LIVE UPDATES
Bota

Raporti: Vetëvrasjet në një spital në Bosnje ngrenë shqetësime për shëndetin mendor

10 Tetor 2021, 13:27 Nga DOSJA
Raporti: Vetëvrasjet në një spital në Bosnje ngrenë

BOSNJE HERCEGOVINË– Një pacient në qytetin Banja Lluka të Bosnjës është hedhur nga kati i pestë i një ndërtese të spitalit. Ka qenë kjo vetëvrasja e gjashtë në këtë objekt këtë vit.

Shumica e pacientëve janë hedhur nga katet ku janë vendosur repartet për trajtimin e sëmundjes COVID-19. Dhe, kjo sjell në vëmendje krizat e mundshme mendore, me të cilat përballen pacientët me koronavirus në Bosnje.

Renata Tamburiq, udhëheqëse e Departamentit për COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Republikës Sërpska (UCCRS) në Banja Llukë, tregon se pacienti i fundit që ka bërë vetëvrasje, ka qenë i sëmurë rëndë me kancer të fazës së vonshme dhe se ka vuajtur nga pneumonia për shkak të koronavirusit.

Tamburiq thotë se shëndeti i pacientit është përkeqësuar gjatë natës së 3-4 tetorit dhe se “ngjarja e pakëndshme ka ndodhur nga një dhomë që përdor stafi, e ku dritaret nuk kanë qenë të mbrojtura”.

Vdekja e fundit ka qenë vetëvrasja e dytë në spital brenda disa javësh dhe e gjashta këtë vit.

Në pesë incidente, njerëzit janë hedhur nga dritaret e spitalit ku janë të vendosura repartet e koronavirusit; në rastin e gjashtë, pacienti është gjetur i varur në tualetin e një reparti psikiatrik.

Spitali nuk i ka bërë publikë emrat e viktimave.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA, Bosnje e Hercegovina ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga koronavirusi në Evropë: 4.5 për qind.

Vetëm 15 për qind e popullsisë së këtij vendi është e vaksinuar plotësisht. Bosnja, si shumë vende të tjera në botë, po përballet me refuzimin e qytetarëve për t’u vaksinuar.

Nebojsha, një 61-vjeçar, është trajtuar në repartin për COVID-19 në katin e pestë të spitalit UCCRS.

Jam tronditur, sepse dritaret kanë qenë gjysmë të mbyllura (dhe nuk kanë mundur të hapen). Ata thonë se mbahen ashtu në mënyrë që të mos hidhet askush. Disa pacientë atje nuk ndjehen mirë mendërisht”, shprehet Nebojsha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Ai e vlerëson spitalin për trajtimin modern dhe stafin miqësor, por flet edhe për NGARKESAT MENDORE që kanë pacientët.

Kam parë një grua atje, e cila nuk ka mundur të gjejë dhomën e saj… duke ecur në korridor, korridori në katin e pestë është vërtet i gjatë. E kam parë se nuk ka qenë në gjendjen më të mirë, sepse nuk ka mundur të gjejë rrugën për në dhomë”, rrëfen Nebojsha, i cili ka qenë pacient në atë spital për 21 ditë në muajin maj.

“I kanë lënë të vdekurit në korridor. Unë mund t’i shihja qeset me trupa, qeset që i kanë lënë atje. Mjeku thoshte: vdiqën. Në tetë ditë, shtatë persona vdiqën. Në ditën e tetë, tetë të tjerë vdiqën, që do të thotë gjithsej 15 persona vdiqën”, thotë Nebojsha, duke shtuar se nuk mendon se përvoja ka ndikuar tek ai në aspektin psikologjik.

Miodrag Femiq, kryetar i Unionit të Mjekëve në Republikën Sërpska, thotë se vdekjet janë alarmante dhe se “është koha për të parë se përse po ndodh kjo”.

Pas vetëvrasjes së tretë, e cila ka ndodhur në muajin maj, menaxhmenti i spitalit ka njoftuar se “do ta rregullojë mekanizmin për hapjen e dritareve” dhe se gjithashtu “do të instalojë kamera, në përpjekje për t’i parandaluar njerëzit që të kërcejnë”.

Por, masat e tilla teknike nuk do ta zgjidhin problemin, paralajmëron Sllobodan Staniq, ish-ministër i Shëndetësisë në Republikën Sërpska.

Është i nevojshëm kujdesi psikologjik ndaj njerëzve kur pranohen (në spital)”, thotë ai.

Mjekët dhe ekspertët e shëndetit në të gjithë botën kanë paralajmëruar për pasojat mendore dhe psikologjike të pacientëve me koronavirus, të pranuar në njësitë e kujdesit intensiv. Përveç problemeve fizike, ata përballen drejtpërdrejt me realitetin e vdekjes, veçanërisht në spitalet e mbipopulluara me pacientë.

Një analizë e madhe në të përjavshmen shkencore britanike “Nature” ka zbuluar se pacientët e konfirmuar me COVID-19 vuajnë më shumë probleme të shëndetit mendor, si për shembull ankth dhe depresion, sesa grupet e tjera të vëzhguara, si për shembull punonjësit e kujdesit shëndetësor ose pacientët e dyshuar me COVID-19.

Spitali i Banja Llukës nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se sa prej viktimave të vetëvrasjes kanë qenë duke u trajtuar për COVID-19 në objekt ose sa prej tyre kanë marrë terapi me oksigjen.

Zyrtarët e spitalit gjithashtu nuk u janë përgjigjur pyetjeje se çfarë masash – nëse ndonjë – janë ndërmarrë për të parandaluar vetëvrasje të tjera.

Në një konferencë për media më 4 tetor, përfaqësuesit e UCCRS-së kanë thënë se “vetëvrasjet janë diçka me të cilën përballen spitalet në të gjithë botën”.

Vllado Gjajiq, drejtor i UCCRS-së, ka thënë se spitali e ka trajtuar situatën “profesionalisht” dhe se dritaret tani nuk mund të hapen plotësisht.

Nëse kemi 1,500 pacientë në qendrën klinike, nuk mund të vendosim një punonjës shëndetësor pranë secilit pacient. Çdo ditë ka psikologë, mjekë dhe infermierë që i vëzhgojnë pacientët tanë”, ka thënë ai./REL/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne bosnje hercegovine miodrag femiq sllobodan staniq koronavirusi ne bosnje hercegovine miodrag femiq sllobodan staniq

Sondazh

Poll
Bota 10 Tetor 2021, 12:11

TURQI– Sergen Ahmadi, drejtuesi i organizatës së drogës dhe krimit të organizuar “Luanët” është vënë në pranga në Turqi. Mediat turke shkruajn...

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?