
Raporti i ‘TI’-së për korrupsionin, PD: Konfirmuan

TIRANË– Partia Demokratike deklaroi sot se raporti i  “Transparency International” ka vërtetuar dhe konfirmuar të gjithë akuzat e bëra ndër vite nga Opozita. Në një konferencë për mediat, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku thanë se sipas raportit të dalë korrupsioni është rritur si rezultat i vullnetit politik të Ramës, që ka shkatërruar ekonominë, ka rritur kostot e jetesës dhe na mban peng tek oligarkët dhe larg BE.

Alibeaj shtoi se raporti i TI konfirmoi gjithçka PD ka denoncuar gjatë këtyre viteve në opozitë, sidomos faktin që Edi Rama punoi me krimin e organizuar për të blerë vota, për të mbajtur pushtetin dhe për t’u pasuruar në kurriz të qytetarëve. Ai theksoi se askush në Shqipëri nuk beson më tek Edi Rama dhe se të gjithë e shohin si një politikan gënjeshtar, që për 7 vjet nuk bëri asgjë dhe nuk i mban premtimet. Bazuer në emrat e nxjerrë në raport, Alibeaj shtoi se tashmë është e konfirmuar se grupi Avdylajve bashkëpunoi me Damian Gjiknurin dhe me Vangjush Dakon për blerjen e votave.

Ish-deputeti kujtoi se në raport flitet edhe për rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.


DEKLARATA E JORIDA TABAKUT

Këto 7 vjet, shqiptarët e kanë ndierë në lëkurë dështimin e qeverisjes së Edi Ramës. Një nga dështimet më të mëdha të tij lidhet me korrupsionin. Ky virus ka prekur çdo qelizë të qeverisë, çdo ind të pushtetit, që nga dita e parë në pushtet. Korrupsioni qeveritar, shkaktar për rrënimin e përditshëm të ekonomisë së çdo familje shqiptare, ka marrë përmasa shqetësuese ndërkombëtare. Organizata e specializuar për këtë çështje, Transparency International ngre alarmin se gjatë qeverisjes së Edi Ramës në këto 7 vjet është ngritur një sistem korruptiv, që mund të konsiderohet si kapje e shtetit! Transparency International tregon se korrupsioni ëshët rritur si rezultat i vullnetit politik të Ramës, që ka shkatërruar ekonominë, ka rritur kostot e jetesës dhe na mban peng tek oligarkët dhe larg Bashimit Europian. Analiza e detajuar e Transparency International del në të njëjtin përfundim si opozita dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve, se qeveria shqiptare është thjesht zëdhënësja e oligarkëve, klinetëve dhe e krimit. “Sundimi i ligjit është i minuar vazhdimisht. Motivimi kryesor është kapja e shtetit për përfitime private. Kjo çon në shpërdorim të gjerë të detyrës publike “– thuhet në raport. Dy janë elementët kryesorë për Shqipërinë: mosndëshkimi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe ligjet e bëra sipas dëshirës. Ligjet preferenciale si ai i Koporatës së Investimeve, ligji special për teatrin, ligjet që ulin taksa për sektorë si minierat, ndërkohë rrisin taksat për 97% të bizneseve janë qartazi shembuj të kapjes së shtetit. Ligji i Lojrave të Fatit që kjo mazhorancë e mbrojti dhe promovoi ishte një qokë për bizneset e lojrave të fatit pranë qeverisë. Një ligj që nuk ndihmon rregullimin por avantazhon padrejtësisht këto grupe. Siç pohohet edhe nga organizatat ndërkombëtare, ky është ligj që ka favorizuar pastrimin e parave në Shqipëri. Kompanitë e lojrave të fatit të preferuara nga qeveria kanë ndikuar e lobuar që ky ligj të kalojë duke pasur përfitime direkte me rritje deri ne 68%, të cilat kanë ndikuar njëkohësisht që këto biznese të jenë të angazhuar dhe në pastrimin e parave. Ndërsa vendi është zhytur në krizën e thelluar edhe nga pandemia, qeveria Rama dhe parlamenti shndërruar në nje noter që vulos kërkesat e oligarkëve, aprovuan lehtësisht dhe në kundështi me çdo parim kontratën për rrugën Milot-Balldren. Raporti flet për ofertat e pakërkuara që kanë prishur tregun dhe konkurencën dhe çdo kontratë koncesionare në infrastrukturë është dhënë pa garë. Kontrata e rrugës Milot – Balldren, e denoncuar nga opozita, përmendet specifikisht sepse kostot janë dyfish të larta, shkon deri në 300 milionë euro duke e bërë koston për km rreth 20 milionë euro. Kompania që ka fituar këtë tender, ANK zotërohet nga një ish deputet e i PS dhe vellai i tij Agim dhe Ndue Kola. Një kontratë kriminale në kurriz ta taksave të shqiptarëve që nuk është e vetmja. Në 8 vite qeverisje Edi Rama ka rritur taksat por krimi më i madh karshi shqiptarëve është taksa e korrupsionit. Ky është dështimi më flagrant i Edi Ramës. Ai ka vrarë shpirtin e sipërmarrjes në vend duke votuar ligje në favor vetëm të disa bizneseve. Ligje të shkruara posaçërisht, siç raporti Transparency International nënvizoi, për t’i shërbyer një pakice fare të vogël që prej 7 vjetësh sundon jetën dhe zotëron taksat e shqiptarëve. Korrupsioni gjatë qeverisë së Edi Ramës është një nga dështimet e mëdha të tij. Për 7 vjet me radhë, ky korrupsion në çdo qelizë të qeverisjes bëri që ekonomia të përkeqësohet, rriti koston e jetësës dhe na mban larg integrimit në Bashkimin Europian. Shqipëria ka nevojë për një zgjidhje përfundimtare. Shqipëria ka nevojë për një qeverisje në shërbim të qytetarëve. Për ligje që janë në favor të tyre dhe jo oligarkisë. Shqipëria ka nevojë për ndershmëri. Për një betejë të hapur dhe të pakompromistë ndaj virusit Rama. Boll më! Është koha për ndryshim.

DEKLARATA E ENKELEJD ALIBEAJT

Raporti i Transparency International ka hedhur dritë edhe mbi anën më të errët të qeverisë së Edi Ramës – lidhjet e tij me krimin për të mbajtur pushtetin dhe për ta përdorur atë kundra qytetarëve. Në 7 vjet, Edi Rama nuk ka punuar për qytetarët. Ka punuar për veten dhe për organizata kriminale, të cilat e kanë ndihmuar të blejë vota, ndërsa qeveria e Edi Ramës u ka lehtësuar, fjala vjen, trafikun ndërkombëtar të drogës. Raporti i Transprency International konfirmoi pikë për pikë gjithçka Partia Demokratike ka denoncuar gjatë këtyre viteve në opozitë. Aty përmenden me emër dhe mbiemër njerëzit kryesorë që kanë blerë vota me krimin dhe kanë lehtësuar trafikun ndërkombëtar të drogës. Vangjush Dako, me të cilin Edi Rama mburret publikisht se e ka mik, dhe Saimir Tahiri, për të cilin Edi Rama ishte krenar gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Brendshme. “Një shembull i klientelizmit politik paraqitet në rastin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, anëtar i komitetit drejtues të Partisë Socialiste në atë kohë dhe përgjegjës për fushatën zgjedhore të Edi Ramës në Durrës gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 në Shqipëri. Dako bashkëpunoi me klanin kriminal Avdulaj në blerjen e votave dhe frikësimin e votuesve në këmbim të trajtimit të favorizuar në institucionet lokale.”. Këto nuk janë më deklarata të Partisë Demokratike. Është qendrimi i Transparency International. Gjithçka kanë bërë, korrupsioni, blerja e votave, lidhjet me krimin, trafiku i drogës ka patur një qëllim: mbajtjen e pushtetit dhe pasurimin e paligjshëm. Kjo kapje e shtetit gjatë qeverisjes 7 vjeçare të Edi Ramës, siç pohohet edhe në nivelet më të larta të ekspertizës ndërkombëtare, po pasuron politikanët dhe rrjetet e tyre me kosto të rëndë të qytetarëve të zakonshëm. Raporti flet për disa nga ministrat e qeverive të Edi Ramës në këto 7 vite. Saimir Tahirin dhe Damian Gjiknuri. Të parin e përmend për lidhjet me grupin Kriminal të Habilajve dhe trafikimit ndërkombëtar të drogës gjatë 4 viteve të para të mandatit të Edi Ramës. Mëkëmbësin tjetër të Edi Ramës për çështjet e pazareve korruptive, Damian Gjiknuri, raporti e përmend si të akuzuar për aferën me CEZ, me të cilën i shkaktuan një dëm kolosal ekonomisë. Me këtë rast, raporti vë në dukje atë që e quan “performancë të dobët të prokurorëve në rastin e Gjiknurit, për të cilin ka një padi për dëmin e shkaktuar prej 479 milionë eurosh me paktin që favorizonte CEZ-in. Raporti ka disa lajme të këqija për qytetarët, për mënyrën sesi po qeverisen dhe si po abuzohen nga qeveria e tyre e dështuar. Por ai ka edhe një lajm të mirë. Lajmi i mirë është se askush në Shqipëri nuk beson më tek Edi Rama dhe njërëzit e kanë kuptuar se është një kryeministër i dështuar. Këtë e treguan edhe demonstrate e rinisë ditët e fundit. Të gjithë e shohin si një politikan gënjeshtar, që për 7 vjet nuk bëri asgjë dhe nuk i mban premtimet. Mjaft është mjaft! Qytetarët duan ndryshimin për të patur një qeveri të ndershme, që i përfaqëson inetersat e njerëzve dhe i mbron ato.

Një ditë më parë, u publikua konstatimi që ka nxjerrë së fundmi raporti i  “Transparency International” një institucion i specializuar për korrupsionin, që e futi Shqipërinë në listën e zezë. Një hulumtim i thelluar i përpjekjeve anti-korrupsion i kryer nga Transparency International në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal i Zi, Serbi dhe Turqi midis 2014 dhe 2015 zbuloi se kapja e shtetit ishte një problem prej shumë kohësh në të shtatat vende, përfshirë dhe atë tonin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike partia demokratike raporti per ballkanin perendimor partia demokratike raporti per ballkanin perendimor

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet